Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 06 qershor 2016
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 06 qershor 2016
Horoskopi

Horoskopi, 06 qershor 2016

anazapta
Published June 6, 2016
Share
SHARE

Dashi

Nëse sot vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, kjo vjen për shkak të efekteve negative të Marsit he Saturnit. Ndoshta është më mirë të qëndroni disi të tërhequr.

 

Demi

Duke pasur një kuadër yjor tejet pozitiv, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

 

Binjakët

Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

 

Gaforrja

Edhe për ju dita e sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj të luhatshëm.

 

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi mund irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

 

Virgjëresha

Me afrimin e fundjavës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

 

Peshorja

Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite bëheni të papërmbajtshëm.

 

Akrepi

Merkuri dhe Afërdita në Orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

 

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

 

Bricjapi

Me pranverën në prag duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurt e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

 

Ujori

Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

 

Peshqit

Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

anazapta June 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?