Për Kryegjyshin Botëror, Hirësinë e Tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj, roli i bektashizmit për paqen e mirësinë në botë është evident, ndërsa fenomeni i terrorizmit në çfarëdolloj forme, është i dënueshëm e duhet luftuar. Në një intervistë për “Dita”, Haxhi Baba Edmond Brahimaj flet dhe për kontributin e bektashinjve, për emocionet në marshimin e paqes në Paris, raportet me qeverinë, përurimin në shtator të këtij viti Odeonit në Selinë e Kryegjyshatës në Tiranë, mafia e pronave në Shqipëri që po gllabëron pasuritë e komuniteteve fetare, etj…
Kohët e fundit, kontributi i Bektashizmit dhe Juaji si Kryegjysh Botëror, lidhur me paqen, harmoninë dhe mirësinë është vlerësuar dukshëm në vend dhe nga personalitete shtetërore e shoqërore në botë. Diçka më konkretisht për lexuesit e “Dita”?
Së pari, në emër Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, u uroj ju, gjithë besimtarëve, gjithë njerëzve shëndet, paqe, harmoni e mbarësi. Për sa i përket pyetjes suaj, dua të theksoj se Bektashizmi, mbështetur në parimet që ka, për mbi 8 shekuj, ka predikuar e predikon paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë mes njerëzve pa dallim besimi, ngjyre e statusi shoqëror, bashkëjetesën me besimet e tjera dhe mbështet çdo përpjekje në këtë drejtim, në të mirë të shoqërisë e njerëzimit. Ky mision i Bektashizmit, me udhërrëfyes Haxhi Bektashin, është reflektuar dhe reflektohet dukshëm kudo ku ka besimtarë bektashinj e më gjerë, në Egjipt, Turqi, Greqi, Shqipëri, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shumë vende të tjera. Po përmend këtu vetëm një rast, thënien e një diplomati të lartë helen: “Atë që kanë bërë bektashinjtë për Greqinë, nuk e kanë bërë grekët për veten e tyre”. Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit që unë drejtoj, me seli në Tiranë, ka bërë dhe bën të gjitha përpjekjet që parimet e bektashizmit, të njihen e gjejnë zbatim përherë e më shumë tek shtresat e njerëzimit dhe në hapësira përherë e më të mëdha. Ndërsa rezultatet e dukshme, vlerësimet që janë bërë e bëhen, na shtojnë ne më shumë përgjegjësinë për të punuar më shumë…
Në fillim të shtatorit të këtij viti, Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit ka një eveniment të rëndësishëm, përurimin e një investimi unikal, Odeonin…. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Po. Ka kohë që ne, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e besimtarëve, po punojmë këtë investim të rëndësishëm. Odeoni që ne do të përurojmë më 7 shtator, është një vepër shumë e rëndësishme, komplekse dhe unikale në botë. Sqaroj se Odeon do të thotë “Sheshi i fjalës së lirë”. Odeoni që ne e kemi në prag të përfundimit, siç përmenda, është shumëfunksional dhe në hapësira të mëdha. Në këtë odeon do të jetë arkiva tetëshekullore e bektashizmit, muzeu, përpjekjet e Baba Reshat Bardhit për ringritjen e bektashizmit pas vitit 1990, biblioteka me salla e mjedise ndihmëse, zyra, mjedise sociale, sallë për konferenca shtypi, etj… Ky investim i rëndësishëm vjen pas një pune shumëvjeçare që ka bërë Kryegjyshata e degët e saj në Shqipëri e vende të tjera të botës ku shtrihemi për grumbullimin e literaturës së kohës, dokumenteve origjinale që datojnë shekuj më parë, jetëshkrime e vlerësime të personaliteteve të bektashizmit, personaliteteve shtetërore e shoqërore, relike të lashta që lidhen me bektashizmin, etj… Janë siguruar dokumente të rralla me vlera unikale jo vetëm për bektashizmin, por dhe për evenimente të veçanta historike mbarëbotërore. Është dashur e vazhdon një punë e madhe në arkivat e vendit, në arkivat egjiptiane, helene, turke, SHBA e shumë vende të tjera. Dua të theksoj se në këtë kuadër, kanë ndihmuar dhe shumë personalitete e familje të njohura duke afruar objekte, libra apo dhe gjëra të rralla që do të jenë tashmë në duar të studiuesve vendas e të huaj, si dhe të qytetarëve të thjeshtë…
Flitet se në këtë përurim do të marrin pjesë, apo më saktë janë ftuar dhe personalitete të ndryshme shtetërore e shoqërore nga Europa e më gjerë?
Përmenda më lart se ndërtimi e përurimi i Odeonit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ka një rëndësi tepër të veçantë jo vetëm si vepër unikale, por sidomos për vlerën dokumentare e historike… Në këtë ndërmarrje, ne kemi pasur dhe mbështetjen e qeverisë aktuale e kryeministrit Rama. Për ndërtimin e Odeonit, qeveria aktuale ka dhënë 2 milion euro. Ndërsa ceremonia e përurimit do të jetë e veçantë. Siç e përmenda më lart, përurimi do të bëhet më 7 shtator të këtij viti. Pritet të marrin pjesë udhëheqës shtetesh e personalitete të larta politike e shtetërore nga e gjithë bota. Data e përurimit përkon dhe me mbajtjen në këtë kohë në Tiranë dhe të Konferencës Botërore “Për Paqen Botërore”. Në këtë aktivitet ku do të jemi dhe ne, pritet të marrin pjesë rreth 500 liderë botërorë si dhe përfaqësues të lartë të myslimanizmit, budizmit, ortodoksisë, hebrenjtë, etj… Kështu që përurimi i Odeonit dhe me të tillë prezencë, është me vlera…
Para disa muajsh Ju bëtë një përshtypje të veçantë me parakalimin në Paris në krah të Kryeministrit Rama dhe klerikëve të besimeve të tjera fetare. Çfarë do të veçonit nga ai parakalim, ndërkohë që terroristët kishin kryer një akt të shëmtuar?
Së pari, falënderojmë Zotin që na dha këtë harmoni fetare që na bën të ndjehemi krenarë dhe para botës siç ishte dhe manifestimi në Paris kundër aktit të rëndë terrorist. Ajo ishte një ngjarje e rëndë, terror
ndaj njerëzve, veprim i dënueshëm nga të gjitha fetë e besimet. Ne ishim atje bashkë me Kryeministrin e vendit, për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin tonë për familjet e viktimave, popullin francez që u godit nga kjo ngjarje e rëndë si dhe për të gjithë njerëzimin që të luftojnë për paqe, për begati e mirësi… Isha shumë i emocionuar kur në momentin që ne klerikët nga Shqipëria bëmë homazhe në vendin ku u ekzekutuan viktimat dhe gjatë parakalimit në shesh, u duartrokitëm në shenjë respekti e mirënjohje për apelin që ne dhamë për harmoni besimesh, harmoni e unitet fetar për të mirën dhe shpresën… Në thelb, mesazhi jonë ishte ai i harmonisë mes feve, ku vendi jonë ka çfarë të tregojë në këtë aspekt. Përçuam mesazhin që ta duam e besojmë tek Zoti që është një, të duam njëri-tjetrin, të punojmë, reflektojmë e kërkojmë harmoni e dashuri, të jemi përkrah njëri-tjetrit në të mira e fatkeqësi, të bindim veten e të tjerët që të mos e mendojnë, të mos e kërkojnë apo ushtrojnë dhunën, pasi ajo është e dënueshme nga Zoti e njerëzimi, por të luftojnë vetëm për paqe… Dhe kjo, fillon që tek vetja…
Ju dhe komuniteti bektashian që kryesoni, vlerësoni vazhdimisht poetin kombëtar Naim Frashëri. Përse e bëni këtë?
Bektashiu i madh Naim Frashëri, është i papërsëritshëm… “Qerbelaja” nuk ka më një të dytë… Naim Frashëri zbriti Zotin në tokë, na mësoi se Zoti është mes nesh, kudo, na shikon, na ndihmon e na fal mëkatet… Na mëson që ta duam Zotin e t’i falemi atij…
Terroristët e ISIS, aktualisht janë një problem mbarëbotëror. Cili do të jetë kontributi i komunitetit tuaj për ta fashitur këtë forcë regresive?
Ne jemi komunitet i gjerë, jemi komunitet paqedashës. Zoti e dënon dhunën. Ne predikojmë paqen, dashurinë, kurrë dhunën… Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, e ka thënë dhe do e thotë gjithmonë fjalën e saj në këtë drejtim e në të mirë të lirisë njerëzore, paqes e dashurisë. Janë me dhjetëra simpoziume e sesione kombëtare e ndërkombëtare ku ne kemi shpalosur qëndrimin tonë në këtë drejtim dhe do vazhdojmë ta bëjmë vazhdimisht…
Sa e ndjeni përkrahjen e shtetit në përmbushjen e misionit tuaj për paqe dhe mirësi midis njerëzve?
Të gjitha qeveritë në këto 25 vitet e fundit, janë treguar dashamirëse me bektashinjtë. Na kanë përkrahur e na kanë mbështetur në misionin tonë për paqe e mirësi mes njerëzve, komuniteteve, etnive… Dua të veçoj dhe një herë qëndrimin e qeverisë aktuale që na ka mbështetur dhe financiarisht për Odeonin… Bektashinjtë, ndryshe nga besimet e tjera, nuk kanë financime apo mbështetje financiare nga shtete apo besime të caktuara, por mbijetojnë me vështirësi nga besimtarët… Ndaj përkrahja e shtetit dhe në këtë drejtim, është një mbështetje për misionin tonë… Ne jemi pranë e në mbështetje të çdo nisme në të mirë të paqes, mirësisë e njerëzimit…
Cilat janë problemet kryesore me të cilat ndeshet Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe çfarë ndihme kërkoni Ju nga institucionet shtetërore?
Problemet janë të shumta, pasi dhe misioni, aktiviteti ynë si Kryegjyshatë Botërore është i ngjeshur e me shtrirje të madhe gjeografike. Theksova se përkrahja apo mbështetja shtetërore nuk ka munguar, por ajo duhet të jetë më konkrete…
Për shembull?
Pronat tona po tjetërsohen, e me gjithë përpjekjet, ne nuk po e frenojmë këtë fenomen. Mafia urbane po gllabëron shumë nga pronat tona. Ne kemi dokumente, tapi e gjithçka të rregullta, por kjo mafie, po del mbi këto institucione, mbi drejtësinë. Kjo mafie, po vë nën diktat dhe gjykatat. Ne kemi shumë prona që na janë tjetërsuar apo po na tjetërsohen nga kjo mafie… Ndoshta, në këtë klimë, dhe gjykatat janë nën tutelë, por ne i bëjmë apel shtetit, institucioneve e krerëve më të lartë të tyre që të ndërhyjnë sa më shpejt… Po nuk ka vullnet e dashamirësi shteti, nuk mund ta zgjidhin vetëm gjykatat problemin e pronave, veçanërisht urinë e mafies që po i gllabëron ato në ‘ditë me diell’. Ne kemi probleme me pronat në Sarandë, në Elbasan, në Vlorë, në Tiranë e në shumë vende të tjera… Duhet të zbatohet ligji, pasi kjo situatë mund të jetë me pasoja më të rënda. Është absurde, por realitet. Ne si Kryegjyshatë Botërore e Bektashinjve, kemi sot mbi 60 procese gjyqësore, nëpërmjet të cilëve kërkojmë pronat tona të ligjshme, për të cilat kemi të gjitha dokumentacionet përkatëse… Por përballë këtij absurdi, kur për një proces duhen 2 mln lekë të kërkojmë pronat tona vetëm në një proces gjyqësor, shuma që duhet të parapaguajmë, është aktualisht e papërballueshme. Kështu që, ingranazhe shtetërore, të drejtësisë etj., spekulojnë në këtë fushë për të na rrëmbyer pronat. Por gjithsesi, ne nuk do të tërhiqemi…
Cthua mor mascara, juve sju takon asgje pervecse te qerroheni njehere e mire nga kjo toke.
Pisat mblidhen vetem ne dy vende:1- ne qeveri dhe 2- kur jane byke fare dhe maskarenj-ne kishe dhe xhami
PRONAT E TUA OR MIK, I MORI ARBEN AHMETI.
SAPO I DHA RAMA 40,000 HA TOKA TE LIRA SHTETERORE FOND KOMPENSIMI.
ARBEN AHMETI DO TI SHESE (DMTH DO TI BLEJE VETE PER 2 LEK), DHE SA TE GJYKOJE AI SE DO TE JETE E ARSYESHME, AQ DO TE KOMPENSOHENI JU, SI EDHE TE GJITHE ISH-PRONARET QE UA GRABIT PRONAT ENVERI ME BIJTE E TIJ, SALIUN, FATOSIN, ILIR MUTIN DHE TANI SE FUNDMI EDVERIN.
Hajde myslymon me emer Edmond…mashtrim i gjalle…
Enveri i grumbulloi,i shtetezoi,por tapite i ruajti.Pronat i tjetersoi,i vodhi,i ndryshoi pronesine Sali me 40 mije hajdute.Saliu maloki,ja mori pronarit me tapi dhe ja dha katunarit pa tapi.Ky eshte kapitalizmi Salisjan.Strasburgu baci,Strasburgu!
Do ti ktheje Edushi kur te vish nga Parisi rradhe tjeter!!!
Kerko tare kerko se e di vete ti se cdo te gjesh..kush ti dha ty ato prona ???turqit si administratore te asaj kohe ..edhe zogolli u dha gjithe durresin dajave te vet por zor e ka sot
Urime Baba E Brahimaj..me ju dhe nga tej oqeani!
Pwrshwndeti Haxhi Baba Edmod Brahimaj sa na shkruani e komunikoni, me gjithw dashamirwsi. Sa po bwni nw atw seli tw shwnjtw po e quaj, ju pwrshwndesim Atje njeriu sheh “Zoti”dhe zot at jeni Ju me shtafin drejtues dhe mbeshtetien qw keni marrw e do merni me meritw.
Njw amanet si bir i “Danwllisw Naimjane”; sa mw afwr atw si bwrthama e BEKTASHIZMIT SHQIPTAR,
Me shumw konsideratw dhe e kalofshi me sukses atw PWRURIM, qw na gwzon tw gjithwve,
Do pwrshwndes dhe atw katwrshe nw foton shoqwruar shkriimin, katwrshia qw na duhet; purro shqiptare.Ata i njeh mbarw shqipwria po fotos vwrini decidure,,,
Toronto 02-08-2016 Guri Naimit D.