Prej tri vitesh, Mateo Bejaj, nga fshati Fitore i Vlorës, është zhdukur në mënyrë misterioze.
Ai u zhduk më 16 korrik të vitit 2011, kur ishte 14 vjeç.
Familjarët thonë se Policia e Shtetit nuk ka bërë sa duhet për të gjetur djalin e tyre.
Por, tashmë ata akuzojnë hallën e djalit, se mund të ketë dijeni për zhdukjen e tij.
Kjo, për shkak se ajo ka pasur një konflikt pronësie me familjen e djalit, raporton Shqip.
“Ne e kemi bërë punën tonë, por ajo ballë përballë nuk ka pranuar asgjë. I kemi dërguar dajën, xhaxhain dhe motrën e saj, me qëllim që t’i japim fund kësaj historie se jemi motër e vëlla. Por, ajo nuk ka pranuar të flasë me asnjë njeri mbi këtë çështje, as me motrën e saj.
Në shpërthimin e saj, ajo është shprehur se djali është marrë peng për para. Ajo ka thënë se djali ‘ha dhe pi si Duçja, por mbahet peng me maska’. Më vonë, ajo nuk ka pranuar të japë shpjegime të tjera. Ajo e di vendndodhjen e djalit”, shprehet babai i të zhdukurit, i cili sot do të ishte 17 vjeç./b.l