Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 06 tetor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 06 tetor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 06 tetor 2013

anazapta
Published October 6, 2013
Share
SHARE

Dashi

Një ditë që fillon me plogështi e ku nuk jeni në gjëndje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, nuk mund të quhet e mirë, por ama as negative. Në planin sentimental më të gjallë.

 

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

 

Binjakët

Sot aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

 

Gaforrja

Që në fillim  pritet që dita sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste dhe pengesa.

 

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

 

Virgjëresha

Me fillimin e javës së re shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

 

Peshorja

Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës, ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

 

Akrepi

Saturni dhe deri diku edhe Afërdita në orbitë, sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

 

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuara. Kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

 

Bricjapi

Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësie në ditët e shkuara.përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

 

Ujori

Me pak përpjekje do ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

 

Peshqit

Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja aktuale, sidomos në planin sentimental, ku situata mund të përshkallëzohet.

anazapta October 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?