Një “ujk i vetmuar”.
E ka organizuar sulmin ndoshta duke u përgatitur prej ditësh.
Është mbyllur në një dhomë hoteli plot me një arsenal municionesh.
Dhe bëri masakrën e tij.
Pastaj, kur policia mbërriti, vrau veten.
Kjo është historia e Stephen Paddock, 64 vjeç, atentatori më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe që në një koncert muzikës country në Las Vegas ka kryer masakrën më të përgjakshme të historisë amerikane.
Sherifi Joseph Lombardo pohoi se autoritetet janë të bindura se autori i masakrës më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, duke përjashtuar kështu terrorizmin.
“Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një sulmues të vetëm, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.
Stephen Paddock kishte me vete tetë armë të ndryshme. Ai ishte nga Mesquite, një qytezë e Nevadas ku banonte në kompleks për të moshuarit.
“Nuk kemi shumë të dhëna për të – Quinn Averett, zëdhënësi i policisë së di Mesquite – Jetontë në qytetin tonë, por në të kaluarën nuk kemi pasur asnjë problem me ligjor me të”.
Dhe në fakt në arkivin e policisë ai nuk kishte asnjë precedent, as edhe një gjobë rrugore.
Mesquite, tha zëdhënësi i policisë, është një qytezë e qetë më 20 mijë banorë “ku jetojnë një komunitet pensionistësh dhe golfistët” mes tre kazinove, ku shënohet e shumta një vrasje në vit.
Nuk kishte bindje politike apo fetare dhe “nuk kishte asnjë të dhënë që mund të bënte diçka të tillë. Ishte njeri normal. Diccka duhet të ketë ndodhur që bëri këtë akt të çmendur, jemi të shokuar”, ka thënë në një intervistë Eric Paddock, vëllai Step, autorit të masakrës.
Dy vëllezërit flisnin rrallë me njëri-tjetrin.