Historitë e divorceve në Gjykatën e Tiranës janë sa të ngjashme aq edhe të ndryshme me njëra-tjetrën. Në shumicën e tyre janë gratë që kërkojnë ndarjen. Dhe janë pikërisht ato që akuzojnë burrat se nuk sjellin lekë në shtëpi, pinë alkool, harxhojnë para dhe kanë krijuar lidhje jashtëmartesore… Ne kemi mundur të shfletojmë disa prej vendimeve të dhëna muajt e fundit, të cilat për halle të ndryshme i kanë dhënë fund historive të tyre të dashurisë, që dikur kanë qenë gjithë mjaltë, ndërsa vjen një ditë ku deklarojnë se janë hidhëruar nga njëri tjetri.
Ajo që vihet re është se divorcet tashmë nuk kanë moshë. Sot ndahen si ata që janë 60-70-vjeçarë, edhe 30 vjeçarët. Fëmijët nuk janë më pengesë. Përkundrazi, ata ndoshta janë kthyer në shtysë për t’u ndarë sa më shpejtë në mënyrë që të mos rriten në një familje problematike ku mbizotërojnë grindjet. Prindërit mendojnë: Më mirë të ndarë, se sa t’i japin një shembull të keq birit apo bijës së tyre.
50 vjeç, e cila jeton në lagjen “Kombinat” në Tiranë nuk e pengon asgjë të ndahet nga bashkëshorti i saj i dytë. Ata janë lidhur me njëri-tjetrin mbi bazën e njohjes reciproke në fillim të vitit 1995 dhe martesën ligjore e kanë lidhur pas një bashkëjetese disa vjeçare. Nga marrëdhënia e tyre, në vitin 1998 ata kanë sjellë në jetë një djalë, Xh. K, i cili në muajin shkurt të këtij viti ka përjetuar një dramë në jetën e tij, ku i është dashur të vendosë: të jetojë me mamin apo me babin! Nga vendimi gjykatës që kemi në dorë, kuptojmë pak a shumë gjithë historinë e jetës së këtij çifti.
Gruaja L. K, ka rrëfyer marrëdhënien e saj bashkëshortore përball togave të zeza: “Me Dh. jemi njohur me shkuesi në vitin 1995. Kemi bashkëjetuar deri në vitin 2007. Në vitin 2007 lidhëm martesën ligjore. Unë më parë kam qenë e martuar dhe me të (bashkëshortin e parë) jam ndarë në vitin 1990. Nga ajo martesë kam një vajzë. Jetoj bashkë me vajzën dhe me të paditurin (burrin). Derisa ishim në bashkëjetesë ishim mirë. Pastaj kur u bë lidhja e martesës ai ktheu komplet jetën që bënim më parë. Që në atë kohë, jam munduar në çdo lloj mënyrë që ta kthej e ta bëj njeri për së mbari, por nuk munda. Ato që bën ai unë nuk i duroj. Ne nuk na përputhen karakteret. Jeta me grindje nuk shtyhet. Ne jetojmë në një shtëpi të përbashkët. Ai qëndron gjatë jashtë shtëpie. Mbase ai shkon dhe me femra te tjera. Nga martesa jonë kemi një djalë, i cili ka lindur para lidhjes së martesës. Për sa përket djalit, ai ka dijeni për marrëdhëniet tona dhe ai thotë që na do të dy. Nuk është aq i pjekur sa të cilësojë marrëdhëniet tona. Zotëria me vajzën time është sjellë mirë pasi ai e ka rritur. Mosmarrëveshje në shtëpi mund edhe të këtë. Nuk kam ankesa për këtë pjesë. Por ne të dy nuk funksionojmë si çift. Ne jetojmë në një banesë, por para se të vinim në gjykatë më kishte denoncuar në polici dhe unë nuk dija gjë. Atje kishte kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë psikologjike nga ana ime. Isha unë për ta kërkuar, por unë durova për hatër të fëmijës. Banojmë në një shtëpi por në dhoma të ndara. Marrëdhënia jonë ka marrë fund. Kërkoj zgjidhje martese, ndryshim të mbiemrit tim dhe kërkoj që për rritje dhe edukim të mbaj unë fëmijën”.
Shpjegim për situatën familjare e ka dhënë edhe i padituri, përballë gjyqtares Vjollca Spahiu. Në pretendimet e tij ai ka thënë se: “Në vitin 1995 jam kthyer nga emigrimi në Gjermani. U njoha me zonjën L. Unë kam qenë i internuar dhe kur u njoha me këtë më iku mendja. Unë u martova me paditësen. Kishte një fëmijë të cilën ia rrita. Kam punuar çdo lloj pune nëpër ambasada që t’i ofroja një jetë të mirë. Kam ikur disa herë jashtë shtetit. I sillja shumë lekë. Unë kam pasur një lokal të vogël në pronën time. Unë çdo lekë që kisha ia jepja gruas. Edhe vajza është diplomuar prej punës time. Familja e saj më bënin kërcënime mua. Më kërkonin lekë shumë. Unë paguaja para të flija në shtëpinë time. U detyrova bëra denoncim në polici se ajo më thoshte “hidh 30 mijë lekë ti kollovar”. Kjo në shtëpinë time; dhe luftën për pronat e bën. Djalin e dua unë, ai natë për natë qan. Kërkoj të ndahem një orë e më parë. Njerëzit e tjerë më kanë kërcënuar mua dhe kjo më vjedh mua dhe ua jep atyre. Djalin e dua unë në kujdestari. Kjo lë të bëjë çfarë të dojë. Kjo më ka vjedhur para shumë, por këtë fatkeqësisht nuk provoj dot. Në lidhje me martesën nuk kam probleme, le të zgjidhet. Problemet i kam në lidhje me djalin se ai është i imi dhe kërkoj ta mbaj unë”.
Duke dëgjuar të dyja palët, gjykata, në njërën nga seancat i tërhoqi vëmendjen gruas për të marrë në konsideratë pajtimin midis saj dhe të paditurit, por ajo u përgjigj negativisht thirrjeve duke insistuar për zgjidhjen e martesës dhe rregullimin e pasojave të saj.
Në këto kushte organi gjykues ka kërkuar bërjen e një akti ekspertimi psikologjik për të marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të familjes, kushtet në të cilat jetojnë dhe ku është më e përshtatshme të jetojë fëmija. Gjithçka ka rezultuar pa probleme për çiftin, përveç fëmijës i cili kishte shfaqur ndjenja zemërimi dhe inati ndaj nënës së tij, pasi sipas tij ajo nuk duhet të ndahet, por duhet ta mbajë familjen të bashkuar. Ai raporton që ndihet keq nga konfliktet e prindërve dhe situata familjare. Djali i ka treguar psikologes se një ditë ka pirë shumë alkool, për shkak të situatës në familjen e tij.
Ekzistenca e mosmarrëveshjeve dhe grindjeve të vazhdueshme ndërmjet bashkëshortëve, mungesa e bashkëpunimit në interes të familjes dhe të bashkëjetesës ndërmjet bashkëshortëve, dhuna fizike dhe psikologjike e të paditurit ndaj paditëses kanë sjellë tronditjen e marrëdhënieve të mirëkuptimit, dashurisë dhe të respektit reciprok ndërmjet gruas dhe bashkëshortit duke bërë që martesa e tyre të mbetet formale dhe të humbas funksionin e saj. Duke u nisur nga kjo situatë, gjykata pranoi kërkesën për divorc të çiftit, lënien e fëmijës së mitur për rritje dhe edukim pranë nenës së tij dhe lejen e të atit për ta takuar çdo fundjavë.
“Ka futur në borxh familjen”
Duket se një nga shkaqet që i çon çiftet drejt dyerve të gjykatës është papunësia dhe mungesa e përgjegjësisë bashkëshortore. Një nga vendimet, i cili mban datën e regjistrimit 19 mars 2015 ka përfunduar në zgjidhje martesë për shkak se bashkëshorti e kishte zhytur familjen në… borxhe.
Ajo që kërkon zgjidhjen e martesës është gruaja, 40 vjeç, nënë e dy fëmijëve. E martuar qysh në vitin 1997, përpara një muaji ajo ka zgjidhur përfundimisht martesën e saj përpara togave të zeza. Në dëshminë e dhënë përpara gjykatëses së çështjes, A. sqaron: “Me D. jam njohur në vitin 1994 dhe kemi lidhur martesë në vitin 1996. Nga martesa jonë kemi dy fëmijë, E. e datëlindjes 1997 dhe I. i datëlindjes 2003. Në fillim të martesës kemi qenë mirë bashkë. Më pas atij iu desh të largohej për në Itali për punë. Pas kthimit nga Italia ai ishte i papunë për pothuajse tre vite. Më pas gjeti punë në administratën publike dhe më pas unë kuptova që ai luante shumë kumar. Arsyeja që jam këtu për divorc është sepse ai luan dhe ka futur në borxh familjen për shuma vërtet të mëdha. Personat që ky i kishte borxh erdhën të kërkonin paratë në shtëpi. Ne shitëm një shtëpi për të blerë një më të madhe dhe ai lekët i la në bixhoz. Ne kemi ndenjur të shtëpia e prindërve të mi. Ai pastaj nuk e pranonte më një gjë të tillë dhe u largua. Tani unë kam 2 vite që jetoj pa të. Fëmijët i kam mbajtur unë. Që nga kjo periudhë unë nuk kam pasur më kontakte. Fëmijët më kanë thënë që ai jeton me të atin. Marrëdhënia me fëmijët nuk është e mirë pasi ai nuk interesohet fare për ta. Ai është i papunë. Më shumë është i pirë, sepse unë e kam në lagje. Kërkoj zgjidhjen e martesës, kërkoj qe ai të kontribuojë për fëmijët pasi kërkoj që ato t’i mbaj unë për rritje dhe edukim”.
Pasi dëgjoi gruan Gjykata gjatë gjithë procesit kërkonte praninë e të paditurit, por ai edhe pse merrte dijeni, nuk është paraqitur në gjyq. Në përfundim, ajo arriti të divorcohet dhe të marrë nën kujdestari të dy fëmijët e saj, ndërsa babai mori detyrimet përkatëse që cakton ligji. Histori të tilla dëgjojnë çdo ditë muret e Gjykatës së Tiranës. Kur dëgjon se divorcohen 6 çifte në ditë, pyetja lind, a po përjetojmë emancipim apo degradim të shoqërisë?!
700 kërkesa për divorc në 4 muaj. Ndoshta kjo është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë, për histori ndarjesh në Shqipëri. Gjykatat e vendit po përjetojnë një bum kërkesash për t’i dhënë fund martesës
!!!
Kështu ndodh në një vënd me popull të varfër dhe me politikanë e gangsterë të pasur! Pasurimi marramendës dhe në kufijtë e pangopësisë i dy specieve të egra që përmenda reflektohet në popull dhe në marëdhëniet shoqërore e martesore në trajtën e konfliktit social ! Zhdukni këto dy specie që të shpëtoni dhe familje të shëndosha të krijoni? Zhdukja bëhet me çdo mjet të mundshëm ashtu si politikanët dhe gangsterët që për të realizuar qëllimet e tyre justifikojnë çdo mjet që përdorin! Kundër piratit një pirat e gjysëm thonë francezët! Tung!
Jam gati t’ju vë në dispozicion kafen teme për t’zhduk dy speciet politikanogangstere që thotë Pllumi? Hajde bujrum… Ha ha ha do kemi luftë trima!
Tash e vuna re që kët artikull e paska shkrujt kjo gazetarja e talentume? Ene ty Entela t’ftoj n’kafe? Kam vene t’rezervum për gazetaret? Nerime goce!
Ej ti, pamustaqe? Mos më rrëmbe klientët me mashtrime! Zhdukjet dhe revolucionet antipolitike bëhen nga burrat “me mustaqe” si unë! Ti je qose! S’ka pasur e s’ka ndonjë “qose” që të ketë udhehequr luftrat! Hajt mbylle gojën?
U korba ça thonë këta re? Do fshihem në kallëmishte dhe me burrin nuk ndahem! A ka ndonjë shpellë andej nga ty re Hekal? Po flasin për luftë re,për luftë këta që tartakuti i hëngërt! A dëgjove re ?
MJERE ATA QE NDAHEN ME FEMIJE TE VEGJEL,
I LENE FEMIJET RRUGEVE.
Une mendoj se sot problemi i divorceve eshte nje problem qe ka shkundur themelet e familjes.Shkaqet ekonomike kane cuar ne probleme sociale brenda e jashte familjes.Burrat te detyruar te mbajne familjen kane emigruar me dhe pa letra,duke udhetuar dite te tera pa ngrene e pa pire,ne te ftohte e ne te nxehte,kane punuar me sakrifica dhe frike nga policite dhe spiunet atje,kane grumbulluar para dhe familjet kane marre vehten ekonomikisht.Disa pasi rane ne para,sidomos gra qe nuk e kishin burrin ne shtepi filluan te bejne nje jete zonjash,deri ne flirte.Kjo binte ne sy ne mjedise dhe informacionet u shkonin burrave qe pastaj te detyruar benin divorc.Por ka edhe raste qe burrat larguar ne mergim,ne vend qe te sillnin te ardhura ne familje,benin “qejf” duke i cuar parate kazinove,me femra apo droge.Edhe ky nje shkak per divorc.Nese do numeroja shkaqet do dilnin shume,por eshte verejtur se ne shumicen e rasteve jane femrat qe shkaktojne krisjet e para,qe thellohen e dermojne familjen.Ne cdo rast pasojat bijen mbi femijet e pafajshem.
Shtrohet ceshtja si mund te rregullohen keto probleme?Vetem rregullimi i ekonomise vendase mbyll shumicen e problemeve,kurse pjesa tjeter mbulohet nga edukimi qe ne moshe te vogel,parashkollore ne familje dhe me pas ne shkolla e ne shoqerine civile.
Duhet qe sejcili nga prinderit ne familjet e tyre te kryej si duhet detyrat,qe ne kete rast jane MISION I LARTE,si dhe shoqeria te beje mire pjesen e vet.Po t,i pyesesh njerzit nuk besoj se ka njeri te thote qe s,ka cfare duhet familja.Shoqeria pa familje te shendoshe si nje peme me trung te kalbur!
Gjarperi eshte duke luajtur me femren ! Ka marre rolin historik ….. Thermimi i shoqerise , duke shkaterruar familjen , ka synim sundimin kapilar !
Eshte nje zhvillim normal i nje shoqerie ne tranzicion, per me teper si kjo e jona e sterzgjatur ku nje brez i tere po rritet injorant pa asnje projekt per jeten e vet. Ekonomia eshte nje prej faktoreve kryesore qe con ne divorce, por po krijohet edhe nje perceptim i ri pak egoist ndaj institucionit te marteses duke e konsideruar ate nje kontrate qe funksionon per aq kohe sa gjerat shkojne mire ne planin e ndjenjave. Perndryshe ajo zgjidhet paqesisht duke i dhene liri paleve te ndjekin rrugen e tyre drejt njohjeve te reja pa u detyruar t’i vene briret njerit-tjetrit per hir te institucionit tjeter, atij te familjes. Femijet ne te dy rastet e pesojne…edhe kur shohin baben qe rreh nenen pernate pasi ata nuk divorcohen per hir te tij, edhe kur rritet i vetem me nje prind, pasi prinderit jane divorcuar per mos patur grindje ne familje.