Dashi
Dita e sotme premton udhëtime, takime. Do të jeni shumë miqësorë dhe optimistë dhe do të ndjeheni mirë kudo, edhe në ambiente jo të zakonshme për ju. Momente të bukura për ata që janë çift.
Demi
Jeta ju buzëqesh për kjo nuk do të thotë që mund ta teproni, sidomos në çështjet financiare. Kujdes me paratë që ju dalin nga portofoli, do të keni shpenzime të pa parashikuara.
Binjakët
Do të jetë pikërisht dita e sotme ku ju do ta ndjeni të nevojshme të qëndroni pranë partnerit tuaj dhe për të dialoguar me të. Kjo është një lëvizje shumë e mirë pasi do të sqaroni shumë gjëra.
Gaforrja
Një atmosferë e qetë dhe stimuluese, ideale për të pasur pranë në shoqërinë e personave të afërt. Mundohuni që të parashikoni sjelljet e kolegëve tuaj, ka mundësi të keni një debat me ta.
Luani
Hëna tek Shigjetari ju bën pak të plogësht dhe pa ndonjë nxitje për të zhvilluar punën që keni nisur. Mos u dëshpëroni kjo është një gjendje kalimtare që do të kalojë shumë shpejt.
Virgjëresha
Në qoftë se doni të evitonit zënkat dhe grindjet e kota mos reagoni në mënyrë kritike me njerëzit që ju rrethojnë, sidomos me familjen. Mund të keni shqetësime me stomakun. Ndryshoni pak mënyrën e të ushqyerit.
Peshorja
Dita e sotme është shumë e veçantë. Do të ndiheni mirë në praninë e miqve tuaj të ngushtë të cilët kishit kohë që nuk i kishit takuar. Për ata që janë single ndoshta ndonjë njohje e re.
Akrepi
Gjithmonë të pakënaqur. Do të refuzoni shumë propozime në punë për shkak të kushteve që ju kanë përcaktuar. Bëni mirë t’i rishikoni edhe njëherë këto çështje, ndoshta nuk janë edhe aq të papranueshme.
Shigjetari
Falë hënës në shenjë do të ndiheni të përkëdhelur nga fati. Ndoshta një histori apo një “love story” në horizont ju bën shumë tërheqës. Për ata që e kanë një partner parashikohet një mbrëmje magjike.
Bricjapi
Ndiheni të lodhur edhe pse pas një fundjave shumë relaksuese. Ndoshta sepse ritmi dhe frenetizmi i jetës fitojnë përsëri pozicionin e mëparshëm, megjithatë mos u shqetësoni në mbrëmje gjithçka do të jetë e qetë.
Ujori
Gjithçka po shkon sipas parashikimeve tuaja. Projekte që keni nisur janë drejt një rruge shumë pozitive, kjo sjell një optimizëm dhe siguri në vetvete. Ndërsa në anën sentimentale asgjë nuk do të jetë e paarritshme.
Peshqit
Sisteme juaj nervor do të vihet në provë për shkak të disa ngjarjeve që do t’ju detyrojnë, ndoshta, të modifikoni programet për ditën e sotme. Ndërsa Hëna mund t’ju sjellë shqetësime edhe me partnerin.