Adoleshenti ka rrëfyer se sherri ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima ishte me origjinë nga Fushë-Kruja dhe jetonte në zonës e Treshit tek shinat e trenit në Tiranë.
Ka therur një 24-vjeçar për shkak se i ngacmoi motrën. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në periferi të Kamzës ndërsa autor është një adoleshent 17-vjeçar. Burimet nga policia bënë të ditur se autori i krimit të ndodhur pranë Institutit Bujqësor është vënë në pranga, ndërkohë që viktima është identifikuar si shtetasi Elson Fjerza.
Por pavarësisht pretendimeve në polici të adoleshentit, rezulton se ky i fundit është një person që njihen nga policia pasi kishte precendentë penale, i akuzuar për vjedhje.
Pas arrestimit, adoleshenti ka rrëfyer se sherri me 24-vjecarin, të cilin e kishte dhe fqinj, ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima ishte me origjinë nga Fushë-Kruja dhe jetonte në zonës e Treshit tek shinat e trenit në Tiranë.
Vrasje e djeshme pason ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 shkurt, ku një 35-vjeçar vrau me thikë në zemër një 22-vjecar, në autobusin e linjës së kryeqytetit Qendër-Shkozë për shkak se i kërkoi të ulte zërin ndërsa bërtiste brenda në autobus. Vetëm një ditë më pas, po në Tiranë u ekzekutua me breshëri plumbash Dritan Lamaj, ish-shefi i Komisariatit nr.6 në kryeqytet.