Dashi
Edhe pse dita e sotme pritet të jetë disi e turbullt, për shkak të yjeve që akoma nuk ju favorizojnë, mund të ndjeni një lloj sigurie në vetvete që do t’ia dilni mbanë. Mirë erosi.
Demi
Hëna ka hyrë në një orbitë të tillë që ndikimi i saj ju bën nervozë prandaj edhe humori juaj do të jetë i alternuar. Megjithatë, është Afërdita në një pozicion të favorshëm për dashurinë.
Binjakët
Sot Merkuri, ylli mbështetës i juaji do të jetë në një orbitë të favorshme dhe do t’ju mbështesë në angazhimet tuaja në punë. Humori juaj sot mund të lerë pak për të dëshiruar.
Gaforrja
Fusha më e mirë sot për ju pritet të jetë sektori i ndjenjave, pasi atje do të përqëndrohet edhe ndikimi yjeve të mirë. Ju vijnë propozime të reja të cilat duhet ti vlerësoni. Erosi pozitiv.
Luani
Duhet të tregoheni aktivë, në mënyrë që në finsh të keni mundësi të arrini para të tjerëve. Ndjeheni të ripërtërirë fizikisht nga ndikimi i Marsit dhe shumë “dashnorë” nga një Afërditë pozitive.
Virgjëresha
Sot pritet të jetë një ditë e mirë për sektorin ku keni më shumë probleme, siç janë raportet ndërpersonale. Kujdes sepse e teproni vazhdimisht me shpenzimet pa asnjë kriter.
Peshorja
Me Marsin dhe Uranin në një orbitë që kontrastojnë ndikimin negativ të Saturnit dhe Hënës sot mund të tregoheni shumë të vendosur për të hedhur një hap shumë domethënës për ju.
Akrepi
Me hyrjen e Hënës pozitive në shënjë, do të fashiten tensionet dhe do të jeni më pak të trazuar shpirtërisht. Ju vijnë oferta të ndryshme, por kjo s’do të thotë se duhet të nxitoheni.
Shigjetari
Keni shumë plane e projekte, por me zbehjen e ndikimit të Merkurit zbehet dhe frymëzimi aq i nevojshëm për të qenë krijues. Bëni pak kujdes me sëmundjet e stinës.
Bricjapi
Dita e sotme pritet të jetë pak a shumë e pa ndryshime dhe do të jetë kryesisht e qetë me Afërditën që duket se do të sjellë qetësi shpirtërore. Marsi sjell shumë optimizëm për ju.
Ujori
Janë një mori planetesh që sot ju mbështesin në shumë fusha, kryesisht në atë të raporteve sentimentale, prandaj duhet të përfitoni për të vendosur një lidhje të re. Mirë shëndeti.
Peshqit
Stresi i akumuluar nga njëra anë dhe angazhimet në disa drejtime njëherësh, nga ana tjetër, bëjnë që sot të jeni disi të papërqendruar e në ndonjë rast edhe nervozë. Keni nevojë për partnerin.