Ky është djaloshi 7-vjeçar që mbetet akoma i humbur në një vargmal pyjor në Japoni.
Prindërit e lanë atje në pyjet e mbushur me arinj si ndëshkim gjatë një ekskursioni familjar.
Yamato Tanooka u shpall i humbur pasi familjarët thanë se ai ishte shkëputur aksidentalisht prej tyre gjatë shëtitjes.
Por më vonë prindërit pranuan se kishin gënjyer dhe se e kishin lënë në pyll si ndëshkim.
Ata pretendojnë se u kthyen tek vendi ku e lanë, por nuk e gjetën më.
Qindra njerëz janë përfshirë në operacionin për gjetjen e vogëlushit.