Kjo është historia e një studenteje britanike, e cila punon si vajzë “eskort”. “Jenny” pranon se ajo ka bërë seks për herë të parë me para kur ishte 18 vjeçe. “Ndodhi në makinën e një të panjohuri”, tregon ajo për reporterin e BBC.
Rreth një vit më vonë, pasi nisi studimet në universitet, ajo vendosi ta marrë këtë punë seriozisht dhe u rregjistrua në një website ekskort. Tani Jenny është 22 vjeçe dhe ka zgjedhur ta fitojë jetesën duke kryer seks me të panjohur, por ajo pohon se është “gjithmonë roje e vetes” sa herë që është me një klient.
Jenny e tregoi historine e saj si një studente që është punonjëse seksi, edhe pse preferoi të mos tregonte emrin e saj të vërtetë.
“Nuk mendoj se pata ndonjë influencë pozitive për ta bërë këtë gjë. Thjesht mendova, nuk kam asgjë për të humbur. Nëse do zbuloja se kjo gjë do më degradonte, s’do e bëja, por nuk ndodhi. Dhe po une po shijoj një jetë të mirë. Qeraja ime ishte shumë e shtrenjtë dhe unë nuk doja t’u kërkoja para prindërve të mi”. Edhe pse Jenny e quan këtë “jetë të mirë”, ajo pohon se është e vetëdijshme ndaj rrezikut të pasjes seks me persona të panjohur. “Nuk kam frikë nga burrat, por nuk u zë besë. Gjithmonë jam rojtare e vetes”, pohon ajo. Jenny pohon se ishte e tmerruar herën e parë dhe ndihej e pasigurtë ndonjëherë, por shton se asnjëherë nuk ka pasur frikë për jetën e saj.
“Klientët japin përshtypjet e tyre në faqen që unë përdorur për shërbime të tjera ekskort. Disa prej tyre nuk e bëjnë këtë gjë dhe në këtë rast unë nuk i shoh më ata. Ndonjëherë ata kanë dyshime dhe unë e mbaj çantën time afër vetes që të iki sa më shpejt të mundem. Shumica e kohës puna është krejtësisht e sigurt, është ok”, thotë ajo.
“Shumë njerëz janë fizikisht më të mëdhenj dhe më të fortë se unë. Unë nuk nuk shkoj tek klientët duke supozuar se ata do të më “vënë poshtë” dhe do të më detyrojnë të bëj gjëra që unë nuk dua të bëj. Unë kurrë nuk jam ndjerë sikur ata do të më përdhunojnë”, vijon ajo.
Sipas statistikave të publikuara nga BBC në një studim të bërë, një në 20 studentë punon në industrinë e seksit. Jenny ka pohuar se ajo tashmë se mban më mend numrin e meshkujve me të cilët ka shkuar. “Mund të jenë mes 300 dhe 1000″, pohon ajo.
pse e shkruani kete mut artikull cfare mesimi jepni