Fatos Hoxha dy herë deputetë i Partisë Demokratike në Kukës dhe i zgjedhur në forumet e PD, ka kritikuar ashpër udhëzimin e ri të kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha , i cili përjashton nga zgjedhja në krye të PD cdo ish kryetar, cdo deputet kryetar komune apo bashkie , pra gjithë elitën poltike të PD’së. Në një reagim në facebook Fatos Hoxha shkruan:
“Nga media e shkruar sot, u njoha me udhëzimin e Kryetarit të PD-se Nr2 ne lidhje me analizen dhe zgjedhjet ne Parti. Personalisht jam nje njeri qe me pëlqejne rregullat dhe vazhdimisht kam kërkuar dhe kërkoj zbatimin e tyre.
Pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit 2013, kryetari i PD dha dorëheqje të pa revokueshme, por megjithese kishte dhene doreheqjen shpalli dhe percaktoi edhe rregullat e reja per zgjedhjen e kryetarit te ri. Inovacion i ish kryetarit dhe shkelje e Statusit te Partise, duke bere njëheresh edhe ngrirjen e te gjitha institucioneve drejtuese te Partise!!!
Jo vetem une, por edhe shume te tjere ne pamundesi per te ngritur zerin ne institucionet e “NGRIRA” te Partise, shkruam dhe folem ne media per zbatimin e rregullave dhe te Kushtetutes se Partise (Statutit te Partise), nuk u degjuam dhe procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri vazhdoi dhe u krye i shoqeruar me shume shkelje. E kam thene dhe me duhet ta citoj perseri se kushdo qe te konkurronte me z. Basha ne ate moment do te dilte i humbur, dhe per kete kam renditur edhe aresyet qe nuk dua ti perseris. Pra z. Basha,shihej si favorit kryesor dhe si shpetim per demokratet ne ato momente te veshtira.Ky ka qene qellimi qe kemi kerkuar rregulla, sepse kemi menduar dhe mendojme se zbatimi rigoroz i tyre do e nxirrte me te forte PD nga ky proces ku kishte hyre, nga ky proces ringritje apo “Fillimi i Ri” i shpallur nga Kryetari i ri tashme..
Ne udhezimin e pare qe nxori Kryetari i ri pas ardhjes ne krye te partise, percaktonte KOORDINATORET ne te gjitha rrethet e Shqiperise (Perfaqesuesit e kryetarit) terminologji kjo qe nuk gjendet ne asnje dokument zyrtar te PD!!!.
Nuk eshte ky qellimi i ketij statusi, pra te merrem me rregullat, pasi per ato kam folur dhe ne vazhdim do te flas.
Ajo qe na befasoi jo vetem mua por edhe shume ish deputete, deputete, anetare kryesie, anetare te keshillit kombetar etj, ishte perberja e listes emerore te kOordinatoreve ne rrethe te Kryetarit. Askush nuk dinte gje se si ishin perzgjedhur ata emra, me ke ishte konsultuar kryetari. Ne kete liste koordinatoresh ndodheshin emrat e drejtueseve te larte te doganave, hipotekave,kompanive energjitike, zyrtaresh me dosje ne prokurori, zyrtaresh te “kapur’ dhe te perdorur,por ne te njejten kohe,edhe emri i dikujt qe bashkepunon ne biznese me zyrtare te larte socialist.Te gjitha keto perfliteshin dhe perfliten ne Demokrate, por edhe me gjere…
Kryetari i ri, kishte shpallur fillimin e ri me njerez qe perceptohen si shkaktaret kryesore te humbjes te PD ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013.Kjo vazhdon te thuhet ne demokrate, por shume pak e kane thene dhe e thone me ze te larte, ndoshta Kryetari nuk di gje!!
Dhe ja sot njihem nga media me udhezimin Nr 2 per analizat dhe zgjedhjet ne seksione, G/seksione dhe dege te PD ne rrethe.
Nje udhezim me permbajtje dhe moral demokratik, ku ne baze te zgjedhjeve do te jete REZULTATI, si asnjehere tjeter.
Personalisht e vleresoj kete udhezim, i cili drejtuesit e rinj do ti zgjedhe mbi bazen e rezultateve te arritura, por ajo qe me le shije jo te mire jo vetem mua, eshte pika ku shkruhet per ” Analizen e zgjedhjeve te 2013 e cila do te fokusohet edhe te fenomeni i joshjes se votuesve, vleresimin e mases se ndikimit te ketij fenomeni ne rezultatin e qendres se votimit perkatese si dhe menyrave dhe skemave te perdorura nga kundershtari per realizimin e joshjes se votuesve te mundshem te PD – se…”.
Pra ne nje ane themi do te bejme analize te humbjes duke nxjerre faktoret reale te deshtimit te cilat jane bere te ditura tashme si arroganca, prepotenca, korrupsioni, humbja e lidhjeve me bazen etj etj , dhe bartesit e tyre dhe nderkohe ne Udhezim shkruhet te merremi me shitblerjen e votes, skemat se si jane joshur demokratet …!!!
Ciles pike te Udhezimit ti besojme ? Asaj te analizes se shkaqeve reale te humbjes apo te merremi me fenomene anesore te cilat ne perfundim do ti sherbenin fshehjes dhe mbulimit te problematikes te para dhe pas zgjedhjeve.
Vetem nje analize e hapur dhe korrekte do te bente te mundur ringritjen e shpejte dhe te sigurt te forces sone politike, gjithshka tjeter nuk do ti sherbente kesaj.
Udhezimi perjashton nga rizgjedhja Kryetaret aktual te partive qe kane rezultate me te dobeta krahasuar me zgjedhjet politike ne vitin 2009, duke filluar nga seksioni, gr/seksion, dega e partise ne rreth. Ne te njejten kohe perjashton nga gara edhe deputetet, dhe te zgjedhurit vendor.
Shqetesim ne kete rast perben jo fakti i perjashtimit te tyre nga gara, pasi kjo eshte nje risi por ne krye te ketij procesi me kompetenca te plota jane koordinatoret e Kryetarit te Partise per te cilet dyshoj ne produktin qe do te dale nga puna e tyre.
Shkaku i dyshimit lidhet me te gjitha ato cfare perfaqesojne nje pjese e koordinatoreve.Mos valle atje ku kemi cuar perfaqesues doganier, tatimor, etj etj do te kemi kryetar partie te te njejtit model.
Kjo eshte ajo qe me shqeteson.
Ringritja dhe fillimi i ri i Partise Demokratike nuk duhet te kete lidhje me te tilla modele drejtuesish nese duam qe ky proces te jete i shpejte dhe i qendrueshem ne rezultat.”
Ish-deputet i PD-së deri në 23 qershor
Po pse Mul -Muli nuk eshte elite? Po Grida a nuk eshte sekselite?
Çfarë po thotë ky jesmeni ? Pse ka elitë politike pd-ja? S’e kam ditur,sot po e dëgjoj për herë të parë!? Megjithatë nuk jam shumë i qartë nëse “dygishtak” quhesh elitar? Saktësia e këtij prononcimi fatosist mund të qëndrojë vetëm n.q.s elitë quhen edhe banditët e hajdutët. Kështu po,ka lezet të thuash “bandit elitar”, “hajdut elitar”, “mashtrues elitar”, “vrasës elitar”? Hyjnë kjo kategori apo jo? Kush e di lutem të m’a sqarojë ose skjarojë me drejtshkrim. Mund te jetë dhe “sçarim”!? Nuk pretendoj gjuhëtarin!?