Dallga e egër e të nxehtit në jug-lindje të Australisë nuk tregon shenja lehtësimi, duke shkaktuar më shumë se 1.000 vatra zjarri, ndërprerje të energjisë, madje edhe pezullimin e kampionatit të tenisit “Australia Open”, duke shkaktuar përkeqësime shëndeti te tenistët dhe spektatorët.
Në disa zona temperaturat e larta kane shkrirë asfaltin e rrugëve, ndërsa kryeqyteti i Australisë së Jugut, Adelaide, u konfirmua nga zyra meteorologjike si qyteti më i nxehtë në botë, me rreth 46 gradë Celcius, duke iu afruar rekordit historik prej 46.1 gradë C në janar të 1939-s.D.Gj.
Pasojat e ngrohjes globale? Mos shkoni ne australi,shikojeni këtu? Jemi ne janar, ne mesin e dimrit dhe po bën si në pranverë! Po ndryshojne stinët! Nuk po meret vesh ku fillon njera e ku mbaron tjetra!?