Stephen Dockerill peshonte 210 kilogramë dhe e kishte ëndërr të dobësohej. Falë një operacioni gastrik, ai arriti të hiqte gjysmën e peshës trupore, por kjo nuk zgjidhi asgjë. Stephen ka tashmë një bark të varur që e pengon të kryejë edhe nevojat më elementare personale. 48-vjeçari thotë se i duket vetja i burgosur brenda trupit të vet. “Jam i kënaqur që u dobësova, por bëj një jetë të vetmuar për shkak të lëkurës së lëshuar. Punët e përditshme janë të vështira për mua. E kam të vështirë të vishem dhe të urinoj në banjë”, thotë 48-vjeçari. Për shkak të shëndetit të tepërt dhe problemit të lëkurës që erdhi më pas, ai thotë se ka 11 vjet që nuk fle me një femër.
“Kur ulem, barku më arrin te kyçet e këmbëve dhe më duhet të vendos dy jastëkë poshtë, në mënyrë që të mos lodh shpinën me peshën e tij”, thotë ai. Burri po përpiqet të gjejë një doktor që të marrë përsipër heqjen e lëkurës së tepërt, e cila nuk e lë të flejë as gjumë.
“Nuk mund të fle në shpinë për shkak të presionit të barkut, më duhet të shtrihem anash. Por nëse dua të rrotullohem, më duhet fillimisht të ngre e të kaloj barkun në anën tjetër”, thotë ai.
nje operacion do te ndihmonte ne kete rast shume