Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti dje në një takim Zëvendësministrin e Jashtëm të Japonisë, Takao Makino dhe delegacionin që e shoqëronte. Gjatë takimit, u vu në pah bashkëpunimi që ekziston mes dy vendeve në sektorin e infrastrukturës, në mënyrë të veçantë për projektin e përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës. Ministri Haxhinasto kërkoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, në interes të dy vendeve, dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ato detare, ajrore dhe njohje reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Haxhinasto bëri një përmbledhje të prioriteteve të Qeverisë në transport dhe infrastrukturë, duke e vënë theksin në përfundimin e punimeve në rrugë me standarde të larta, me elementet e sigurisë dhe sinjalistikës, mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, dhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit, nëpërmjet formave koncesionare. Përsa i përket sistemit hekurudhor, Ministri Haxhinasto vuri në dukje domosdoshmërinë e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë dhe mundësinë e ndërtimit të linjës Tiranë-Rinas-Durrës. Gjithashtu, si prioritet ai paraqiti edhe lidhjen intermodale të porteve aktuale me sistemin hekurudhor. Në transportin ajror, ministri përmendi negociatat për të bërë operacional aeroportin e Kukësit dhe ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit, për t’i dhënë akses potencialit turistik në atë zonë.
po mire duket me japonezin,duhet me shume te kontraktohen firma serioze nga shtete serioze.ceshtja eshte se ku jane ata te interesuar …..se neve na shkoi jeta duke u marre me master-pllanin e sali bariut.akoma nuk e keni arrit epoken e gurit ne infrastrukture.po bejeni me koncesion nga ndertimi deri ne mirembajteje dhe shfrytezim dhe lereni japonezin ti dizenjoje ai rruget sipas strukturave me moderne qe ka bota…prandaj kemi edhe partnere si banka boterore e FMN..te fitojne te gjithe para…por te pakten mos te lene kokat neper kanale e rrepira.dhe pa shume propagande se na keni bere me majasill ne fyt