Gjatë një takimi në Gjirokastër, ambasadorja gjermane në vendin tonë, Carola Muller Holtkemper, është shprehur se Shqipëria nuk ka ende një shtet ligjor. Duke folur për kriteret që vendi duhet të plotësojë për anëtarësim në BE, Holtkemper tha se shteti ligjor është ndër pikat më të dobëta. Ambasadorja gjermane e cilësoi situatën parazgjedhore si të tensionuar, ndërsa në lidhje me nismën e kryeministrit për uljen e moshës së votuesve u shpreh se tashmë është shumë vonë. Holtkemper ishte sot paradite në Gjirokastër, ku bashkia e këtij qyteti i akordoi titullin “Qytetare Nderi”.
E cuditeshme eshte me keta te huajit qe jane perfaqesues te vendeve perendimore ne tirane, keta e njohin njesoi si shqiptaret situaten ne shqiperi ne te gjitha drejtimet dhe mezi i nxierin keto kritikat si me grepa,ketyre ose nuk u lejohet ose nuk duan te shprehen dhe jo te gjithe p.sh ish ambasadori i danimarkes apo ai i hollandes i thoshin gjerat me troc.
ose ish ambasadori i amerikes qe mbasi iku filloi te cfryhet mire.