Janë pezulluar nga puna katër doganierë të Degës Doganore Morinë pasi akuzohen se kanë ndihmuar pë të kaluar kontrabandë një sasi prej 1350 kg kafe Robusta dhe 8.5 ton pleh kimik. Mallrat vinin nga Kosova dhe kishin destinacion tregun e brendshëm shqiptar. Sekuetrimi i kësaj ngarkese, e cila po transportohej me dy automjete tip furgon është bërë më 21 prill. Katër doganierët akuzohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me Kodin Doganor duke favorizuar subjekteve për mbulimin e shkeljes doganore. Drejtoria e Doganave thotë se përveç procedimit administrative çështja është dërguar për ndjekje penale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.