Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: HEC-et me koncension, do kontrollohen kontratat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > HEC-et me koncension, do kontrollohen kontratat
Ekonomi

HEC-et me koncension, do kontrollohen kontratat

anazapta
Published November 25, 2013
Share
SHARE

Dhënia e HEC-ve me koncension nga qeveria e kaluar është një nga problemet që mbeten të trashëguara për ekonominë e vendit. Kjo është bërë shkak i ankesave të sipërmarrësve të fushave të ndryshme pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Kjo është bërë shkak që kjo ministri po ndërmerr një hulumtim të të gjitha koncesioneve që janë dhënë vitet e fundit. Sipas sinjalizimeve të disa prej grupeve të interesit në sektorë të ndryshëm, në vitet e fundit janë dhënë një numër koncesionesh me parime të padrejta kundrejt konkurrencës së lirë si edhe me kompetenca që i vendosin bizneset përfituese të koncesioneve, në kushte të pabarabarta, disa herë madje edhe në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si institucioni përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e biznesit nga praktikat e pandershme, si dhe palë e interesuar për liberalizimin e tregut dhe përmirësimin e klimës së biznesit, thekson angazhimin e saj për reduktimin e këtyre praktikave dhe për sigurimin e konkurrueshmërisë së barabartë të biznesit në çdo sektor. Për këtë arsye Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i është drejtuar të gjitha Ministrive që kanë dhënë koncesione në fusha të ndryshme, të dërgojnë pranë MZHETS listën e plotë të koncesioneve të dhëna nga to, si edhe të ndërmarrin një analizë të kontratave të koncesioneve dhe paketave të ndryshme ligjore e rregullatore që i kanë shoqëruar. Në letrën e Ministrit Ahmetaj kërkohet që Ministritë e linjës të identifikojnë edhe praktikat që mund të kenë elementë ekskluziviteti, e që kufizojnë konkurrencën në treg. Në momentin që lista e plotë e koncesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, do të ndërmerret menjëherë një analizë e hollësishme e sinjalizimeve të dhëna nga Ministritë përkatëse, për të vërtetuar impaktin e klauzolave të ndryshme të kontratave mbi mirëfunksionimin e tregut dhe mbi konkurrencën e lirë. Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, MZHETS do të paraqesë para qeverisë një paketë masash që duhen marrë për eliminuar elementët e monopolit dhe për të garantuar konkurrencën e lirë në çdo sektor.

 

anazapta November 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?