Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Historia e një vajze “eskort”: Nuk kam frikë nga burrat, por nuk u zë besë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Historia e një vajze “eskort”: Nuk kam frikë nga burrat, por nuk u zë besë
AktualitetKomunitetLajme Flash

Historia e një vajze “eskort”: Nuk kam frikë nga burrat, por nuk u zë besë

Dita
Published March 27, 2015
Share
SHARE

Kjo është historia e një studenteje britanike, e cila punon si vajzë “eskort”. “Jenny” pranon se ajo ka bërë seks për herë të parë me para kur ishte 18 vjeçe. “Ndodhi në makinën e një të panjohuri”, tregon ajo për reporterin e BBC.

Rreth një vit më vonë, pasi nisi studimet në universitet, ajo vendosi ta marrë këtë punë seriozisht dhe u rregjistrua në një website ekskort. Tani Jenny është 22 vjeçe dhe ka zgjedhur ta fitojë jetesën duke kryer seks me të panjohur, por ajo pohon se është “gjithmonë roje e vetes” sa herë që është me një klient.

Jenny e tregoi historine e saj si një studente që është punonjëse seksi, edhe pse preferoi të mos tregonte emrin e saj të vërtetë.

“Nuk mendoj se pata ndonjë influencë pozitive për ta bërë këtë gjë. Thjesht mendova, nuk kam asgjë për të humbur. Nëse do zbuloja se kjo gjë do më degradonte, s’do e bëja, por nuk ndodhi. Dhe po une po shijoj një jetë të mirë. Qeraja ime ishte shumë e shtrenjtë dhe unë nuk doja t’u kërkoja para prindërve të mi”. Edhe pse Jenny e quan këtë “jetë të mirë”, ajo pohon se është e vetëdijshme ndaj rrezikut të pasjes seks me persona të panjohur. “Nuk kam frikë nga burrat, por nuk u zë besë. Gjithmonë jam rojtare e vetes”, pohon ajo. Jenny pohon se ishte e tmerruar herën e parë dhe ndihej e pasigurtë ndonjëherë, por shton se asnjëherë nuk ka pasur frikë për jetën e saj.

“Klientët japin përshtypjet e tyre në faqen që unë përdorur për shërbime të tjera ekskort. Disa prej tyre nuk e bëjnë këtë gjë dhe në këtë rast unë nuk i shoh më ata. Ndonjëherë ata kanë dyshime dhe unë e mbaj çantën time afër vetes që të iki sa më shpejt të mundem. Shumica e kohës puna është krejtësisht e sigurt, është ok”, thotë ajo.

“Shumë njerëz janë fizikisht më të mëdhenj dhe më të fortë se unë. Unë nuk nuk shkoj tek klientët duke supozuar se ata do të më “vënë poshtë” dhe do të më detyrojnë të bëj gjëra që unë nuk dua të bëj. Unë kurrë nuk jam ndjerë sikur ata do të më përdhunojnë”, vijon ajo.

Sipas statistikave të publikuara nga BBC në një studim të bërë, një në 20 studentë punon në industrinë e seksit. Jenny ka pohuar se ajo tashmë se mban më mend numrin e meshkujve me të cilët ka shkuar. “Mund të jenë mes 300 dhe 1000″, pohon ajo.

Dita March 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • arber says:
    March 28, 2015 at 2:17 am

    pse e shkruani kete mut artikull cfare mesimi jepni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?