Shumë vështrime dhe ngacmime me sy. I dashuri xheloz bën për spital dy fqinjët me shkopin e çadrës.
Kjo pasi fqinjët “po hanin me sy” të dashurën e tij e cila po bënte banjë dielli në pishinë.
Ngjarja ka ndodhur në Romë dhe ka për protagonist një roman me origjinë nga Kuba.
Disa dëshmitarë që kanë parë 20-vjeçarin duke rrahur fqinjët rreth të tridhjetave kanë lajmëruar policinë.
Policia ka arrestuar agresorin dhe ka sekuestruar “armën”.