Vdekja e një 87-vjeçareje në Salerno, Itali, u ka hapur rrugë hetimeve që kanë çuar në një zbulim të pazakontë: në barkun e të moshuarës ndodheshin një palë pinca kirurgjike. Nikoleta Ontranto ndërroi jetë në 16 shkurt, por vetëm pasi trupi i saj iu nënshtrua autopsisë u mor vesh shkaku i vdekjes së saj. Mjeku që kreu ekspertizën tha se vdekja e gruas kishte ardhur për shkak të pranisë së një trupi të huaj në organizëm. Asaj iu gjet një pincë e gjatë 22 cm mes zorrëve. Instrumenti kirurgjikal ishte harruar aty në 19 korrik të vitit të kaluar, kur 87-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një tumori.
Leave a comment