Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një inspektim në Portin e Vlorës, ku ka theksuar rëndësinë që ka ky port për hyrjen e turistëve. Si çështje me rëndësi, ministri Haxhinasto përmendi sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve që ofohen në port dhe mbi perspektivat e zhvillimit të tij të mëtejshëm. “Porti i Vlorës është një port i rëndësishëm i Shqipërisë me potenciale të mëdha akoma të pa shfrytëzuara. Është shumë e rëndësishme që të arrihen disa objektiva që cilësia e shërbimeve në këtë port të rritet, që ti ofrojmë edhe udhëtarëve edhe biznesit një siguri dhe një cilësi më të lartë në shërbimet që ofron”, u shpreh Haxhinasto. Ai vijoi duke thënë se qeveria ka programin e investimeve për këtë qëllim, ku veçoi fillimin së shpejti të një projekti të ri 15 milion euro, i mbështetur nga Koperacioni Italian, investimi i cili pritet te përmërësoje ndjeshëm infrastrukturën e këtij porti. Më pas, ministri zhvillojë një takim me përfaqësues të biznesit të Vlorës ku ndër të tjerash u fol për domosdoshmërinë e partneritetit qeveri-biznes për projekte zhvillimore dhe për angazhimin konkret të komunitetit të biznesit për realizimin e veprave publike