Hungaria ka ndërmarrë një nismë për forcimin e masave anti-emigrantë në kufirin serb për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve prej mbylljes së kampit të Idomenit nga ana e Greqisë, njoftoi sot një zyrtar i lartë i qeverisë.
“Pas mbylljes së kampit të refugjatëve në Idomeni javën e kaluar, numri i refugjatëve që mbeten në pritje për të kaluar pengesën hungareze është rritur ndjeshëm”, deklaroi György Bakondi, zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për luftën kundër emigrantëve të paligjshëm.
“Për rrjedhojë, forcimi i barrierës anti-emigrantë është rritur ndjeshëm, atje ku deri më tani telat me gjemba ishin cilësuar mëse të mjaftueshme, po vijohet me vendosjen e pengesave të përhershme”, theksoi ai për radion kombëtare Kossuth.
Sipas Bakondit, numri i kalimeve të jashtëligjshme është rritur nga 70-90 persona në ditë në 100-150 prej mbylljes nga Athina javën e kaluar të kampit të improvizuar të Idomenit, ku më shumë se 8.200 refugjatë mbeten në pritje për të kaluar në Maqedoni.