Dy të burgosur i vunë zjarrin qelisë në përpjekje për të shkaktuar kaos dhe më pas të përfitonin për një arratisje masive nga Burgu i Rrogozhinës. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme nisën hetimet pas zjarrit që shkaktoi rreth 25 persona të asfiksuar, nga të cilët një i dënuar më rëndë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë me qëllim për të përfituar nga rrëmuja dhe arratisur. Por ngjarja është parandaluar pas ndërhyrjes në kohë të policisë së burgjeve dhe gardianëve. Po dje u bë zbulimi se vatra e zjarrit kishte ardhur nga qelia e të arrestuarve për armëmbajtje pa leje e vjedhje, Ledjon Gjoka, 23 vjeç dhe Jurgen Muçelliu, 19 vjeç. Gjendja shëndetësore e të asfiksuarve dje ka qenë më e mirë, ndërsa 80 të dënuar u zhvendosën drejt Burgut të Peqinit si një masë për sigurinë.
Hetimet
Ledjon Gjoka dhe Jurgen Muçelliu mbaheshin në Sektorin 3 ku gjenden dhomat e paraburgimit, në një qeli. Të rinjtë nga Fieri gjendeshin në qelinë nr. 1, me masën “arrest në burgim” për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, ku shihet qartë që ata kanë ndezur një leckë dhe më pas i kanë vënë zjarrin dyshekut. Të njëjtat burime policore nuk kanë përjashtuar se kjo do të ishte një tentativë arratisje, ku duke përfituar nga rrëmuja e krijuar ata do të arrinin t’i shpëtonin gardianëve të burgut. Ngjarja po hetohet nga policia dhe prokuroria e Kavajës, që ka në dorë filmimet e sistemit të burgut dhe dëshmi të mbledhura, ndërsa u rrezikua jeta e 100 të burgosurve që mbaheshin në këtë sektor të burgut. Drejtoria e Burgjeve konfirmoi dje se të dyshuarit janë Gjoka dhe Muçelliu, të cilët janë dërguar në izolim dhe ndaj tyre do ngrihen akuza të reja për trazirat në burg. “Po hetohet nga SHKB për ngjarjen dhe është kthyer normaliteti, ndërsa të asfiksuarit e kaluan rrezikun”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dje.
Ngjarja
Zjarri ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në godinën e paraburgimit të Burgut të Rrogozhinës. Fillimisht nisi si një vatër e lehtë dhe u dyshua për një bombol gazi, nga e cila ishte plagosur një i dënuar rëndë dhe u asfiksuan më pas rreth 25 të tjerë. Të asfiksuarit pas ndërhyrjes së Zjarrfikësve, policisë dhe gardianëve, u dërguan nëpër spitale në Kavajë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Tre prej tyre transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë, ku dëmtime serioze mori i burgosuri Arjan Habili. Drejtoria ka njoftuar edhe të afërmit e të dëmtuarve për gjendjen e tyre. Ndërsa deri në rikuperimin e ambienteve të dëmtuara, të dënuarit janë transferuar në Peqin.
hajde kafsh hajde
dikur nga viti 70 ne spac kishte nje kryengritje te tille nga te burgosurit,por shteti u ngrit ne kembe dhe i pushkatoje ata qe bene kete kryengritje,sepse ata duhet te kryejne denimin per krimet qe kane bere,ne rast te kunder shteti duhet ti pergjigjet si shteti i dikurshem,sepse keta nuk ndryshojne,dhe zgjidhja e vetme eshte ekzekutimi,keto ndodhin edhe sote ne boten tjeter,edhe ne amerike nje kryengritje e tille shkon ne perdorimin e armeve drejt ne trup me plumba luftarake,qe te bien ne qetesi per here te tjera,qe shteti te vret nuk loz me ju,pervec se jeni fajtor kerkoni edhe gjak,se nje shperthim i tille mund te sjelli me dhjetra viktima nga ana e policise.keshtu per keta shkataret duhet te marrin denimin maksimal.
Nuk e di nese organet kompetente kane “sekretari teknike” per te marre direkt “impulset” e publikut (e popullit, s’u pelqen zoterinjve) online, por do te thosha, si tashme eshte krejt e qarte, sic e dime se nga Vucidoli ka dale SRB-i, se goditja e PST (partia saliste e tritolit) eshte perqendruar ne rend, sigurine e kombit. Kjo tentative e deshtuar dhe ndonje tjeter qe mund te jete ne proces (i dine mire hallkat fijeperi se si e kane lene shtetin e institucionet e tij, ndaj dhe godasin pikerisht atje, agimartet e FELLIQUR E KRIMINELE me damke me ne krye SRB-in) do te thote se populli e ka te qarte ALTERNATIVEN KRIMINALE BERISHISTE: sulme te perllogaritura e te armatosura (as ne 1997-en nuk kishte bombe te dyshuar ne qender te Tiranes) dhe ne te gjithe territorin dhe “mbrojtja e institucioneve” te pavarura, KREJTESISHT TE ANGAZHUARA NE KETE PERPJEKJE QE PO BEHET per te deshtuar luften kunder korrupsionit. Natyrisht Qeveria Rama e mandatuar po ben c’eshte e mundur, po kete dalje timen e kam enkas per FAKTORIN NDERKOMBETAR. Sipas gjykimit tim ketij sulmi kriminal, primitivist e antikombetar (vijeni dhe ne kontekstin e sulmeve aktuale ne Kosove e Maqedoni ndaj faktorit shqiptar) faktori nderkombetar ka terheqje, nuk ka bashkrendim, sikur do t’i mase qev. Rama takatin e saj. Kjo zbythje e faktorit n/k eshte me pasoja te pallogaritshme. Ky “Asaad” shqiptar (me i ra lehte) e ka ne platformen e misionit te tij RRENIMIN DHE SHKATERRIMIN E VENDIT, se s’ka logjike qe t’i pranoje qe pas 23 vjetesh te perdore te njejtat metoda militare (açikfare) dhe te mbreteroj nga kati i 14-te.