Harta e re territoriale e Shqipërisë do të ketë 61 Bashki. Ky është varianti përfundimtar i miratuar nga Komisioni parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale, i cili mbylli veprimtarinë e tij edhe me pjesëmarrjen e një partie të opozitës.
Ndarja e re territoriale e Shqipërisë, i përafrohet variantit të 5-të të mazhorancës me 63 njësi, edhe pse aktualisht më i diskutuari për shumicën, ishte varianti me 47 njësi vendore. Ky ndryshim i mazhorancës në mbledhjen e fundit të komisionit, vjen si një konsensus i ofruar edhe një herë ndaj opozitës, duke pasqyruar propozimet e dhëna nga opozita.
Sipas ministrit përgjegjës Bledi Çuçi, harta e re do të ketë 61 bashki, çka do të thotë se variantit me 47 i janë shtuar edhe 14 bashki të tjera nga veriu deri në jug të vendit. Numri i komunave ende nuk është i përcaktuar dhe burime nga Komisioni i Reformës për DITA thanë se do të jenë ditët në vijim që do të japin numrin e saktë të njësive të tjera vendore.
Nga bashkitë sensitive për të cilat ka patur komente dhe që nuk ka ndryshuar as në variantin përfundimtar është Himara, e cila mbetet e bashkuar me Lumin e Vlorës. Kjo mund të sjellë votën kundër të aleates qeveritare, PBDNJ-se dhe sot në mesditë kryetari i saj Vangjel Dule ka lajmëruar një konferencë shtypi.
Kryetari socialist i komisionit Bashkim Fino tha se kërkesa e demokratëve për ta nisur nga decentralizimi është e parealizueshme dhe se kjo reformë do të ndodhë me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.
Miratimi i hartës së re territoriale deri në fund te korrikut do të thotë se zgjedhjet lokale vitin tjetër do të bëhen në 61 bashkitë e reja. Pas kësaj edhe Partia Demokratike do të duhet të sqarojë nëse do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjet lokale. Kjo hartë do t’i kalojë për mendim Këshillit të Ministrave dhe më tej për miratimin përfundimtar me ligj Kuvendit.
Bashkitë që i shtohen variantit të mëparshëm janë si më poshtë:
- Qarkut të Shkodrës i shtohet bashkia e Fushë-Arrëz
- Dibrës i shtohet Bashkia e Klosit
- Tiranës i shtohet bashkia e Vorës dhe ajo e Rrogozhinës
- Elbasanit i shtohet bashkia Belsh dhe Përrenjasi
- Beratit i shtohet Bashkia Ura Vajgurore dhe Poliçani
- Vlorës i shtohet bashkia e Selenicës dhe Konispoli
- Gjiorokastrës i shtohet Bashkia Libohovë, Memaliaj dhe e Këlcyrës
- Fierit i shtohet bashkia e Roskovecit
Po Himara le te qendroje sic ka qene –Lokalitet i Rethit te Vlores ,pse duhet te shkeputet ?
Ne Vlore jane gjysma e depudeteve nga Himara dhe Edi justifikohej se gjasme ata jane te rethit te Vlores …nderkaq Himaren e heq nga Rethi i Vlores
Atehere perderisa e heq Himaren nga Rethi i Vlores edhe depudetet himarjote te ikin nga perfaqsimi i Vlores , sepse nuk jane pjese e rethit te Vlores anymore
Ca eshte kjo menyre adminsitrimi qe i sherben vetem armiqve te Shqiperise dhe pikerisht politkes aneksioniste te Greqise ..?
Le te iki EDi,bashke me Kokedhimen, Marton, edhe Luiza Xhuvanin , se keta nuk i lidh azgje me Rethin e Vlores
ndaj nuk kane asnje lloj te drejte te perfaqsojne Vloren …..
Nejse mo e gjithe kjo gjasme Reforme teriotriale qe e udheheq ai qesharaku me mjeker , u be vetem er te shkeputur Himaren nga Rethi i Vlores dhe ndersa tani i bashkangjiten dy fshatra te Laberise sa per te justifkuar ndarjen nga Vlora,
me vone kuptohet qe do e vecojne Himaren me vete duke u munduar te krijojne nje precedent te ri ne frakturimin e integritetit teritorial te vendit tone …
Megjtiate fajin si gjithmone e ka …..Saliu ..looooooooooooooooooooooooooooooool
Cfare thua more cfare thua…Himara eshte lene njesi me vete per shkak se jane disa fshatra “minoritare”,ashtu sic eshte lene me vete dhe komuna e Pustecit(Liqenasit) por ne Himare eshte vendosur qe qe ti shtohen dhe 2 fshatra te pastra shqiptare ne menyre qe greket mos te na cajne me k*** ,duke bere e me qe PBDNJ nuk fiton me ne zgjedhje,prandaj dhe i djeg prapanica Dules.
te lumte goja o rob zoti,por atje historikisht ka patur shqiptar e jane shqiptare,pavaresisht se ju kane perlqyer 300 eurot dhe gjasme na jane bere grek….
Komplet tallje me popullin. Nga 65 bashki qe kishim tani do kemi 61. Duhet te kishim 47 por na duhet te ushqejme ca parazite me taksat e popullit prandaj po heqim vetem 4 bashki. Vazhdon tradhetia e PS ndaj votuesve te vet.
hahahaha cthote ky,deri me pare kishim 380 njesi vendore kurse tani do kemi 61,pra 319 me pak,per cfare tradhetie e ke fjalen?!
Ama kur ben dhe berishisti si socialist i zhgenjyer…hapu toke 😆
Réforme kjo!nga 64 dollem ne 61¡!!!!!!
Kapja e shtetit nga parazitizmi?apo nga maffia?
Cami i pabese e nxorri koken. Historikisht ja kane fut edhe familjareve te vet. Hallall
@@@ Ah mor Erion Habilaj? Prapë kini harruar të përmendni bashkinë më të rëndesishme të vendit!? Kini harruar gazetën “Dita”dhe territorin e saj e cila ka shtrirjen,pushtetin dhe autoritetin më të madh në vënd? Më thuaj një bashki tjetër ne Shqipëri me përmasat dhe dendësinë demografike të popullsisë së lexuesve të “Dita-s”??? Asnjë nuk më thoni dot? Më thuaj një kryebashkiak me pushtetin dhe autoritetin e Thanos dhe të stafit ku hyni ju ,habioni,xhevdeti,ermiri,entela e plot te tjerë? Asnjë nuk më thoni dot prapë? Prandaj i nderuar. Erion unë mbetem gjithnjë te vlerësimi se Sokrat Habilaj ta kalon ? “Dita-s” duhet t’i kalojnë fondet si bashkia më e madhe né vënd por reformisto-administrativistëve ju ka marë koka erë? Nderime!
Ndarja teritoriale duhet te behet vetem me referendum popullor ku te jene disa variante dhe me vote popullore te vendoset varianti me me shume vota te marra. Nuk mundet te ndahet harta teritoriale e Shqiperise nga nje Cuc apo nje Bac se eshte problem i gjithe vendit jo vetem i qeverise.
Nuk eshte e qarte se c’do te behet me pas me reformen e decentralizimit,prandaj reforma teritoriale nuk kuptohet por merret lehte-lehte.Kur te merren vesh se c’fare fsheh decentralizimi atehere i del koka kesaj reforme.Gjate diskutimit te reformes teritoriale tehu I tyre ka qene Himara,mbase per kete shkak behet e tera.Nje gje bie ne sy,Vlora si rreth I vjeter zvoglohet.Vendimet per rrethin e Vlores do ti marre qarku I Vlores ku Bregdeti do anoje nga Saranda,nderkaq Volra si qytet banohet nga shume bregdetas.Pra ka perthyerje.