Mundësia për liberalizim të transportit të mallrave mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës ishte një nga temat kryesore të debatit në takimin punues që u zhvillua në Ohër mes Ministrave të Transportit të tre shteteve, Edmond Haxhinasto, Mile Janakievski dhe Fehmi Mujota. Në këtë takim, Ministrat e tre vendeve fqinje kanë diskutuar mundësitë se si mund të vendosen strategjitë kombëtare të infrastrukturës në funksion të bashkëpunimit rajonal. Ministri maqedonas, Mile Janakievski, paralajmëroi se debati i filluar sot në Ohër, do të konkretizohet në nivel teknik në një takim që do të mbahet më 17 Janar të vitit të ardhshëm në Shqipëri.
“Temë kryesore e këtij takimi, ishte mundësia për liberalizim të transportit të mallrave mes tre vendeve. U morëm vesh që më 17 Janar në Shqipëri të realizohet takim në nivel teknik, ku do të ftohen edhe vende të tjera që të ketë një koncept më global. Edhe ministri malazez në një takim në Bruksel ka shprehur gatishmëri që vendi i tij të kyçet në këtë bashkëpunim, kështu që në të ardhmen edhe ai do të jetë i ftuar në këto takime” tha ai. Ministri kosovar për transport dhe infrastrukturë, Fehmi Mujota, si shembull për avancim të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, e përmendi ndërtimin e rrugës magjistrale Shkup–Prishtinë, projekt që do të realizohet brenda tre viteve.
KY MINISTER ESHTE PER TU MARRE SHEMBULL, NUK I NDIHET ZERI FARE.