Një vendim i Shoqatës së Transporteve për grevë 24 orëshe është zbatuar dje në Tiranë. Kjo Shoqatë kërkon rritjen e çmimit të biletës.
Ata që e kanë vuajtur më shumë mungesën e autobusëve, kanë qenë qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk kanë mundësi për të zgjidhur privatisht lëvizjen. Por nëpër stacione ka pasur edhe qytetarë që nuk ishin të informuar për grevën, dhe prisnin autobusët. Shoqëritë e Transportit, thonë se janë në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Transporteve dhe Bashkia e Tiranës.
Rritjen e çmimit të biletës, ata e justifikojnë me rritjen sipas tyre, “të papërballueshme të kostove, për shkak dhe rritjes së çmimit të karburantit, si edhe kredive të marra nëpër banka për blerjen e autobusëve të rinj”. “Rreth 80 për qind e parave janë marrë nga bankat, sepse nuk kemi pasur mundësi që të realizonim vetë investimin që kemi bërë. Situata e krijuar na e ka vështirësuar punën. Detyrimet tona bankare rriten, të gjitha këto na kanë detyruar që këto dy vitet e fundit neve të dalim me humbje”, thotë Ferdinand Ibrahimi, president i Shoqatës së Transportit. Sipas tij gjendja e tyre financiare nuk u lejon që të vazhdojnë më tej, madje as të paguajnë pagat e punonjësve. Ditët e fundit, ka pasur një polemikë mes bashkisë dhe qeverisë, në lidhje me çështjen e transportit urban në kryeqytet që quhet publik, por privati bën ligjin. Dy ditë më parë në Kuvend, Rama tha se kompetenca për këtë çështje do t’i kalojë pushtetit vendor.
Takim për furgonat, zgjohen “sindikalistët”
Në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit ndërqytetas dhe atyre të autoveturave 8 plus 1, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se vendimi për ndalimin e furgonëve të palicencuar është një masë e domosdoshme për sigurinë e qytetarëve. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, kërkoi nga automjetet e licencuara, të sigurojnë të gjitha kushtet për udhëtimin e qytetarëve deri tek pajisja me taksimetër.
Por shoqatat e Autobusëve denoncuan dhënien e licencave pa kriter nga ana e pushtetit vendor. Në takim nuk munguan edhe tonet e ashpra kur u kërkua rishikimi i ligjit për kthimin bosh të automjeteve. Ajo që ra në sy gjatë takimit ishte fakti se disa “përfaqësues të sindikatave”, të cilat kanë qenë plotësisht pasiv vitet e fundit, ishin shumë aktiv kesaj here. Një prej tyre ishte dhe Gëzim Kalaja, i cili për vite të tëra para 23 qershorit nuk doli në asnjë protestë si drejtues sindikate.
Haxhinasto dhe Tahiri: Çështja e transportit publik po politizohet
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, janë takuar dje me përfaqësues të grupeve të interesit të transportit ndërqytetas dhe rreth qytetas të pasagjerëve si dhe atyre të furgonave 8+1. Haxhinasto tha se çështja e transportit publik po politizohet për përfitime elektorale.
“Kjo qeveri ka një objektiv madhor, u shërbejmë qytetarëve sipas standardit evropian. Ka një sistem i tërë ligjor, që nuk respektohet prej të gjithëve, pasi gjykohet i papërshtatshëm. Ligji që rregullon çështjet e transportit ligjor ju e dini shumë mirë cili është, ai është bibla e transportit rrugor. Ndodh që nga mungesa e një kërkese llogarie, tregu prishet. Nuk zbatohen kërkesat e tij për licencimet e subjekteve për kategori të ndryshme transporti, taksi, rreth qytetas dhe ndërqytetas. Ky problem fatkeqësisht ka filluar te politizohet, pasi mendohet se duke marrë krahun e një grupi interesi po fitojnë ndonjë votë. Kjo nuk është e drejtë se kostoja është për qytetarët dhe jo për ata që udhëtojnë me mercedez të tipit të fundit”, tha Haxhinasto.
Ai shtoi se shërbimi i transportit ndërqytetas do të bëhet me autobus të cilët do të kenë një kohë të caktuar, me komoditetin përkatës, me garancinë e duhur të shërbimit, me cilësinë përkatëse të mjetit dhe të shoferit, me bileteri me tabelën e orareve siç e kanë edhe vendet e tjera europiane.
“Duam t’u garantojmë shqiptarëve një shërbim të denjë siç e meritojnë. Ka mënyra të ndryshme për furgonët. Ka transport rreth qytetas që mund të ofrohet një shërbim i tillë. Ka zona që nuk mund të futen autobusë që mund të përdoren furgonat por edhe këto duhet të plotësojnë kriteret përkatëse sa i përket automjetit por edhe cilësisë së shoferit. Kemi mirëkuptimin e plotë të grupeve të interesit por nuk biem dakord për kompromentohet cilësia e shërbimit të qytetarëve” shtoi Haxhinasto.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se siguria e qytetarëve nuk do të negociohet asnjëherë. “Kjo çështje duhet zhveshur nga politizimi. Siguria në këtë rast nuk negociohet me askënd. Modeli negociohet ndërsa siguria jo. Askush nuk mund të vërë në diskutim jetën e qytetarëve shqiptarë”, tha Tahiri.
Ceshtja mor ministruca nuk po politizohet, ceshtja eshte qe keni future ne bela shume njerez qe duan te levizin sic kane levizur deri me sot. Ju mund te beni cte doni me bllokimin e mjeteve po aksidentet skane te te bejne fare me kete kufizim.
. Qeveria nuk mund te lejoje furgone te palicensuar qe te bejne transport nderurban. Kjo eshte e RREZIKSHME per qytetarin. Si pasoje e furgonave te palicensuar, ndodhin aksidente qe marrin jete njerezish. Furgonat e palicensuar nuk plotesojne kushtet teknike, as kushtet e sigurise. Jane mjete te vjetra, me shofere pa eksperience, shpeshhere te pire ose pa patenta. Furgone te palicensuar qe ndalojne ne mes te rruges duke u bere burim aksidentesh. Keto furgone te palicensuar nuk paguajne as taksa dhe i bejne nje konkurrence te pandershme atyre qe kane license. Nga ana tjeter, keta te paligjshmit jane pjesa derrmuese e atyre qe bejne zhurme, pasi furga taksi ne te gjithe republiken nuk jane me shume se 1500 cope. Keto furgona te palicensuara jane ato qe jane ndaluar nga policia per te udhetuar me pasagjere, pasi jane te RREZIKSHEM. Sa i perket furgoneve taksi, pra te licensuar, ato mund te vazhdojne te bejne transport udhetaresh sic e parashikon ligji, nga qyteti ku jane licensuar deri ne destinacionin ku deshirojne te shkojne udhetaret. Por kujdes, edhe keto jane furgona taksi, jo furgona per transport nderurban. Me keta te ligjshmit, sot do te kete nje takim dhe tryeze me ministrin e transportit, per te folur mbi mundesine e gjetjes se zgjidhjes me te mire te mundshme.
TANI NE KETE REPUBLIKEN TONE TE FURGONAVE MESA DUKET PASKEMI EDHE NJEREZ QE MBROKAN KETA TE PALICENSUARIT DHE KETA PA DOKUMENTA TE CILET NUK I PAGUAJNE TAKSA SHTETIT! ME FALNI MORE ZOTERINJ POR A JU DUKET NORMALE JU QE UNE TE PAGUAJ DRITAT E KETA MOS TE PAGUAJNE NJE QINDARK!?!!!
ne gazeten tema e kishe pseudonimin ema ne dita e ke vene edi
o tutkun me cfare kane te bejne sipsa teje, po marrin jete njerzish ata furgoan qe ndalojne en mes te autostrade e i japin si te cmendur. ky ligj ka qene por nuk eshte zbatuar ju doni ligj po me ligjin nuk ecni
kane shume te drejte ministrat se cod gje partia demokratike po mundohet ta politizoj po mundohet ta kthej ne kredo politike e jo t emerret me zgjidhjen reale te problemit
sali berisha dhe lulzim basha kan pasur 8 vjet kohe ta zgjidhnin ket problem por nuk e ben dh etani mudnohet ti hedhin benzine zjarrit dhe t ebejne diversitet kur partia socialiste dhe qeveria mudnoehn ta zgjidhin kete problem.turp
Ha ha ha keta ministra mytebere si dy Kambere ne nje dere, hyne ne valle e nuk dalin dot tani. Po detyrohen te lepijne ate qe peshtyne me fodullek. Jane tmerruar nga protesta e mundshme e shofereve te furgonave dhe i ka ikur cehreja fare.
po pse me Kalan dhe Goxhaj do zgjidhet kjo puna e transporti ata jane spiuna se per vite me radhe su pane te protestojne kurse tani kerojne te bejne sindikalize.Po thone mire qe ne shqiperi ska sindikata por sindikaka.
Ene Altina Goxhaj erdhi ne takimin e dy ministrave me sindikatat, e ka bo qeverin per 1 lek, per pak qe tu thon, rroft Sali Berisha.
kto ja fusin kort se ne shqiperi 40 preqin e teritorit nuk ka rruge tjeter pervec se me fugona te bhet trasporti i pasagjereve apo do te qojn zisat e enverit haaaaaaaaa
SHERBIMI I TRANSPORTIT URBAN ESHTE SHERBIN NDERQYTETESE.kY SHERBIM LICENSOHET.KONTROLLOHET DHE NDIQET NGA Bashkia
.Bashkia vendos per licensimin e tyre,bashkia u harton kontraten dhe percakton rregullat per transportin e udhetareve per sejcilen linje
.Operatoret- Shoqerite e Urbane kontroillohen nga Bashkia sipas ligjit dhe te gjitha detyrimetr ekonomiko financiare i kane me Bashkine>Ne Bashki eshte nje Drejtori -Drejtoria e Pergjitheshme e Transportit e cila ka te gjithe autoritein e duhur per kontrollin dhe ndjekien e aktivitetit te ketyre shoqerive.
Kerkesat qe opereatoret kerkojne dhe sindikatat e ketyre shoqerive jane thjeshte kerkjesa qe i takojne BASHKISE
As NJE KERKESE NUK ESHTE NE FUNKSION TE PUSHTETIT QENDROREPOR bASHKIA KA ZGJEDHUR NJE RRUGE .kA AKTIVIZUAR NJE TE QUAJTURIN ALTIN Gozhaj
.Person i paguar dhe i licensuar nha Bashkia vetem per te dale ne emisione televizive pa as nje argumente dhe merr ne mbroojtje Bashkine.mohon te drejtat e puntoreve sindikaliste
Njeri i shiture dhe injoreante
.Altin 8 vjet ishte ne pushtet Saliu. Dhe ti si spiun ordiner i SB pse nuk e zgjidhe.
Para 6 muajve ti pretendoje se keto jane ne kopetence te Bashkise dhe ashtu ishte
Po tani si qenkane ne kopetence te pushtetit qendrore se eshte LUli kryetear
.Ik o karikature e shekullit.O injorante i kohes..Lezo ligjin.Lezo udhezimin.Leri njerezit te qete ta zgjidhin sipas ligji
.Mos u ngaterro ne punet e operatoreve te urbanit.
Je shitur per 5 leke njeri pa personalitet. Sindikatat kane punen e tyre kerkojne te drejtat e tyre puntoret fatorino shofera kane 2-3 muaj qe nuk marrin rrogen
Eshte e drejta e tyre per greve?Ti o zoteri mbro lul bashen leri sindikatat leri te vazhdojne aktivitetin e tyre ligjor. Leri si ne e dime mire ti shitesh per 5 leke i ke bere llogarite gabim Luli nuk do te jete aty per gjithnje.Leri puntoret leri sindikatat .Nuk e mbron dot korrupsionin e Lul Bashes edhe pse genjehesh me per 5 Euro
Ministria e Puneve te Brendshme nepermjet Drejtorise se Policise Rrugore duhet te ngreje Agjencite e Transporteve dhe te kete monopolin e shitjes dhe te komtrollit te biletave te udhetareve.
Sajmir, mos fol budallalleqe, mos u merr me shoferet, por shiko se po ta fut tankun ne shtepi Sali Berisha!
NUK e kuptoj si e ngren zerin ata qe jan pa lishenca se jan mesuar rumpalll me rumpallen Qe theu qafen dhe qe po inxit per protest se do pushtetin jose idhimsen keta debila qe snjohin ligjet eshtetit njohin xhunglen SAJMIR TAHIRI TA BEFT ZOTI HALLALL NJERIU DUKET QE NE FYTYR DJAL KOREKTDJAL SERJOZ MBAR TE VAFT OR DJAL DHE ASHTU VAZHDO MAJA KOKEN LARTFAMILJES DHE NJERZVE QE TE VOTUAN BBBBBBRRRRRRRVVVVVVO
Kjo do jete loje e Ilir Metes?