Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 12 dhjetor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 12 dhjetor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 12 dhjetor 2013

anazapta
Published December 12, 2013
Share
SHARE

Dashi

Kuadri yjor fillon e turbullohet disi, sidomos në planin financiar, prandaj ju këshillohet që të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të mbajtur bilancin në ekuilibër të plotë. Erosi në lartësinë e duhur.

 

Demi

Nëse idetë, të cilat nuk ju mungojnë dhe i keni brilante, do të jenë një armë e fortë për ju në planin profesional, në raportet me të tjerët, mungesa e “diplomacisë” mund të sjellë zhgënjime.

 

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, duket se kuadri yjor pas largimit të Saturnit po plotësohet gradualisht, ndërkohë që nga ana tjetër mungesa e përqendrimit është efekt i Hënës negative.

 

Gaforrja

Ndonjë pengesë apo vonesë e vogël nuk mund ta errësojë suksesin e pritshëm në planin profesional për ju, ndërsa në planin sentimental nuk keni kurajën për t’ia hapur zemrën dikujt.

 

Luani

Ndoshta ngaqë keni humbur paksa besimin në vetvete bëheni grindavecë e nuk ju pëlqejnë diskutimet me të tjerët. Megjithatë, me Jupiterin në favor priten ndryshime thelbësore.

 

Virgjëresha

Tashmë që Saturni (i cili kosniderohet si një nga planetet e “rreptë”), është përfundimisht në shenjën tuaj, nga pikëpamja karakteriale do të keni një mbështes shumë të vlefshëm.

 

Peshorja

Do të jeni disi në mes dy “zjarresh” sot, pasi nga njëra anë jeni në presionin e Marsit që ju imponon qëndrime të ashpra, e nga ana tjetër Afërdita e ndjenjave delikate. Hajde zgjidhni tani…

 

Akrepi

Ju sugjerohet që, të paktën, për dy-tre ditët e ardhme të shmangni marrjen e impenjimeve, pasi  nuk keni as energjitë e as gjendjen psiko-fizike për të përballuar ngarkesa të tjera veç atyre që keni tashmë.

 

Shigjetari

Duket se me gjithë rezultatet pozitive, dita për sot nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe, në mënyrë paradoksale, ata që do t’ju pengojnë më shumë do të jenë pikërisht njerëzit tuaj.

 

Bricjapi

Mos kini frikë të ndërmerrni edhe iniciativa që mund të duken jashtë mundësive tuaja, pasi në sajë të dyshes Mërkur dhe Afërditë do të keni energji të jashtëzakonshme.

 

Ujori

Marsi është në një pozicion që në aspektin psiko-fizik do të jetë inspiruesi juaj, por rrezikoni që të jeni arrogante në raportet me të tjerët. Vazhdoni ta teproni me shpenzime pa kriter.

 

Peshqit

Sot kuadri yjor premton se do të jetë një ditë mjaft e mirë për ju dhe kështu, më në fund do të hiqni dorë nga ideja se jeni gjithmonë të pafat. Madje sot do t’ju ecë edhe në dashuri…

anazapta December 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?