Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 22 nentor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 22 nentor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 22 nentor 2013

anazapta
Published November 22, 2013
Share
SHARE

Dashi

Me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë, duket se ritmet marramendëse të ditëve të shkuara do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ndërkohë që do të marrin më shumë kuotë  çështjet e zemrës.

 

Demi

Me Merkurin që ju “mbikëqyr” nga lart, sigurisht që mund të ideohen e projektohen gjëra të mëdha, të cilat do t’ju garantojnë patjetër suksesin. Raportet ndërpersonale stimulohen nga Hëna.

 

Binjakët

Duhet të tregoheni të matur, të kujdesshëm dhe racionalë, pasi tani fillon një periudhë e trazuar, për shkak të kontrastit në shenjë nga Marsi dhe Saturni. Mendoni më shumë për partnerin.

 

Gaforrja

Kujdes, nuk do të keni njerëz rreth vetes sa kohë që vazhdoni të shihni gjithmonë “armiq” te ata që në fakt nuk janë aspak të tillë. Shumë gjëra ptitet të ndryshojnë dhe ju duhet të përfitoni.

 

Luani

Thuajse papritur, energjitë tuaja do të ripërtërihen për shkak të një fluksi të ri të dyshes  Afërditë-Mars që, veç të tjerash rigjallëron edhe anën sentimentale. Sa shumë para shpenzoni!

 

Virgjeresha

Edhe pse nga kontrasti Mars-Saturn mund të keni ndonjë moment dobësie, kjo do të jetë krejt e përkohshme, pasi ju mjaftojnë pak stimuj nga Mërkuri dhe Hëna për t’u rikuperuar plotësisht.

 

Peshorja

Kur ju këshillohet të mos shpenzoni shumë, nuk është fjala vetëm për paratë, për të cilat bëni mirë të dëgjoni këshillat, por kryesisht për energjitë, pasi qielli është shumë “dorështrënguar” me ju.

 

Akrepi

Që Marsi ju ka imponuar ritme shumë të larta kjo kuptohet shumë kollaj tani me një farë drobitjeje që ju karakterizon, gjë që tregon se “planeti i kuq” nuk ka më influencë ndaj jush. Pasionalë në dashuri.

 

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë në planin e punës, por shumë interesante në atë afektiv. Nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për pasione dashurie nga frika zhgënjimit të mundshëm, tani ju garanton Afërdita se çdo gjë do të shkojë mirë.

 

Bricjapi

Në përgjithësi panorama yjore është pozitive për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën mburojën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë në kahjen negative.

 

Ujori

Yjet thonë se do të jeni shumë aktivë në aspektin e punës, por jeni shumë të vështirë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Jo të gjita të vërtetat mund t’u thuhen në sy të tjerëve

 

Peshqit

Në përgjithësi lëvizja e planeteve është kaotike, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze Hëne për t’u bërë pasionalë.

anazapta November 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?