Një nga ish-ministrat e LSI-së në qeverisjen me PD-në, Edmond Haxhinasto, thotë se kjo forcë politike ka ndikuar dukshëm në mirëqeverisje gjatë katër viteve të fundit dhe do të vijojë të administrojë reformat e saj përmes qenies sërish në pushtet. Në një intervistë për “shekullin”, ish-ministri i Ekonomisë shprehet se LSI ka pasur ndikim tejet pozitiv në uljen e konfliktualitetit politik.
“Ne ndikuam dukshëm në afrimin e ekstremeve të politikës, në uljen e konfliktualitetit dhe sigurisht ndikuam drejtpërdrejt në mirëqeverisje. Duam të vazhdojmë të administrojmë reformat përmes të qenit në pushtet”.
Ai shprehet se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.