Parlamenti hungarez ka aprovuar vetëm me votat e maxhorancës qeverisëse një ligj të ri elektoral, i cili është kundërshtuar fuqishëm nga opozita, që e cilëson si “ligji-mashtrim”. Ligji i ri rrezikon përjashtimin e miliona zgjedhësve nga zgjedhjet e vitit 2014, për shkak të vendosjes si detyrim të regjistrimit paraprak të votuesve.
Për më tepër, fushata elektorale do të reduktohet në 50 ditë, ndërsa spotet elektorale do të transmetohen vetëm në mediat publike, në një kohë kur mediat private janë më të ndjekurat në Hungari.