Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 12 janar 2019
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 12 janar 2019
Horoskopi

Horoskopi, 12 janar 2019

anazapta
Published January 12, 2019
Share
SHARE

Dashi

Pak realizëm ju duhet për të zgjidhur me ide gjeniale probleme dhe ndërlikime. Hyrje të mundshme të parave do ta bëjnë më të konsistente dhe më të qëndrueshme situatën financiare.

 

Demi

Me Hënën në shenjë mund të ecni dhe mund të promovoheni nga ana e punës dhe e profesionit që përshijnë përmirësime ekonomike. Një mbrëmje aktive në shoqëri do t’ju bënte mirë.

 

Binjakët

Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe  në çështjet ,që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë e që mund t’ju paraqiten si krejt papritur.

 

Gaforrja

Do të mblidhni përshtypjet, mendimet, konsensusin e kolegëve ose miqve tuaj, por mos u ndikoni për një çështje sepse duhet të jeni ju që duhet të vendosni. Ndiqni pa hezitim intuitën tuaj.

 

Luani

Hëna dhe Urani që janë në kundërshtim rrisin mundësinë e polemikave dhe situatave stresuese. Ambicia dhe nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’ju bëjnë të gaboheni në vlerësime.

 

Virgjëresha

Një propozim në dukje destabilizues për rutinën e punës dhe të jetës tuaj, do të fillojë t’ju duket dalëngadalë gjithnjë e më shumë interesante. Do të sqaroni gjithçka me partnerin.

 

Peshorja

Realiteti sot do t’ju duket shumë prozaik në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur ose të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.

 

Akrepi

Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat.

 

Shigjetari

Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk iu frikësojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

 

Bricjapi

Hëna e favorshme sjell harmoni në ambientin rrethues  dhe në zemrën tuaj; do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Hëna dhe Urani mund të sjellin konfuzione  ndoshta edhe tensione në raportet me të tjerët. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

 

Peshqit

Në qoftë se do të shikoni mirë rreth e rrotull do të shikoni se sa raste keni në dorë, sidomos nga ana profesionale. Parashikohen iniciativa shumë të mira për të gjithë ata që merren me biznes.

anazapta January 12, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?