Jovan Jano
Historia e shtetit modern shqiptar fillon me Pavarësinë Kombëtare, shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 28 Nëntor të vitit 1912. Në qeverinë e parë të kryesuar nga Ismail Qemali, institucionet më të rëndësishme ishin ato financiare, që kishte në varësi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, të cilën Ismail Qemali e vlerësonte tej mase, sepse nëpërmjet saj do të konsolidohej shteti i ri, si dhe do të ndihmohej borgjezia vendase. “E them me lavdërim, vinte në dukje Ismail Qemali që në fjalimin e parë në sheshine Vlorës, se puna e bankës për Shqipërinë, është një i dytë fitim, pas lirisë, edhe nga pikëpamja ekonomike epolitike”.
Ministri i parë i Financave Shqiptare ka qenë Abdi Toptani, ndërsa drejtor i Përgjithshëm, Baki Gjebrea. Të dy këta burra, në atë gjendje që ishte Shqipëria, kanë bërë shumë për të vënë në rrugë financat, duke nxjerrë dhe forcuar ligjet fiskale për tarifat doganore, për taksat e import eksporteve etj.

Lufta Ballkanike dhe rebelimet separatiste të Esat Pashë Toptanit sollën në Shqipëri Princ Vidin, historia e të cilit dihet, dhe puna e dy ministrave të Financës së asaj kohe, Filip Nogës dhe Adhamidh Frashërit, ishte pa gjurmë.
Vetëm pas Kongresit të Lushnjes dhe mbas krijimit të Qeverisë Kombëtare u bë e mundur vendosja në Tiranë e Ministrisë së Financave. Kështu nën vartësinë e saj në atë kohë vepronin Drejtoritë Financiare në Shkodër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë si dhe zyra financiare në qytetet e tjerë. Në këtë kohë dolën ligje për ndalimin e eksporteve të arit, argjendit, drithërave; doli ligji i krijimit të doganave dhe tarifave doganore; ligji për prerjen e kartëmonedhës së parë shqiptare etj. Meritë për reformat financiare të këtyre viteve kanë Ndoc Çoba, Ahmet Dakli, Kol Thaçi, si dhe drejtori i parë i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Ahmet Boriçi.
Pas vitit 1925, Financave Shqiptare iu dha mundësia të organizoheshin më mirë. Pavarësisht politikave të Zogut dhe huave të rënda që ai mori, ligji i Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit, i cili u dekretua më 28 maj 1929 dhe hyri në fuqi më 1 prill 1930, i shoqëruar më pas me mbi 70 dektet-ligje, ishte një nga ligjet më të mirë të kohës. Një punë të jashtëzakonisht të vyer në këtë kohë kanë bërë specialistët reformatorë si Baki Gjebrea, Mehdi Frashëri, Haxhi Shkoza, Teki Selenica, Rrok Gera, Lame Kareco, Sokrat Dodbiba, Vasil Pala, Lac Gera, Muharrem Kokona etj.

Duhet thënë se Ahmet Zogu ishte i pari që krijoi Shtetin Shqiptar me Kushtetutë, me ushtri dhe financa të organizuar. Ai bëri sa i lejuan rrethanat dhe mundësitë. Shqipëria nën sundimin e tij ishte tipik vend feudal i prapambetur me një popullsi të varfër dhe të paarsimuar. Natyrisht, ai ishte përfaqësuesi më i lartë i feudo-borgjezisë së viteve ’30 që preferoi të drejtonte me dorë të fortë diktatoriale.
Mbas pushtimit të Shqipërisë, në vitet 1939-1944, u formuan disa qeveri të mbështetura nga pushtuesit. Tre kanë qenë ministrat e Financave në këtë kohë, Shuk Gurakuqi, Andon Beça dhe Sokrat Dodbiba.
Ka mbetur në kujtesën historike në këtë kohë akti i i guximshëm i Dhimitër Paskos, për të mos u dorëzuar Thesarin e Shtetit gjermanëve dhe kundërshtimi me forcë për mos emetimin e monedhës naziste.
Themelet e shtetit të ri që po dilte nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare u hodhën që në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, me krijimin e Këshillave Nacionalçlirimtare në të gjithë territorin shqiptar. Kurorëzimi i qeverisë së parë të dalë nga lufta u bë kur vendi ende nuk ishte çliruar. Në Berat më 22 tetor 1944 formohet kabineti i Qeverisë Demokratike Provizore, të kryesuar nga Enver Hoxha, i cili vazhdoi deri në mars të vitit 1947. Programi i kësaj qeverie ishte radikal revolucionar. Në përbërje të qeverisë ishin njerëz të përkushtuar, të dalë nga lufta, por edhe të shkolluar dhe me kulturë të gjerë si Omer Nishani, Gaqo Tashko, Nako Spiru, Medar Shtylla, Sejfulla Malëshova, Manol Konomi, Spiro Koleka etj. Krahas masave shtrënguese dhe radikale me shtetëzimet dhe konfiskimet dhe reformën agrare, qeveria dhe veçanërisht financat po shkonin drejt një ekonomie të centralizuar. Siç u vu re edhe më vonë, i gjithë programi i Partisë Komuniste, ishte për ndërtimin e një shoqërie me barazi sociale, që quhej socializëm. Edhe ligjet ekonomike dhe financiare u bazuan në këtë program, që, siç rezultoi më vonë, qe i destinuar të dështonte.
Megjithatë, përveç arsimit masiv dhe shëndetësisë falas, duhen vlerësuar si kolosale bonifikimi i kënetave, ndërtimi i veprave të mëdha të pesëvjeçarëve, që, po të mos ishin shkatërruar nga marrëzia politike e “tokës së djegur” të çdo gjëje komuniste, si dhe nga teoria famëkeqe e “çekut të bardhë”, Shqipëria sot do të ishte shumë-shumë më ndryshe.
Ndryshimi i sistemit pa viteve ’90 të shekullit të kaluar, solli ndryshime parimore dhe esenciale në fushën ekonomike dhe financiare të vendit tonë. Në këto vite Shqipëria u përball me sfidën e madhe të krijimit të së ardhmes. Kalimi nga sistemi i centralizuar dhe tërësisht i mbyllur i ekonomisë në ekonominë e tregut, u shoqërua me shkatërrimin e ekonomisë kombëtare dhe me një rënie të ndjeshme të nivelit ekonomik të shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u shënuan nivelet më të larta të papunësisë, inflacionit dhe zhvleftësimit të lekut, të cilat sollën rritje të emigracionit. Duke nxjerrë mësime nga dështimet, organet shtetërore dhe bankare të shtetit shqiptar, nga viti 1997 e këtej, të ndihmuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, kanë synuar qëndrueshmëri makroekonomike nëpërmjet përdorimit të politikave stabilizuese.
Abdi Toptani, nderi i familjes politike të Toptanëve
Duke hequr mënjanë Esat Pashë Toptanin, pinjojtë e tjerë të kësaj familjeje të madhe dhe me emër, kanë dhënë kontribut të madh dhe të veçantë për Shqipërinë. Mund të veçosh ndër ta dy figura të mëdha, Murat Toptanin dhe Abdi Toptanin. Ky i fundit është edhe i pari ministër i Financave në Shqipëri, në Qeverinë e Ismail Qemalit të ngritur më 1912, si dhe i disa qeverive të tjera, si asaj të Vidit, të Kongresit të Lushnjes etj.
Myfit Bej Libëhova, më i kompletuari, më i kulturuari
Studioi në disa shkolla prestigjioze të kohës, në gjimnazin “Zosimea” të Janinës; në liceun perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit në gjuhën frënge; mbaroi universitetin për Drejtësi dhe së fundi u diplomua në Lozanë të Zvicrës doktor për Shkencat Politike. Ka qenë ministër Drejtësie, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm, ministër i Financave në të gjitha kabinetet, nga ai i Ismail Qemalit e deri në atë të Ahmet Zogut.
Shkodranë me emër
Për shkak të kulturës së tyre të gjithanshme, nuk janë të pakët edhe shkodranët, që kanë kontribuar në fushën financiare në disa qeveri. I pari i të parëve, Luigj Gurakuqi, që në qeverinë e Ismail Qemalit; më pas Filip Noga që e nisi si ministër Finance i qeverisë së Princ Vidit; Ndoc Çoba, Tefë Curani dhe Rrok Gera që punuan si ministra Finance në qeveri të ndryshme.

Nikoqirët gjirokastritë…
Një qeveri e mirë kërkon në radhë të parë një administrim të mirë. Çdo kreu qeverie kur krijonte kabinetin në fillim, natyrshëm i shkonte mendja te nikoqirllëku i gjirokastritëve. Ndaj dhe ata nuk mungonin në çdo kabinet qeveritar, që nga ai i Ismail Qemalit deri te ai i Enver Hoxhës. I pari ndër të parët, por edhe i zoti, ashtu siç ka mbiemrin, ka qenë Fejzi Alizoti, anëtar kabineti që mbulonte Financat dhe sektorë të rëndësishëm në disa qeveri. Gjirokastritë me gjurmë kanë qenë edhe Baki Gjebrea në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe Lame Kareco në qeverinë e Ahmet Zogut.

…Të tjerë që nuk qëndronin më pas
Ka pasur edhe të tjerë figura të shquara të Financave Shqiptare si: Adhamidh Frashëri, Mehdi Frashëri Milto Tutulani, Abdurraman Dibra, Kol Thaçi, Ahmet Dakli etj.



Ministrat e Financave që fjetën mbi pará, por që vdiqën të varfër…
…Luigj Gurakuqi, vetëm me 500 liretat e xhepit kur u vra!
Ka qenë nxënës i De Radës në kolegjin arbëresh të Shën Dhimitër Koronës; ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit; ka qenë drejtori i Normales së Elbasanit. Në vitin 1912 ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit dhe një nga personalitetet më të kulturuara të qeverisë së tij, ku mbajti postin e ministrit të Arsimit.
Në vitin 1923 u caktua ministër i Financave, duke kundërshtuar me forcë marrëveshjet në dëm të shtetit shqiptar për dhënien me koncesion të puseve të vajgurit shoqërive të huaja. Ministër i Financave ishte edhe në Qeverinë e Nolit më 1924, ku sa hyri në zyrë, siç shkruan Stavri Vinjahu në atë kohë, “bëri çudira, gjeti 4 milionë franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me kursimet e tij, arriti që ta mbyllte buxhetin me 1 milion franga ari tepricë, por edhe të gjithë borxhet e kaluara të shtetit”.
Pas kundërrevolucionit të Zogut, emigroi në Bari të Italisë. Më 2 mars 1925, ndërsa dilte nga hotel Kavur, pa përballë djalin e tezes. Ndërsa hapi krahët për ta përqafuar, kushëriri qëllon mbi gjoksin e tij duke e lënë të vdekur. Siç doli më vonë, kjo qe një vrasje politike e organizuar nga vetë mbreti Zog.
Miqtë e tij, Gjon Kamsi dhe Serafin Mazreku, pas vrasjes gjetën në xhepin e xhaketës së tij vetëm 30 lireta italiane. Por “pasuria” e tij e vërtetë ishin 40 kurora lulesh të dërguara nga personalitete nga kolonitë dhe studentët shqiptarë të shpërndarë nëpër botë dhe nderimi që iu si një nga heronjtë më të shquar të kombit shqiptar.
…Sulejman Starova, varrimin ia bëri bashkia!
Kur Sulejman Starova në vitin 1934 dha shpirt nga sëmundja e gjatë dhe e rëndë në vitin 1934, shtypi realist i kohës shkroi: “Vdiq në varfëri, në moshën 54-vjeçare, Sulejman Starova, ministri i Financave, duke lënë në pikëllim gruan e tij Bediha Starova me tre fëmijë. Bashkia do të kujdeset për shpenzimet e varrimit të tij, ndërsa qeveria së cilës i ka shërbyer duhet të kujdeset për fëmijët e tij që i la të vegjël. Në banesën e fundit përcillet nga i gjithë populli i Korçës”.
Ka lindur në vitin 1876 në Starovë të Pogradecit. Mësimet e para i mori në Manastir, ndërsa studimet e shkollës së mesme dhe të lartë i vazhdoi në Stamboll. Pasi përfundoi universitetin punoi në një bankë në Stamboll. Duke qenë nën influencën dhe frymën e rilindësve, u përfshi në lëvizjen patriotike kombëtare. Miku më i ngushtë i tij, njëkohësisht edhe baxhanak, ishte Refat Frashëri, sekretar i Abdyl Frashërit. Refati ishte diplomuar për Mjekësi dhe kishte punuar në Institutin “Lui Paster” në Paris.
Për herë të parë ministër i Financave është emëruar në vitin 1921, ku ka punuar pak kohë. Disa vite më vonë, kur Ahmet Zogu në cilësinë e Kryetarit të Republikës Shqiptare, e emëron dy herë të tjera ministër Finance, në periudhat 27.09.1925 – 10.02.1927 dhe 26.10.1927 – 11.05.1928.
Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, djali i madh i tij, Petriti, pasi provoi torturat në burgun fashist të Tiranës, nga fundi i vitit 1943, u radhit në rreshtat partizane.
Sulejman Starova për kontributet e tij patriotike është vlerësuar, veç të tjerash, edhe nga Këshilli i Komunës Buçimas në Pogradec, me titullin Qytetar Nderi i Buçimasit.
Ministrat e Financave 1912-1939
Abdi Toptani
Adhamidh Frashëri (Gaqo Adhamidhi)
Filip Noga
Fejzi Alizoti
Ndoc Çoba
Tef Curani
Ahmet Dakli
Sulejman Starova
Kol Thaçi
Myfit Libëhova
Luigj Gurakuqi
Milto Tutulani
Lame Kareco
D. Rrok Gera
Dhimitër Pasko
Shuk Gurakuqi
Andon Beça
Sokrat Dodbiba
Ministrat e Financave 1945-1991
Ramadan Çitaku
Qirjako Harito
Abdyl Këllezi
Tuk Jakova
Aleks Verli
Lefter Goga
Haki Toska
Qirjako Mihali
Nik Gjyzari
Andrea Nako
Ministrat e Financave 1991 – 2017
Qemal Disha
Anastas Angjeli
Genc Ruli
Robert Çeku
Piro Dishnica
Dylber Vrioni
Ridvan Bode
Arben Malaj
Kastriot Islami
Shkëlqim Cani
Arben Ahmetaj
mos e identifikoni me tiranen me xhamine; o derra, as me sahatin, deri sa te prishni xhamine .
TIRAN = TEHRAN.
E THEMELUAN SHQIPETARET OSMANLLINJ
PASI KTHEHESHIN NGA FUSHATA NE IRAN
ME USHTRINE OSMANE, SHEK 16-17.
PO NUK TE PELQEU SHKO MBATHJA,
POR TIRANA KJO ESHTE.
Besimi fetar e zbukuron shortin e njeriut dhe pse qenka xhamija antikombetare?
Doni të ndani shoqërinë nga besimi fetar, siç bëri rregjimi komunist?
Tirana e vjetër ka qenë më xhami. Erdhen morracaket e kuq dhe hoqen cdo të mirë, qysh në 1944…
Ky do t’a ketë prejardhjen o nga Jugu i 44, ose nga Veriu Saliut…
Shko ore atje nga e ke gjyshin..
Mire eshte ne fakt tjua clirojne Tiranen keta te ardhurit qe te ktheheni prap te qerpiçi.
Kurioziteti me shtyn te dije se kush ishin ministra te financave qe vidhnin para ne financat dhe buxhetin e shtetit.Qe hynin leckaman dhe dilnin bossa qe mateshin me diellin.Sepse ne kohen e hereshme minstrat si rasti ma siper i ministrit Luigj Gurakuqit qe kundërshtoi me forcë marrëveshjet në dëm të shtetit shqiptar për dhënien me koncesion të puseve të vajgurit shoqërive të huaja. Ministërat e tranzicionit bashke me qeverine e Berishes,edhe pse mjek me specializim pasuniversitare mbeti nji qoban barish qe e katranosi si mos ma keq financat dhe ekonomin e vendit,me slloganin famkeq te nji idiotit ekonomist fame keq qe tundte qekun e bardhe.Krijoj perqarje ne popull,krime korrupsion e nji mije e nji te zezat.Ndaj populli ta marrin si mesim qe te mos votoj ma njeri qe asht ne disnivel me civilizimin e shoqerise te kombit shqiptare.Sepse i ban ndere xhepit te zgjedhurit dhe ia ban te zezen vetes duke perfunduar lakuriq me duar ne xhepa e bark thate.
Ky artikull vlen per ti dhane mend qeverimit ne kete kohe tranzicionit qe te bllokojne koncesionet e dhena te huajve dhe ti marrin ne mbrotje te vete si prone e pa tundeshme dhe e administrueme nga vete shteti shqiptare.Te mesojme nga te paret tone patriot te ndershem qe kur vdiqen nuk iu gjet asnji pasuri vetem 30 lireta italiane ne xhep,por iu desht pushtetit te asaj kohe ti varrosnin me shpenzimet e shtetit se nuk kishin nji dyshe ne xhepa dhe qeveria,te ciles i kishte sherbyer,u kujdes per femijet e Tije qe i la te vegjël.
Eshte nje shkrim qe te jep informacionin qe nuk mund ta gjesh dot kollaj. Meson gjithashtu se ky vend paska patur intelektuale te cilet edhe pse kishin ne dore parate e popullit, nuk vune dore per t’i grabitur e jetuar ne lluks, ashtu si beri hajduti Ardian Fullani. Nje BRAVO te madhe per intelektualin Jano.
HISTORI E TREGUAR ME DEMAGOGJI:
Ja cfare tregon Jovani:
“Megjithatë, përveç arsimit masiv dhe shëndetësisë falas, duhen vlerësuar si kolosale bonifikimi i kënetave, ndërtimi i veprave të mëdha të pesëvjeçarëve, që, po të mos ishin shkatërruar nga marrëzia politike e “tokës së djegur” të çdo gjëje komuniste, si dhe nga teoria famëkeqe e “çekut të bardhë”, Shqipëria sot do të ishte shumë-shumë më ndryshe.”
Ne radhe te pare:
SHQYPNIA DO TE ISHTE FARE NDRYSHE PO TE MOS TRADHETOHEJ MUKJA NE 1943 DHE NESE ENVER HOXHA NUK DO T’JA SHISTE VATANIN MOSKES DHE BEOGRADIT PER DY ASPRA NE KEMBIM TE PUSHTETIT TE TIJ MONIST DIKTATORIAL STALINIST.
Dhe se dyti:
Teoria e CEKUT TE BARDHE doli nga Gramoz Pashko, bashkepuntori i Sali Berishes qe ishte cuni i prokurorit gjakatar te Enverit Josif Pashko dhe i Mata Hari-t nimfomane te Enverit Eleni Pashko,
prandaj:
O Jovani Historiani i financave shqyptare qe e shkruan historine si nastradini, degjo nga intelektualet shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij fashtare dru me pre si Spiro Koleka me nje ushtri dallkaukesh te Partise se Punes nga pas pa asnje shkolle, se:
Financat e komunizmit ishin te bazuara tek bythshitja politike e Enverit qe nga Josip Tito i Jugosllavise komuniste deri tek Stalini dhe Hrushcovi i Rusise Bolshevike per te perfunduar tek Mao Ce Duni i Kines Revizioniste deri sa ne fund perfundoi si kokoshi ne nje thele ne vitet 80-90 kur enveri mbeti ne dimrin e Vetmise se Madhe dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.
Ike ore , mos ha m… , ti palo intelolesh !
Intelektuali….akoma me urrejtje ti?!! Ne nje vrime i bie…Artikullshkruesi eshte i paanshem ne ato qe shkruan. Pushteti popullor thau kenetat, zhduku malarjen dhe analfabetizmin dhe u shkerdheu fisin atyre qe hiqeshin si dyer te medha feudale, por kete te fundit nuk e beri dhe aq mire…
Akoma te ka ngelur mendja 30 vjete mbrapa . shkrimi ne fjale flet per tjeter gje . kujton figura te harruara nga historia.
O INTELEKTIALI! Te ka mbetur ora dhe me sa shoh ke doza te theksuara urrejtjeje. Autori i shkrimit, me sa shoh, ka bere nje pune te lodhshme e te paanshme. Ty te jane verrbuar syte dhe ke lajthitur. Ai i jep lexuesit serioz shqiptar nje histori te intelektualeve dhe politikaneve te vendit qw pothuajse jane harruar. Duhet te jesh fytyre e vrerosur qw e shikon realitetin me syze katrani. Turp te kesh! Urrejtja eshte dashuria e te deshperuareve.
Ky do t’a ketë prejardhjen o nga Jugu i 44, ose nga Veriu Saliut…
Shko ore atje nga e ke gjyshin..
Po flet per tironen e gjizes . hudhres . salepit dhe shallvareve tere mut
Shqiperia, pa dashur te nevleresoj edhe krahinat e tjera se te gjithe jemi shqiptare por po te shohesh me vemendje ecurine shtet-formuese te saj, eshte produkt i kater qyteteve; Shkodres, Vlores, Korçes dhe Gjirokastres. Jane qytetet e pararojes intelektuale dhe kultures, qe kane rezatuar drite dhe ne pjeset e tjera te shtetit shqiptar.
BRAVO … HISTORIE INTERESANTE …. MESOVA NJE GJE QE SE DINJA ..KETO PATRIOTE ..ISHIN DHE INTILIGENTA .. KACI EDHE TIRONA KA PSUR NJEEZ TE ZGJUAR …PO ISHIN ME SHUME BIZNESMANE .. PO TI LEJONTE ENVERI ..SUPER MARKETAT E PARA DO TE NDERTOHESHIN QE NE 55 ..OSE 60 ..KISHTE TIRONSA QE KISHIN MAGAZINA NE ITALIE NE GREQIE …POR QE DIKTATURA JA MORRI ME DHUNE ..KUR NE EUROPE DEMOKRACIA ..I LA TE LIRA …. POR KETO BURRA PASKAN BERE NJE GJE TE MADHE PER KOHEN …. SEPSE TURKU NA KISHTE LENE MBRAPA BOTES…… NUK ISHTE E LEHTE TE NGIRESHE NE KEMBE APRES NJE CIKLONI SI TURQIA ….MERCI ..HEJ ARBEN … JEMI ILLIRIAN E DHE JO TURQ …. MESO MIRE HISTORINE ..PASTAJ ZHGARRAVIT … TEHERAN .. HA HA HA TRAHANA ME MIRE … COPE MISHI ….
Me te lumte Jani Jano,ja bere forra !
Jovan Jano me te lumte pena se ke realizuar sa tejkaluar ate thenien proverbiale:_BEME-O BABA te te NGjAj !
Keshtu eshte kur PEMA bie nen PEME.
( Pershenditie te dyfishte po pres daten !3 tetor,,ketu ne Toroto me vjen Mihali yt vella.Po jetoj me vite 55=58 ne Lushnje Tuaj,marre ngohtesi nga babai juaj-Llaqi …me te kaluar vitet erenda te emigracionit Mihali yne pasues dhe sot me pasuesit e F.D Nolit te Madh-paraprires.
Me kete shkrim me tregove shume te panjohure. Faleminderit.
Guri Naimit D.