Gjatë ditëve të fundit shtypi në të gjithë botën është marrë me akordin mbi programin bërthamor të Iranit. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Irani ranë dakord që ky i fundit të kufizojë procesin e pasurimit të uraniumit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike dhe tregtare.
Akordi, ndonëse provizor dhe pa mekanizma që garantojnë respektimin e tij, u celebrua si një arritje e madhe nga komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Por Irani është një vend shumë i ndërlikuar për t’u kuptuar. Historia e tij e kohëve të fundit është unike dhe e pabesueshme për shpejtësinë the thellësinë e ndryshimeve nëpër të cilat ka kaluar. Nga viti 1979 është një Republikë Islamike dhe në botë ka vetëm katër të tilla. Ajo iraniane është e vetmja e qeverisur nga shiitët. Para kësaj date Irani ishte një monarki me në krye Shahun, aleati më i madh i SHBA-së në Lindjen e Mesme. Revolucioni ndryshoi gjithçka dhe prej asaj kohe Irani është një vend shumë i ndryshëm nga ç’ishte më parë, i cili përfundoi në qendër të vëmendjes së politikës së jashtme të shumë shteteve në botë.
Si u bë Irani mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Para vitit 1979 Iranin e qeveriste Shahu: kështu quhej mbreti i Persisë dikur sepse në fakt bëhej fjalë për një monarki. Nga viti 1941 deri më 1979-n shahu ishte Reza Pahlevi, i cili trashëgoi detyrën nga i ati, Reza I, i detyruar të abdikonte në vitin 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fund të luftës Mbretëria e Bashkuar, që kishte qenë fuqia dominuese në Lindjen e Mesme deri në atë moment, vendosi të mos angazhohej më atje: qeveria e re laburiste britanike preferoi të përdorte burimet e saj për rindërtimin kombëtar më shumë se për politikën e jashtme. Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për një aleat që ta zëvendësonte dhe që të zhvillonte funksionet e “policit” në këtë rajon: zgjodhën Iranin e Shahut, i konsideruar si mjaft i besueshëm. Ky e pranoi rolin edhe pse me disa pikëpyetje.
Aleanca me SHBA-në u bë e plotë në vitin 1953, kur Shahu rimori kontrollin e vendit me një grusht shteti të drejtuar kundër nacionalistit Mohammed Mossadegh dhe në të kontribuan shërbimet sekrete amerikane e britanike. Ndërkaq Irani u afirmua si shtet prodhues dhe eksportues i naftës. Fitimet e mbledhura i lejuan të blinte shumë armë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për ta transformuar ushtrinë iraniane në ushtrinë më të fortë në Lindjen e Mesme. Ky ishte Irani që u pëlqente amerikanëve e që ish-sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, e sintetizoi kështu:
“Nuk kishte asnjë mundësi për të dërguar forcat amerikane në Oqeanin Indian në mes të luftës në Vietnam dhe ndërsa Amerika përjetonte traumën, boshllëku i lënë nga tërheqja britanike, duhej të plotësohej nga një fuqi lokale në favorin tonë. Në këtë mënyrë Iraku do të shkurajohej në kanosjen që ushtronte kundër Emirateve të Gjirit, Jordanisë apo Arabisë Saudite.Një Iran më i fortë do të shuante tundimet indiane për pushtimin e të gjithë Pakistanit. Dhe e gjithë kjo mund të bëhej pa futur në mes burimet amerikane, meqë Shahu ishte i gatshëm të paguante armët me të ardhurat e shitjes së naftës”.
Revolucioni islamik i Khomeinit në vitin 1979
Në vitin 1979 në Iran ndodhi revolucioni më i pabesueshëm i historisë së Lindjes së Mesme, po ashtu edhe më i rëndësishmi dhe domethënësi nga këndvështrimi politik ndërkombëtar. Vitet që paraprinë revolucionin u shënuan nga një rritje progresive e të pakënaqurve dhe protestave në të gjithë vendin. Arsyet sintetizoheshin në tri pika:
Së pari, midis viteve 1963-1979 në Iran ndodhi i ashtuquajturi “revolucioni i bardhë”: një program shumë i gjerë në reforma të sugjeruara nga administrata amerikane e John F. Kennedy, për t’i paraprirë kërkesave për ndryshim të opozitës. Por, modernizimi ishte shumë i shpejtë dhe u akuzua mbi të gjitha nga fetarët se Irani po bëhej perëndimor. Pritshmëritë e iranianëve u shtuan, por jo në një linjë paralele me zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër korrupsionit brenda monarkisë.
Në vitin 1976 vendin e përfshiu kriza (prej disa vitesh situata delikate midis Izraelit, Egjiptit dhe Sirisë kishte ngadalësuar prodhimin e naftës) me nivelet e larta të papunësisë dhe inflacionit: nga maji i 1977-s filluan protestat e intelektualëve, të cilave më pas iu shtuan ato të fetarëve dhe të të moderuarve.
Midis atyre që protestonin, një figurë u bë e dukshme më shumë se të tjerat, e që më pas shënoi ndryshimin thelbësor në historinë e Iranit: ajatollah Ruhollah Khomeini (ajatollah do të thotë “shenja e Zotit” dhe është titulli më i lartë që iu jepet përfaqësuesve të rëndësishëm të klerit shiit).
Khomeini i mërguar në Paris, më pas jetoi për disa vite në Irak. Ai ishte një prej fetarëve më autoritarë nga këndvështrimi doktrinor, që luftoi betejën politike më të ashpër kundër Shahut.
Predikimet e tij nuk patën shumë ndikim në Iran deri në momentin e përhapjes së audiokasetave me anë të të cilave Khomeini bëri të njohura nëpër të gjithë vendin bindjet e tij. Ai u rikthye në Iran më 1 shkurt të vitit 1979 dhe u prit nga rreth 3 milionë persona, ndërsa Shahu tashmë ishte larguar nga vendi.
Në mars të vitit 1979 iranianët vendosën një referendum për të rrëzuar monarkinë dhe për t’u kthyer në një Republikë Islamike: 98% e popullsisë votoi në favor të kësaj zgjidhjeje. Irani ishte vendi i tretë në botë që adaptoi këtë sistem pas Pakistanit (1956) dhe Mauritanisë (1958), por ishte i pari që qeverisej nga shiitët dhe jo sunitët.
Brenda pak muajve pati ndryshime të rëndësishme: u shtypën minorancat fetare dhe etnike në kërkim të autonomisë dhe u sulmuan selitë e organizatave të majta, u kufizua liria e shprehjes dhe muzika u kthye në të paligjshme. Shumë nga këto ndalime janë në fuqi ende sot.
Sipas Kushtetutës së re, Khomeini u bë juristi suprem. De facto mbante detyrën më të rëndësishme në Iran. Nga viti 1989, pra nga vdekja e Khomeinit, kjo detyrë ushtrohet nga Ali Khamenei.
Si është Irani pas revolucionit
Gjatë 30 viteve të fundit Irani ka qenë një nga problemet më të mëdha të politikës së jashtme të disa shteteve perëndimore. Republika e re Islamike u tërhoq shpejt nga sistemi i aleancave që kishte krijuar Shahu. Shtetet e Bashkuara e gjetën veten pa aleatin e tyre kryesor në Lindjen e Mesme dhe nuk ishte një problem i vogël duke parë rëndësinë që rajoni kishte në planin e prodhimit dhe eksportimit të gazit dhe naftës. Në vitin 1979, raportet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u thyen plotësisht për shkak të së ashtuquajturës “krizë e pengjeve”, e filluar më 4 nëntor 1979, kur qindra studentë islamikë pushtuan ambasadën amerikane në Teheran, si reagim ndaj azilit që qeveria e SHBA-së i kishte dhënë Shahut. Studentët sekuestruan 50 pengje brenda ndërtesës diplomatike për 444 ditë. Ngjarja është rrëfyer në disa dokumentarë, libra dhe filma dhe u konsiderua si një nga motivet e mposhtjes elektorale të presidentit Jimmy Carter. Filmi më i vlerësuar nga kritika me subjekt këtë temë është “Argo” i Ben Afleck, i nderuar këtë vit me çmimet më të rëndësishme “Golden Globe” dhe “Oscar”. Siç shkruan iraniania, Farian Sabahi në librin “Historia e Iranit”:
“Khomeinit i takon merita apo, sipas disave, faji se e ka shndërruar shiizmin nga një rrymë paqësore e Islamit në një ideologji politike dhe teori të botës së tretë që sfidoi imperializmin e personifikuar nga fuqitë e huaja dhe nga borgjezia e lartë iraniane.
Vitet që vijuan pas 1979-s ishin veçanërisht të vështira për iranianët: më parë ishte lufta kundër Irakut të Saddam Husseinit, që zgjati 8 vjet dhe që ishte një nga konfliktet më të gjata, të padobishme dhe të përgjakshme në historinë e rajonit. Pastaj filloi bashkëpunimin me disa nga regjimet armike të Perëndimit (si Siria, Koreja e Veriut, Kina) dhe me disa lëvizje terroriste, midis të cilave ajo libaneze e Hezbollahut.
Nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka imponuar sanksione ekonomike dhe tregtare Iranit për të ndaluar tentativën e tij për ndërtimin e bombës atomike, e cila është mohuar gjithnjë nga iranianët, që kërkojnë të drejtën e tyre për të zhvilluar energjinë bërthamore civile. Por ata nuk kanë ofruar të dhëna të mjaftueshme për impiantin dhe projektet në lidhje me të.
Marrëveshja e arritur këtë 24 nëntor, u konsiderua “historike” pikërisht për të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Irani që nga viti 1979 e deri më sot. Akordi midis tij dhe Shteteve të Bashkuara mbërriti mbas një sërë hapjesh diplomatike, të bëra nga presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani. Natyrisht që nuk është e qartë nëse është hapi i parë drejt raporteve më pak të ngurta me Perëndimin, apo është vetëm një strategji për të lehtësuar sanksionet ndërkombëtare që kanë shkaktuar një krizë të rëndë mbi ekonominë iraniane./D.Gjuzi
Ayatollah Ali Khameini-Lideri shpirteror dhe pragmatik i popullit iranian!
Pershtatur sipas materialit origjinal ne revisten Amerikane “Times”
Pergatiti:R.MOISIU
“Kur ju bisedoni me Ayatollah Ali Khameinin, ju ndjeni se kini te beni me nje njeri me nje bote shpirterore te pasur ne vlera njerezore ,dhe cdo gje eshte ne duart e tij,tani e pergjithmone. Ai eshte nje njeri pragmatik qe ne fund ai merr vendime bazuar ne interesat kombetare.”
Njeriu me i fuqishem ne Iran, lideri Suprem & Shpirteror i vendit ,me nje modesti qe e karakterizon qendron larg zyrave te praruara me ar , me zbukurime e dekoracione madheshtore.Ai i lejon vetes se tij ,duke jetuar ne nje qytet ,si Mullah, ndersa shume nga zyrtaret e tij ,te cilet sherbyen kur ai ishte ne pushtet ndertuan vila madheshtore buze detit Kaspik,dhe udhetojne me makina luksoze.Ai i pret vizitoret dhe organizon takimet me njerezit ne zyra te thjeshta dhe i ulur ne dysheme sipas zakonit dhe tradites fetare te vendit. Posterat me potretin e tij jane te kudogjendura ne qender te Teheranit, duke e portretizuar Khameinin ,me teper nje njeri publik e te thjeshte,me zyze te erreta dhe te trasha , dhe nje shall me kuadrate,se sa nje revolucionar.
“Kur ju bisedoni me te ju ndjeni se kini te beni me nje njeri me nje bote shpirterore te pasur ne vlera njerezore dhe cdo gje eshte ne duart e tij tani e pergjithmone”
Per boten e jashtme ,fytyra dominante e regjimit te Iranit ,njihet ajo e Presidentit aktual ,Mahmoud Ahmedinejad, i cili qe me zgjedhjen e tij si President ,vitin e kaluar ,reflektoi duke kercenuar Israelin,duke vene ne pikepyetje Holokaustin e duke sfiduar kerkesat e Teherant per dyshimet qe linden per ndalimin e programit nuklear.Veprimet e nxituara dhe te ashpra te Ahmedinejad kane krijuar shqetesime,se nje dite ai mund ta coje vendin ne lufte me kundershtarin e tyre te hershem ,SHBA-te,megjithse ,turfullimi, veprimet dhe vendimet e tij jane te permbajtura.Struktura ligjore e Republikes Islamike dhe Kushtetuta iraniane vendosin ne plan te pare dhe mbi cdo,edhe mbi vendimet e presidentit , “VETO POWER”,te autoritetit politik baze te Khameinit,66 vjecar ,i cili u be Lideri Suprem Shpirteror i popullit iranian ,me 1989 ,pas vdekjes se Ayatollah Ruhollah Khomeini .Eshte Khameini ,ai qe thote fjalen e fundit ,per problemet madhore te vendit.Si rezultat-profili i tij prej kleriku-duke shmangur gazetaret dhe median ,-eshte figura kryesore dhe vendosese qe do te percaktoje nese polemika nukleare do te zgjidhet paqesisht e palendime ,e per te mos lejuar Iranin drejt konfrontimit me SHBA-te dhe aleatet e saj.Ata ,te cilet e njohin Khameinin ,shprehen se ai beson ne te drejten e Iranit per fuqine nukleare ,por gjithashtu deshiron te shmange ndeshkimet qe mund te dobesojne Iranin dhe te tronditin regjimin theokratik ne fuqi.”Ai eshte nje njeri pragmatik ,qe ne fund ai i merr vendimet duke u bazuar ne interesat kombetare.Pragmatizmi i Khameinit po tregohet fare qarte tani qe regjimi i Iranit po tregon vullnetin e mire per te negociuar ne keta muaj .Nje diplomat perendimor dhe nje ekspert iranian ,mendojne se ne letren qe Presidenti iranian i dergoi Presidentit Bush eshte dora dhe mendimi i Khameinit -si nje nga perpjekjet e para te nje kontakti direkt te nivelit te larte mes dy vendeve qe me 1979.Pasi Keshili iSigurimit te Kombeve te Bashkuara ,Gjermania dhe Bashkimi Europian ,i prezantuan Teheranit paketen stimuluese ,per te ndihmuar e per te bindur Iranin te ndaloje pasurimin e uraniumit .Khameini e autorizoi Presidentin qe ta marre propozimin si nje “hap pozitiv”.Ahmedinejad nga ana tjeter ,u shpreh se Irani po planifikon t’i pergjigjet ofertes te Perendimit ,nga mezi i muajit gusht,por administrata e Bush-it mendon se eshte vone .SHBA-te ,donin nje pergjigje ne fund te qershorit Analistet prane regjimit te Iranit shprehen se Khameini mund te pezulloje pasurimin e uraniumit per nje periudhe te caktuar ,por do te shmange disa specifika ,me shpresen per te zgjatur bisedimet dhe veprimet parandaluese nga ana e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Irani nuk do te thote “Jo”,-shprehet nje anetar i kabinetit qeveritar iranian ,por nuk donte thote as “Po’,menjehere .Po cfare deshiron Khameini??Ne Teheran ,spekullimet rreth ambicjeve te klerikut dhe e ardhmja e partnershipit te tij me Ahmedinejad ,jane nje loje zbavitese per njeres brenda kabinetit qeverises.Por ,Doktrina e Khameinit e “velayet -efaqih”i jep atij te drejten teollogjike per te qeverisur.Khameini i perket me shume nje Mullah-i,shi’it.i cili akoma ndodhet mes kritikave te ashpra te premoderuarve.Ai mban ore -shprehet dikush shume prane tij ,per te ilustruar se sa ndryshon Khameini nga miqte e tij klerike.Ai vesh pantallona xhinse dhe i ngjitet malieve Albora ,rrotull Teheranit ,dhe luan TAR(nje lloj vegle muzikore me harqe),sipas tradites se vendit dhe i qendron besnik pararendesit te tij ,Khomeinit .Khameini e konsideron Perendimin te falimentuar dhe moralin e shoqerise perendimore te piset -por kur ai semuret – bashkon besimin te Zoti me doktore te trainuar ne Perendim per tu kuruar.Ajo c’ka i mungon Khameinit eshte karizma populiste e pararendesit te tij,qe do te thote se ai ka pranuar rolin e Ahmedinejad si nje agjitator i flakte.Ata takohen dy here ne jave mbremjeve dhe njeres intime afer tyre i pershkruajne marredhenjet e tyre si ato te :NJE DISHEPULLI ME LIDERIN E TIJ! Khameini e vlereson publikisht Presidentin ne fjalimet e tij dhe i ofron kriticizmin e tij ,privatisht .Ahmedinejad nga ana e tij ka hedhur poshte mendimin dhe injoron kundershtaret politike ,te cilet Khameini i konsideron si nje kercenim.Zyrtare dhe analiste shprehen se Khameini kurre nuk e ka ndjere veten kaq shume nen kontroll.”Khameini e ndjen qe Presidenti ndan vlerat e tij -keshtuqe ai e shikon qeverine e drejtuar prej tij ,me te forte e te qendrueshme se me pare -shprehet nje analist qe ka lidhje te ngushta me nje zyrtar konservator te rangut te larte .Aleatet e klerikut jane te ndjeshem me perceptimin qe fitorja e Ahmedinejad ,ka krijuar nje kundershti ne profilin popullor te Liderit Suprem Shpirteror .”Ai nuk ka dyshime aspak -shprehet nje zyrtar afer Khameinit .Ndersa nje zyrtar i vjeter iranian dhe nje diplomat perendimor ,shprehen se Khameini i terhoqi vemendjen Ahmedinejad per deklaraten e nxituar qe beri se “Israeli duhet te fshihet nga harta”,.Edhe analiste ne Teheran -shprehen se Khameini eshte i shqetesuar ,rreth asaj se sa ashper i trajton Presidenti iranian ,problemet domestike te vendit .Gjithashtu diplomati perendimor shkon edhe me tutje duke u shprehur se Presidenti iranian eshte “ne prove”,Disa iraniane spekulojne se “Paparashikueshmeria e tij”,mund ta detyroje Khameinin ta zevendesoje ate.Eshte shume e veshtire per tu besuar se deri kur do te vazhdoje kjo marredhenje midis tyre.Khameini nuk mendon te miratoje prerogativat nukleare pa nje cmim.Marreveshja e Bush-it per tu bashkuar me negociatoret europiane u konsiderua nga iranianet si nje goditje e befasishme per strategjine e nje pazarlleku te veshtire te Khameinit .Ata te cilet i qendrojne afer klerikut shprehen se ndoshta ai me vullnetin e tij do te bjere dakort per limitet e programit nuklear te Iranit por edhe ne rast se bisedimet me SHBA-te do te japin garancite e sigurise dhe te shperberjes se embargos te SHBA-se ,ndaj Iranit.Qeveria mezi pret te negocioje .Tani Khameini deshiron te dije nese Uashingtoni e ndjen njesoj si ai per bisedimet dhe per te negociouar.
Shkrimi qe sapo hodha me siper i perket dates 12 Korrik 2006!Ju flm per Mirekuptimin
Z.Rajmonda
Lexova vetem dy rreshta nga pershtatja e jote.Nuk kuptoj cfare deshe te transmetosh se mos Kohmeini eshte i mire?Jo zonje Ajatollahi eshte nje fanati islamik dhe shtypes i lirise te njerzce dhe perkrah zhdukjen e te tjerve dhe luften e shenjet .vetem kaq mjafton