Trajneri ka bërë të ditur se do të firmosë rinovimin, edhe pse jo me shifrat që preferonte. Arsyeja është se italiani dëshiron të mos e lërë përgjysmë projektin e nisur nga ai thuajse dy vjet më parë
Oferta financiare e bërë nga presidenti Armand Duka nuk e ka kënaqur Xhani De Biazin, megjithatë italiani ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen, e pakta për eliminatoret e kampionatit Euro 2016. Shkaku që ka pranuar është se italiani ka nisur një projekt me kuqezinjtë dhe dëshiron të mos e lërë përgjysmë atë. “Oferta nuk më ka kënaqur, por pranova të vazhdoj projektin e nisur pasi ndjehem i lidhur edhe me futbollistët”, tha trajneri, i cili ka thirrur një numër të madh futbollistësh në skuadër gjatë këtij edicioni, por tani paralajmëron shkurtime. “Mund të konfirmoj që një pjesë e futbollistëve nuk do të jenë më pjesë e këtij grupi, të cilin e mendoj më të vogël në eliminatoret e Euro 2016. Që tani e kam në mendje grupin për edicionin e ardhshëm”. Shqipëria ëndërroi të shkonte në botëror dhe ishte në lojë deri para dy ndeshjeve të shtatorit. Megjithatë, De Biazi thotë se objektivi primar i vendosur në kohën e bisedimeve du vjet më parë nuk ka qenë kualifikimi, por rinovimi i skuadrës. “Kur folëm me Dukën në dhjetor 2011, objektivi ishte të ndërtonim një ekip që vinte në moment të vështirë. Objektivi ishte ndërtimi i një grupi të ri, me synim për të ardhmen, por pa zhgënjyer në këto eliminatore. Kemi bërë punë të mirë dhe ishim matematikisht në garë për vendin e dytë, deri në ndeshjen me Zvicrën. Mendoj se kjo skuadër nuk ishte e përgatitur psikologjikisht për të arritur objektiva madhorë. Por më shumë më shqetëson fakti që nuk arrijmë të shënojmë gola, gjë që u pa edhe ndaj Qipros. Nëse në katër ndeshjet e fundit do merrnim pikë, atëherë të gjithë do kujtonin një skuadër tjetër”. I pyetur se çfarë do të bënte me trajnerin sikur të ishte ai president i federatës, De Biazi nuk ka ngurruar t’i vërë notë pozitive vetes: “Nëse do të isha zoti Duka, do analizoja punën si individ. Mendoj që jam një njeri që profesionalisht dhe emocionalisht e bën mirë punën e tij. Mund të bëja zgjedhje tjetër në disa momente të ndryshme por zgjodha Shqipërinë. Mund të them që kudo ku kam qenë kam arritur objektivat. Nuk kam fituar Champions League apo Serinë A pasi nuk kam pasur makinën e duhur”. Duke vazhduar në mënyrë metaforike, De Biazi e cilësoi Shqipërinë si “Ferrari për pjesën e parë të sezonit, por më pas ndalesa në bokse nuk shkoi si duhet. Ne kemi punuar ashtu siç kanë bërë të tjerët, për shembull Zvicra. Duhet të presim për të marrë rezultatet, pasi ata janë këtu për shkak të punës së bërë në vite”. Gjatë kohës në drejtim, De Biazi ka sjellë shumë lojtarë që kanë qenë në mëdyshje, siç është tani Adnan Januzaj. Italiani premton se do të flasë me lojtarin e Manchester United. “Do të takohem me Januzajn, për të kuptuar personalisht se çfarë mendon dhe pretendon lojtari. Nëse do të luante për Shqipërinë, kjo do të ishte diçka shumë e mirë, jo vetëm për skuadrën, por edhe një sinjal i rëndësishëm për të gjithë lojtarët e tjerë shqiptarë, që duhet të zgjedhin kombëtaren e vendit të tyre amë”. Ndërkaq, për sa u përket objektivave në Euro 2016, De Biazi tha se në fillim duhet të mësojë kundërshtarët.
De Biazi, i huaji i gjashtë i Dukës
Presidenti i FSHF-së ka marrë vetëm trajnerë nga jashtë pasi shkarkoi Demollarin, që e gjeti në detyrë
Xhani De Biazi është trajneri i shtatë që drejton Shqipërinë gjatë presidencës së Armand Dukës, duke përfshirë këtu edhe Sulejman Demollarin, i cili ishte në detyrë në kohën kur Duka erdhi në FSHF. Gjashtë trajnerët e emëruar nga Duka janë që të gjithë të huaj, duke filluar me italianin Xhuzepe Dosen, vetëm dy ndeshje në detyrë, për të vazhduar me gjermanin Hans Peter Briegel, kroatin Oto Bariç, holandezin Arie Haan dhe kroatin tjetër, të ndjerin Josip Kuzhe. Pasi këtij të fundit nuk iu ofruar rinovimi, në krye të kuqezinjve erdhi italiani. Nëse do të qëndrojë deri në fund të eliminatoreve të France 2016, De Biazi do të bëhej i huaji i parë që e drejton skuadrën në dy edicione të plota radhazi, pasi të tjerët nuk e kanë bërë. Brigel zëvendësoi Dosenën pas dy ndeshjeve të para për Euro 2004, ndërkohë që Kuzhe vazhdoi eliminatoret e nisura nga Haan, para se të zhvillonte edicionin e plotë për Euro 2012.
6 Trajnerë të huaj kanë drejtuar Shqipërinë në presidencën e Dukës: Dosena, Brigel, Bariç, Haan, Kuzhe, De Biazi
E tha Faruk Sejdini, edhe 200.000 euro ti japin ai do te qendroje sepse nuk ka ku shkon dhe se me kush.
Nuk kam dijeni se kush vendos per largimin e Armando Dukes nga shkatrrimi i futbollit a ka njeri qe i thit STO.
duka eshe,kelshi i erishes
Edhe une te kasha shkue tranjer me kombtaren vendin parafundit do kishim zene.
Po sa paguhet ky Biazi nga Duka? Me falni sa paguhen Duka dhe Biazi nga shqiptaret?!
Ti leme ironite. De Biazi mori nje ekip skandal. Nje ekip pa te ardhme, pa shprese dhe e rinovoi. Tani do duket puna e tij. Mire qe qendroi. Tani ai duhet qe midis rreth 50 lojtareve qe ka thirrur me Shqiperine te reduktoje numrin duke zgjedhur 2 me te miret per çdo pozicion.
Kur te iki De Biazi, se te huajt e kuptojne me mire ndryshimin e largimin, e jo si presidenti Duka qe as ka nder mend te largohet, duhet te vendosim nje shqiptar ne krye te ekipit. Tani kemi plot ish lojtare te saj me kulture e dijeni. Nuk e kam fjalen per disa xhambaze e kumarxhinj qe jetojne ketu, por per tipa si Igli Tare, Rudi Vata, Foto Strakosha. Besnik Hasi, Altin Lala…
I pari qe duhet te iki eshte Duka. Ky bixhozxhi , shites ndeshjes eshte mallkimi i futbollit Shqiptar. Fillimi i ri ka nevoje jo vetem per trajner por dhe njerez te rinj ne Federate.
ore u be dhe ky duka si sala qe s’e leshon fronin e f.sh.f_se me asgje. mos valle duhet te votojn dhe per kete shqipetaret se zgjedhjet e f.sh.f_se jane si zgjedhjet e pd_se