Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Fytyrë e paftyrësisë. Po shoh me neveri Lulin kur flet, si ‘dhjetorist’. Ai dhjetor i paharrueshëm nuk ishte për këllqet e tij. Atij muaji i dhanë lavdi djem e vajza kurajoze në emër të lirisë, si vërsnikët e para gjysmë shekulli. Asnjëherë nuk kam besuar e nuk do ta besoj kurrë që një ish kundërshtar i ethshëm i një sistemi të kthehet në ithtar të sinqertë të një sistemi tjetër. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri pa parime. E vetmja gjë që më çudit është sesi mundet ai të ketë guximin për një hipokrizi të tillë. Paturpësia nuk ka limit. Besoj se lexuesi nuk e ka të vështirë të kuptojë se Berishës nuk i ka mbetur më asgjë që minimalisht të quhet njeri. Sa për Lulin, mendoj se nuk e vlen të diskutohet më shumë, nëse ai vazhdon melodinë e fyellit me një vrimë. E reja e sintetizuar në atë dhjetor të paharruar nuk kërkon hipokrizi, por ndershmëri e përkushtim. Ndryshe ka shkuar kot. Le të shpresojmë për mirë! Profeti.