Sami Frashëri është autori i Kamus-ul-alam (Fjalori i Madh i Diturive) që është Enciklopedia e Parë Turke me karakter historik dhe gjeografik të përbotshëm. Në këtë kryevepër diturake dhe sistematizuese Sami Frashëri nuk ka harruar që midis emrave të Fjalorit të shënonte edhe emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në 1888, kur u botua Fjalori, në Turqi sundonte një nga sulltanët më të urryer të popujve të ish- Perandorisë Turke, Abdyl Hamidi II-të. Ai mbeti në histori me emrin Kizil Sulltan (Sulltani i Përgjakur).
Në mjedisin e kohës dhe në historiografinë shekullore osmane, heroi kombëtar i shqipëtarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu quhej nga propaganda zyrtare turke si “Eshkija”, -dmth Bandit, Rebel, një tradhtar i perandorisë, në fakt edhe i vetë dinastisë së Sulltanit që ishte në fuqi.
Në Turqinë e asaj kohe ekzistonte një censurë e rreptë që përshkonte rrjesht për rrjesht dhe fjalë për fjalë çdo vepër që bëhej gati për botim. Në këto rrethana kërcënuese, kuptohet se çfarë guximi ka patur Sami Frashëri për të shkruar diçka për Gjergj Kastriotin.
Samiu shkruan duke e quajtur pasardhës të Aleksandrit të Madh, për më tepër kundërshtar i Sulltan Mehmetit të II-të, i mbiquajtur Fatihu (Ngadhnjyesi), që në fakt ishte stërgjyshi i Abdyl Hamidit II.
Ja çfarë shkruan Samiu në zërin Enciklopedik ISKENDERBEJ:
“Zanafillas, emri i tij është Xhorxh, ose Gjergj Kastrioti, biri i Jan Kastriotit, princ i krahinës së Krujës (Akçehtisarit) në kohën e pushtimit osman. Ka lindur në vitin 1404, sipas një dëshmie tjetër në 1414.
Kur Sulltan Murati i II-të nisi të pushtojë viset shqiptare, atit të tij iu desh të nënshtrohej. Por Sulltani për të pasur garancinë e duhur të vazhdës së nënshtrimit, mori si peng katër bijtë e Jan Kastriotit dhe i pruri në Andrianopojë. Skënderbeu qe më i vogëli nga këta.
Jashtëzakonisht i zgjuar dhe trim, tërheq vëmendjen dhe hyn në zemër Sulltanit aty për aty, i cili e quan ose e emërton Iskënder, në përgjasim të bashkëkombasit të tij Iskënderi Dhul-Karneinit dhe kështu u edukua së bashku me princin perandorak Mehmetin e II-të, Fahtiun e ardhshëm.
Sapo u bë burrë emërohet Sanxhakbej. Me të këtë cilësi ka shërbyer në Serbi, në Damaskë dhe në krahina të tjera të Perandorisë.
Në luftrat ku mori pjesë, gjithkund u nda në shenjë nderimi për karakterin e tij burrëror, për trimërinë me zotësi ushtarake të jashtëzakonshme. Aq i rreptë ishte më forcën e tij trupore dhe në guxim sa edhe faqe Sulltanit u dilte në mejdan (në dyluftim) shumë atletëve pa u mundur asnjëherë prej asnjërit.
Me vdekjen e të jatit zotërimi i tij i pavarur iu shtua zotërimeve të Perandorisë Turke, duke u dërguar kështu njëherësh në Krujë një qeveritar kështjelle. Në atë kohë Skënderbeu ndodhej në Sham (në Siri). Kur kthehet së këtejmi, merr vesh, se që të tre vëllezërit i kishin vdekur.
Skënderbeu ishte në pritje, që me vdekjen e të atit, njëri prej vëllezërve ose ai vetë të merrte sundimin në viset e trashëguara dhe ashtu të vendosej princ mbi to; duke mos parë të realizuar këtë, e në tjetrën nga pikëllimi për vdekjen e tre vëllezërve, u pezmatua aq, sa mori vendim të arratiset.
Kështu, duke qënë i dërguar për në luftën e Moravës, më 1443, largohet me një grup shqiptarësh, që i kishte pranë vehtes. Pasi rishtiu në dorë zotërimin e të jatit, fton princat dhe kryezotët që ndodheshin në Shqipëri dhe ashtu bëri që të njihej kreu i krerëve të shqiptarëve.
Me zotësinë dhe talentin luftarak, duke qënë i favorizuar edhe prej pozitave natyrale të vendit, mundi t’i qëndrojë përballë shumë ushtrive të Perandorisë.
Mbretërit e krishterë të Europës, posaçërisht Papa me Mbretin e Hungarisë, duke menduar se Skënderbeu do të bëhej një mur i hekurt karshi osmanëve, s’u kursyen ta inkurajojnë, duke lidhur aleanca me të, por këto pushtete, që s’guxonin t’i dilnin vetë përballë stuhisë osmane, pasi e futën Skënderbeun në zjarr, qëndruan, duke bërë sehir për së largu.
Megjithatë Skënderbeu i mbështetur në atë strategji dhe mënyrë luftimi, që ishte një veçanti e tij, e sidomos duke mbajtur grykat e duke u fshehur nëpër pyje të pafundme, me mësymje të befasishme dhe duke iu shmangur betejave të hapëta arriti t’u qëndrojë ushtrive të komanduara nga vetë Sulltan Mehmeti i II-të.
Këto qëndresa bënë që si ushtria, ashtu dhe atdheu i tij, të dëmtoheshin mjaft. Për më tepër dëshpërimi i tij qe më i madh, kur pa kundër vehtes dhe të bashkuar me ushtrinë osmane nipin e tij, Hamza Kastriotin. Aq më i madh qe dëshpërimi kur u braktis edhe prej më trimit shok të tij, Moisiut të Dibrës, që e pa, krahas ushtrive perandorake, t’i hidhet përsipër. Por, më vonë, që të dy këta i shtiu në dorë.
Sulltan Mehmeti i II-të, Fahtiu ka dërguar shumë herë ushtrinë mbi Skënderbeun. Më në fund Skënderbeu qe shtrënguar të kërkojë paqe, kështu më 1461 u lidh një traktat. Skënderbeu duke përfituar prej kësaj paqeje, kalon në Itali, ku krahas Feerdinandit, Mbret i Napolit dhe i Siqilisë lufton kundër mësymjeve të Karlit të VII, Mbret i Francës.
Si shpërblim ndaj ndihmës dhe ngadhnjimit në këtë luftë, Ferdinandi i jep Skënderbeut titullin e Dukës së Shën Pjetrit. Me t’u kthyer nga kjo luftë në 1463, ai hidhet përsëri në luftë kundër Perandorisë Osmane. Kësaj here dërgohet një ushtri shumë e madhe, prej Sulltan Mehmeti i II-të.
Skënderbeu, duke kuptuar se s’mund t’i bënte më ballë dhe, në anën tjetër duke e parë vehten edhe të sëmurë, niset për në qytetin e Lezhës për të kërkuar ndihmë prej venedikasve. Por aty ndërron jetë, më 1467.
Luftëtarëve u qe mbushur mendja se eshtrat e tij kishin një tallasum (talisman) që mbronte dhe shmangte goditjet, ndaj i patën nxjerrë këto eshtra nga varri dhe pastaj i patën shpërndarë dhe qepur nëpër veshjet e tyre.
Pati lënë një djalë të vogël, i cili së bashku me disa krerë pati ikur në Venedik, por më tej s’është marrë vesh gjë mbi fatin e tij. Me vdekjen e Skënderbeut Kruja dorëzohet, pushtohet e tërë Shqipëria. Historia e Skënderbeut ka qënë shkruar në gjuhën latine, prej bashkëkohësit dhe mikut të tij Marin Barleti.
Sami Frashëri: Kamus-ul-alam II, f.927-923
Ky shkrim i shkurtër i Samiut i parë nga sot ka disa pasaktësira, që janë të kuptueshme në nivelin e njohjes të asaj kohe. Por ka edhe ndonjë të dhënë të re. I ndjeri Moikom Zeqo në shënimet e tij në gazetën DITA ka lënë pas korrigjimet e mëposhtme:
“Për Samiun data e lindjes së Heroit jepet ose 1404 ose 1414 ndërkohë që mendimi kryesor i historianëve të kohës tonë është se Skënderbeu ka lindur më 1405. Kurse viti i vdekjes është dhënë 1467, duhet saktësuar që është viti 1468.
Samiu e ka të saktë thënien që Skënderbeu është emëruar Sanxhakbej, por në fakt nuk ka asnjë të dhënë deri më sot që Skënderbeu të ketë shërbyer si Sanxhakbej në Serbi.
Samiu citon në fund librin e Marin Barletit, por, dihet se Barleti në fakt nuk e ka njohur dhe nuk ka qënë bashkëkohës i Skënderbeut dhe as miku i tij. Marin Barleti e ka botuar veprën për Skënderbeun më 1508 dhe ka shfrytëzuar dokumenta familjare të Kastriotëve, sepse ka qënë njohur nga afër me nipin e Gjergj Kastriotit, me Ferrante Kastriotin.
Samiu përcjell tek lexuesit ritin e çuditshëm që ka ndodhur me nxjerrjen e eshtrave të Skënderbeut, me sakralizimin e tyre, sikur kishin fuqi magjike dhe mbrojtëse dhe jep një hollësi që këto eshtra i kanë qepur në rrobat e tyre ata që i poseduan.
Sami Frashëri e quan Skënderbeun si pasardhës të Aleksandrit të Madh. Aleksandri i Madh njihet në botën arabe madje përmendet edhe në Kuran si Dhul-Karneini që do të thotë “Mbajtës i dy brirëve”, titull që arabët ia dhanë Aleksandrit të Madh, për shkak të kurorës së tij me dy maja porsi brirë, ose për zotërimin e Lindjes dhe të Perëndimit.
Në të njëjtin vit 1888, kur Sami Frashëri botoi veprën e tij Enciklopedike, vëllai i tij Naim Frashëri boton Eposin e tij poetik “Historia e Skënderbeut”. Libri i Naimit u botua në gjuhën shqipe dhe u shtyp në Bukuresht.
Ishte hera e parë mbas shekujsh, që nga vdekja e Gjergj Kastriotit që një poet shqiptar shkruan një Epos poetik në gjuhën shqipe. Kjo vepër ka shprehje dhe qëndrime të ashpra kundër Turqisë.
Një shikim krahasimtar dhe përmbajtësor na bën të njohur se Naim Frashëri është mbështetur edhe ai mbi veprën e Marin Barletit ashtu si dhe Samiu, por ndoshta jo në variantin latinisht të veprës barletiane por në ndonjë përkthim siç është përkthimi në gjuhën frënge.
Tek Historia e poetizuar e Gjergj Kastriot Skënderbeut Naim Frashëri ka shfrytëzuar edhe burime të tjera, por reflekton dhe një ndikim nga kryeveprat botërore siç është Eposi Homerik, Virgjilian por dhe Dantesk.
Ndërkohë duhet vënë në dukje se Naim Frashëri ka shkruar edhe ndonjë prozë që pasqyron ekspeditën e Gjergj Kastriotit në Itali për të mbrojtur Mbretërinë e Napolit. Do kishte interes që gjatë shkrimit të Eposit për Skënderbeun të dihet nëse Naimi konsultohej me të vëllain Samiun, sepse ka një unison pikëpamjesh me karakter unik të Historisë Skënderbejane.
Në të vërtetë Samiu dhe Naimi po bënin demitizimin, shkatërrimin e mitit negativist osman, që në të gjitha kronikat e konsideronte Skënderbeun vetëm si “Eshkija”. Ata arritën ta thyejnë përfundimisht këtë mit të mbrapshtë dhe deformues të historisë.
Të dy vëllezërit në një mendje të kthjellët dhe të fuqishme nuk kishin ndërmend aspak që të ndryshonin në këtë pikë vetëm historiografinë zyrtare osmane. Por kishin për qëllim të epërm për të çliruar nga deformimi figurën e Skënderbeut, për t’i dhënë statusin që meritonte jo vetëm në historinë e shqiptarëve por dhe në historinë europiane dhe botërore që Heroi e kishte gëzuar në të gjallë.
i.b. / dita
Mund te merresh me skenderbeun, por nuk mund te merresh me Samiun e madh.
99% e vepres se tij ka qene per Shqipetaret Islam
e 0.000 disa perqind per skenderbeun( kuptohet nga halli),
Skenderbeun nuk e duan mbeturinat osmane. Dhe eshte shume e kuptueshme sepse ai, sa qe gjalle ua shk… nenen te gjitha mbeturinave aziatike. Prandaj une e kuptoj shume mire urrejtjen qe ke ti per Heroin tone. Por urrejtja jote fare nuk ndikon ne zbehjen e figures se tij. Ai, pa asnje dyshim eshte me i madhi i yne. Ai eshte ( sic e thot edhe prof. M. Shufflay) prodhimi me hyjnor i rraces njerezore.
Turkoshan, Skenderbeu luftoi osmanet jo muslimanet.
I PA VDEKSHEM KUJTIMI I HEROIT
o katunaris turkoshan ” Arben”
kastrabeu=enver hoxha
a u forcua shqipetaria ne kohen e enver serbit a u dobesua??
Gjithmone e kam thene qe krahasimi i Skenderbeut me Enverin eshte i turpshem. Skenderbeu eshte Heroi yne Kombetar kurse Enveri eshte e keqja me e madhe pas pushtimit 500 vjecar osman.
E sa per Samiun, qe ti e lavderon, po te perkujtoj se cka tha ai per sojin tend ( turqit osmane): ” nje komb i eger i ardhur nga shkretetirat e Azise se Veriut me nga nje hosten ne dore…”
Muslimanet Shqipetar i masakroi
eshte kriminel
C’mysliman arberesh masakroi Skenderbeu, more Arben, kur ate kohe nuk ishin as 1% myslimaner!?! Pastaj, asaj kohe nuk ishin formuar akoma tamam kombet! A nuk do luftonte me shume per krishterimin Skenderbeu?!..
Asaj kohe nuk kishte sjqiptare myslimane, por arber te krishtere dhe 1% arber te myslimanizuar.
3,000 civilë vetëm sapo erdhi, zgjodhën vdekjen jo të linin Islamin
Pikerisht per kete qe ka bere, Gjergj Kastrioti ngelet nje legjende o Arben, halldupet turq dhe shqipfoles kane qene ne lemeri. Te kishte jetuar me shume thuaj, se ai po qe u’a q…rracen, prape se prape, mbas vdekjes se tij, juve u shtuat si minjte!
Nuk ka masakra dhe terror me te madh se ato qe ka bere rraca juaj anadollake ne Arberine e kohes e ne vazhdim o dylberi turk, qe pasoi me ate eksod drejte Italise o ku te mundeshin, nuk jane kursyer gra e femije, kronikat e kohes te tusun beut, i pershkruajne qarte, po ashtu deri vone ne Himare e Laberi, apo kudo ne Malesi ku kishte rezistence! Kane bere gjene e duhur shtetet e Ballkanit qe u kaluan ne thike mbasi krijuan shtetet e tyre, larguan njehere e mire koleren turke, jo si Shqipot qe durojne enuket si puna jote e jazexhiut akoma sot!
Nje Islamik nuk perdor emrin Arben, sepse perfaqeson emrin e Arberit te cilin nuk e donin. Vure me mire Mahmut. Skenderbeut nuk ka nevoje ti bej historine nje islamik, se ia ka bere gjithe bota perendimore qe kur jetonte edhe tani mbas afro 6 shekujsh.
Ku jane keta 3000 myslimane, ne cilat zona dhe fshatra? Keshtjella e Krujes nuk kishte nevoje per me shume se nje garnizon te vogel ushtaresh osmanesh -perfshi aty edhe shqiptaresh- ta ruanin! Apo flet per ushtare turq dhe mercenaret e tyre, qe vinin ne inkursionet e mepasme? Po te llogarisim te gjithe jeten e Skenderbeut, po, behen 3000 dhe edhe me shume shqiptare myslimane te vrare nga forcat e Skenderbeut, cfare nuk eshte ndonje cudi ne lufte dhe perben vetem statistika, -fatkeqesisht, (me mentalitetin e sotem)!
Ky Samiu,Naimi,Abdullahu,Ismail Vlora dhe qindra te tjere,pse shkuan ne Turqi kur Arvanitasit udhehiqnin Revolucionin Greke te Epurit?
Se ishin turq ne ndergjegje,ne shpirt.
Ishin si Hamzai.
Nuk mund te jesh edhe Hamza edhe Skenderbe,shume e thjeshte.
Keta shkuan ne Turqi per te ndihmuar Turqine kunder Arvanitasve,Grekeve,Epiroteve.
Me vjen keq qe ky vend me histori eshte kata disur nje protektorat Italiane duke filluar me Terezen.
Nje komb,shtet apo familje respekton dhe nderon dike qe sakrifikon per te.
Juve meqenese hiqeni te “Lashte” si nuk kini nje personalitet qe ka dhene gjithcka per kete vend,pir meqenese nuk ju njef njeri si Albanistane e bete Terezen si Enveri.
Viti i Enverit apo Terezes,Sheshi i Enverit apo Terezes,Bustet e Enverit apo Terezes,Aeroporte ne emer te nje personi qe nuk ka bere asgje per Shqiperine.A jini vend “Laik” apo jo?
Cmim Nobel?
Ka shume menyra pushtimesh nga fashistet ne vendin e Pirros te Epirit.
A nuk ishin Romaket qe shkaterruan rreth 80 Polis te Epirit kunder Pirros?
Sa te kuptosh ti o i mjere qe me shqiptaret u duhet aleance do ju pjeke turku te gjalle.
Po ku kupton ti o i mjere qe luften nuk e keni me shqiptaret por ne tjeterkend.
Ti dhe te tjere mjerane si puna jote nuk keni mend te kuptoni qe nacionalozmin shqiptar e keni aleat kunder turkut dhe jo armik.
Ti o mjer mendon se keshtu e ndihmon Greqine por ne fakt ti dhe te tjere fanatike si puna e atij mavrise Kacifa i beni demin me te madh grekeve.
Degjoni Pangallos qe e keni tuajin kur thote se me fqinjte verjore duhet te kemi maredhenie te mira. Po ku keni bythe ju o shtet me brek ne kembe te perballeni dhe me Turqone dhe me fqinjte verjore.
Mos e provokoni shqiperine se do ju mare lumi.
Bejino aleat shqiptarer. Heqeni ate ligj te shpifur lufte qe mbani ende dhe lejoini shqiptaret te marin tokat dhe pronat qe u takojne. Hiqni dore nga prallat me helene dhe vorio epir qe ti beni moq shqiptaret si dikur.
Se kur shqiptaret i keni aleat mbijetoni si shtet dhe beheni shtet sic u bete nga arvanitasit me 1821.
Kuptoje mesazhin qe te them dhe leri prallat.
Mos mendoni se jeni te perkedhelurit e Europes pafundesisht.
Kuptove o palle?
Po lesh se kupton gje ti.
Ti jeton ne kohen e bizantit dhe perandorise osmane kur te krishtertet ishin greke dhe muslimanet turq.
Te ka ngel sahati ne mesjete o pellazgos karis.
Sa per dijeni pellazgos (Erdoganos), asaj kohe ne perandorine osmane kishte ne sherbim te administrates se tyre shteterore me shume greko-foles se sa arber-foles! Nuk po flasim pastaj per patriarkanen greke, e cila kishte mbrojtjen e shtetit osman, biles bashkpunonte me ‘te per mos-perhapjen e gjuhes shqipe, apo dhe per shume probleme te tjera. Per kete shiko historite osmane, greke, shqiptare te sotme.
Simpatine per shtetin grek mbaje, sic Arbeni per Turqine dhe Erdoganin, (s’ka gje te keqe ne kete mes), por te verteten mos e zhgaravit!
A mund te na spjegosh o Pellasgos,:Perse nuk ka luftera
Greko-Romake?.Perse nuk ka luftera Turko-Greke?
Ka luftera te Romakeve me Epirotet.Ka luftera te Romakeve me Pirron e Epirit ne Itali.Ka luftera te Romakeve kunder Epiroteve ne Epir,ku u rrafshuan dhe plackiten jo 80 qytete sa thua ti,por 160 qytete te Epirit,por nuk u prek asnje qytet grek.Ka luftera te Romakeve me Iliret,ka kryengritje te Ilireve kunder Romes,por nuk ka kryengritje te Greqise kunder Romes.
Ka luftera te Arberve epirote nen udheheqjen e princit shqiptare Gjergj Arianiti kunder turqve,por nuk ka qendrese te Grekeve kunder Turqve.Ka luftera te Arberve epirote nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit,Skenderbeut, kunder perandorise Osmane,por nuk kemi degjuar per REZISTENCE TE GREKERVE KUNDER TURQVE OSMANLLIJ.!!!!!!!
Kemi degjuar per kryengritjen ARVANITASE TE VITIT 1821 kunder turqve,pame suljote aty,pame camer,arvanitas,por nuk pame GREKER.Pame grate dhe femijet e Mesollongjit qe u masakruan nga trupat e Ibrahim pashes se Egjiptit,por nuk pame Greker aty?
Po ku ishit o Pellasgos kur behej lufta dhe priteshin koka?Se vetem koka shqiptaresh u prene ne Kryengritjen arvanitase!!!!Po.Ne 1840 ju zbritet si ALIENE ME KAMBILLAFE TE ZINJ DHE PERSHENDETET REVOLUCIONIN QE E QUAJTET”GREK” DHE MBRETIN GJERMAN QE E QUAJTET JORGO.
Cna can trapin me turq ti o Jorgo pellasgosi.Ju s`duhet ti zini me goje turqit,se ju turku ju mbante me litar ne qafe.Beni DUA shqiptareve qe jua kane nxjerre geshtenjat nga zjarri,se ju kur degjoni emrin turk,zgjeni vrime ku te futeni si miu kur sheh mustaqet e Macokut.
E mo Demo po ku kupton majmuni çjane luleshtrdhet. I mbushet mendja Jorgos te kuptoje keto qe thua ti?
Pellazgos me shoke jane hajvanet e Greqise te shek XXI.
GJERGJ KASTROTI – SKENDERBEU eshte figura me e ndritur dhe absolute qe ka nxjerre populli dhe kombi shqiptar ne gjithe historine e tij. Mender osmanet me sulltanet ne krye ne kete rast murati i dyte dhe mehmeti i dyte ishin kaq pa burra sa i vrane tre vellezerit e GJERGJ KASTRIOTIT. Pse do te rrinte duar kryq GJERGJ Ngallenjimtari dhe ti bente fresk ketyre dy sulltaneve pervers??!!
GJERGJI Shqiptari per 25-se vjet fitoj 29-te beteja kundra mender osmaneve selçuke qe ishin superfuqia ushtarake e kohes. Kjo i beri te dy mender sulltanet murat i dyte dhe mehmet i dyte te budallepsish deri duke bere veprime prej handikapatesh, duke arritur deri aty sa ti kerkonin shpaten sepse e ke magjike. Nga marrezia dhe stresi qe e kapi muratin e dyte, vdiq. Kurse mehmeti i dyte arriti pushtoj edhe kryeqytetin e Bizantit Konstandinopojes, kurse Krujen e vogel nuk e merrte dot edhe kur e kishte rrethuar me 150 mije ushtare personalisht. Prandaj edhe ketu eshte inati i madh i gjithe sulltaneve dhe te nje pjese te popullit turk edhe sot dhe politikaneve te tipit Rexhep duke shprehur urrejtje ndaj SKENDERBEUT qe sa qe gjalle i beri te flisnin me vehte. Figura e tij eshte madhore, e pakrahasueshme dhe e shkelqyer si ushtarak, strateg, politikan, diplomat, poliglot dhe mbi te gjitha intelektuali me i madhi i te gjitha kohrave per popullin dhe kombin shqiptar. I cili mbrojti vendin e vet, rajonin dhe mbare Evropen nga invazioni injorant i mbrapambetur i horllive turke dhe njekohesisht mbrojti kulturen dhe krishterimin qe e kane sot duke filluar nga Italia e me tutje.
Kurse NENE TERESA = MATHER TERESA figura me madhore e femres shqiptare, me çmim nobel per paqe. Ndera dhe lavdia e popullit dhe kombit shqiptar. Shtrohet pyetja çfare do te bente NENE TERESA per shqiptaret kur ne menyre te veçante pas vitit 1967 besimet fetare, si opium per popullin, u ndaluan me kushtetute dhe ligj, duke shkaterruar si objektet fetare dhe kleriket si musliman dhe te krishtere u arrestuan dhe u burgosen. Shqiperia u shpall vendi i vetem ateist ne bote.
Te na rrojne me shekuj dhe brez pas brezi veprat dhe kujtimi si i GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEU dhe NENE TEREZES qe na japin lumturi dhe krenari shpirterore.
Pse mender keto islamike ose turkoshake nuk shajne DY MUSLIMAN qe bene reforma fetare si ZOGU i PARE dhe ENVER HOXHA??!! A po nuk ja mban bitha, se fundi i fundit asnjeri nuk deshironte kulturen dhe traditat turkoshake. Tung.
Demo e Compani ,po te lexosh libra historie ,dhe jo hartime historie me te cilat ju ngopin sot,do te mesosh se ka shume luftra greko-romake e aq me teper greko-osmane .Nga ana tjeter Epirotet ,qe kishin teatro qe merrnin mbi 10.000 spektatore nuk kane asgje te perbashket me Iliret qe nuk dinin te shkruanin e as te numeronin ,por qe merreshin vetem me kusari e pirateri. Por eshte e kote te zgjatesh me kete gjera elementare . Gjithashtu deri ne fillim te shek.20 nuk figuronte emri “turk” e Turqi” . Arvanitasit qe ju permendni ishin greke e kaluar grekut dhe per Greqine dhane jo vetem pasurine,por edhe jeten . Ndersa shqiptaret osmanllinj vidhnin pasurine e popujve te tjere dhe lane kockat per Osmanet .Une mund tju shkruaj ,por nuk ja vlen,emrat e mbi 100 pashallareve e gjeneraleve shqiptaro-osmanllinj,pa llogaritur mijra e mijra ushtare shqiptaro-osmanllinj qe u turren per te shtypur Revolucionin Grek te 1821 .Mendoni qe ne shek.20 ,kur Shqiperia ishte e pavarur,shkuan per ti sherbyer osmaneve dhe lane kockat ne Canakala 25.000 shqiptare.Vertet mbreti I ardhur gjerman e quajt Jorgo,por Qeveritari I Pare I Greqise se lire ishte greku Ioannis Kapodhistrias ,ish minister I jashtem I Perandorise Ruse , ai qe formoi kantonet e Zvicres e qe vazhdojne akoma ,por qe e vrane anglezet . Erdhi dhe princ Wied ne Shqiperi ne shek.20 por u largua me vrap nga ” Dum Baba” . Emri I vertete I Gjergj Kastriotit orthodhoks ishte “Ioanis” e qe te gjitha letrat I ka shkruar ne gjuhen greke .Dhe amaneti I tij ishte te varrosej ne malin Athos ne Greqi,por qe nuk e zbatuan dhe u varros ne Lezhe . Qe te mos zgjatem degjoni nje keshille :”Per shkencat e natyres lexoni libra te rinj,per histori lexoni libra te vjeter .” Ju lutem botoni komentin tim!
O jevgjit grek ke harruar te shkruash se emri grek dhe helen nuk figuronte para 200 vjetesh per banoret ne territorin e sotem te Greqis moderne,kur greket vetequheshin Rumi,Romi dhe gjuha greko-bizantine quhej gjuha Rome.Keshtu qe,greket e sotem nuk jan Helen por Halen.Letrat e Skenderbeut o jevgjit,pothuaj te gjitha, jan shkruar ne italisht dhe latinisht,sllavisht, dhe as 0,1% ne greqisht.Ne te gjitha letrat ne Itali o jevgjit,Skenderbeu percaktohej si Albanese.O jevgjit, shkruaj edhe pak per heroizmin grek ne luften e Izmirit qe sot banohet ne shumice nga shqiptaret.
Edhe Alban, por edhe Hamzai.
O Hamza grek.Ti shkruan se greket kane bere lufte me Romaket,me Turqit,por nuk me permend sikur nje.Per ty Skanderbeu,quhej Jorgo dhe shkruan greqisht.E paska lene me goje te varrosej ne Malin e shenjte.Po c`dreqin par Skenderbeu qe i kerkoi pronat e te jatit ne Diber,pse nuk i kerkoi ne Greqi?.Shkruan qe Arvanitasit jane greke,por se c`jane Arvanitasit ta tregon emri veshja,zakonet,trimeria dhe GJUHA QE FLASIN.Me thua qe presidenti i pare i shtetit te sajuar grek ishte Johanis Capo d`istria,nje grek safi me grada nga Rusia.Po s`ta pranojne leberit e Terbacit,se e kane nga fshati.Ja,vajti Ali Servet Bido nga Zhulati mbaroi Akademine Frunxe ne Bashkimin Sovjetik.U kthye ne fshat Oficer me grada,me spaleta prej ari me shirita te kuq.Kur i thoshin komshijte:-Miremengjes,Ali,.pergjigjej:-Nuk me quajne Ali.me quajne Aljosha! Dhe fshati ja vuri:O Aljosha i Servetit,i lyer si dash syneti.
Po kujt ja tregon Johanis Capodistria me grada rusie ti o jorgo Hamzai?Po ai eshte Gjon Gjika nga Terbaci Gjebro Gjikes ,i rritur ne sokaket e Gjirokastres,e shkolloi xhaxhai ne Itali dhe e solli ne Korfuz me emrin Johanis Capo D`Istria,qe te plaste Terbaci nga inati.E mori Admirali rus Potjemkin ne Korfuz dhe meqe ishte me shkolle Evrope e beri guvernator ne Krime.Ja kete Terbaciotin Gjon Gjika keni pasur president te pare te Greqise.Dhe nuk ua vrane Englezet,por jua vrau nje hajdut Arvanitas,se ja ndjeu eren rraces se malit si ujku,ujkut.
Gjonleken e famshem qe beri kryengritjen e Laberise,Turqia e gradoi e beri bej me spaleta,;ne vend te qylafit,i vuri nje fes te kuq dhe e dergoi me ushtri te merrte kalane e Medunit ne Mal te Zi.Populli i Kucit qe i kishte kenduar kenge trimerie,i kendoi kete kengen tjeter,qe nuk eshte per ty Jorgo Hamzai,por per ata qe kuptojne:
O Gjoleka yne hajdut
Umuzi se c`tu keput
Se te qeshi Lumi Mut.
Lexoi ti librat e vjeter! E do shohesh qe kjo rrace e jona historine e ka shkruar me shpate e pushke dhe nuk u shua kurre ja ku jemi akoma! Nuk kemi ne fonde sekrete per te lobuar neper fqinj armiq jane ata qe derdhin miliona per te shtremberuar te vertetat! Shiko sa te lire jane shqiptaret sa liberal qe lejojne dikutime edhe per simbolet e tyre kombtare krahasoje me situaten ne vendet fqinje!!Ata jane te bashkuar ne nje pike “TI ZHDUKIM SHQIPTARET” Simbol SKENDERBEU nuk u be nga ne! I ka kenduar gjithe BOTA !
Nuk djegim flamure e ndalojme mesimin e gjuheve te tjera ketu kemi qene e ktu do mbesim!
Nderim per Moikom Zeqon qe ka sjelle kete material brilant nga Sami Frasheri per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Perbuzje per rracen bastarde shqipfolese te tipit Ardian Klosi qe do perkthente librin e nje Kurve qe shkruante rrena e trillime per ate figure te mbare boterore te Gjergj Kastriotit vleresuar kudo ne bote.qe ben krenar c’do shqiptar patriot.
Ky Arbeni duhet te jete Olsi Jazenxhiu nupi Masarit…..kta e kane mjet fitimi te flasin idiotesira por fatkeqsisht ne Shqiperi nuk ka shtet se po te kishte do ishin brenda…
Turqit apo Osmanllinjte e kane per Nder qe jane turq,qe kane Emra Turq,Fe Arabe,Festa Arabe qe tregojne ke Nderojne dhe Sakrifikojne, Istitucionet Arabe.
Ata e kane per Nder qe jane Vrases,Pushtues njesoj si Sllavet ne Ballkan Anglezet neper bote,Cifutet ne Palestine duke perdorur nje Lecke Fetare per te semuret Psiqike te quajture Biblio (Bible).
Kurse Arnautet kane Emra Turq apo Arabe.
Kjo eshte diferenca.
Te jesh Arnaute Skiptare eshte turp.
Eshte si te veshesh nje xhakete te Atij qe te ka shker…….er dhe ta quash tenden por je i “pashekerdh………r.
Kurse Ilyret, Epirote,Maqedhonasit, Ionet ku eshte sot Tur-qia ishin Greke.
Kaq shpejt e haruat daten 5 janar 2022 te Sali Berishes?C’fare mendim keni?Jemi ne nje periudhe kohe qe o do te behet Shqiperi-Kosove nje ose do te kemi Sali -Rama mbi krye dhe meruni me Skenderbeun.
Fakti qe Sami Frasheri (apo edhe bashkpuntore te tjere) ka shkruar ne enciklopedine turke te shek. XIX keto rreshta per Skenderbeun, tregon qe censura ne shtetin osman nuk paska qene aq e rrepte! Sot e kesaj dite turqit e konsiderojne Skenderbeun tradhetar (rrenegat), sepse nuk e pranojne qe ishin pushtues dhe rrembyes tokash!
Të dhënat për kastrabeun Samiu i nxorri nga arshivat Osmane, por kom b…tha, nga i nxjerr???!!!
I nxorri nga p!dhi i sat’ëm.
Ne p!dhin e semes se ketij islamikut jane futur shume, ndaj ka nxjerr kete me te meta mentale.
SKENDERBEJ BABA TE PATA.!
Skenderbej Baba te pata
N`emrin ten shume jam, betu.
Sikur kurr une gje nuk pata
Sa her mu m`kan akuzuzu.
Nga Prishtina kam menduar
n`vater tende kur don me ardhe
se ne krahet n`ai kan shkurtuar
dhe ne kurr s`kem munde me ardhe.
Gezim i madh ne vatrat tona
ne mes neshe babai ka ardhe
me mburoi si n`lufte c`emoti
Skenderbeu trim legjendar.
Moj Prishtin moj bukuroshe
tash e lumtur si shume shoqe
me sy t`ballit sa her t`kam pare
me je duk me me mjera vashe.
Me je duk me mjer nder shoqe
ne vend t`babes ke pas Mugoshe
Petrovic e Sllobodan
t`moren frymen k`ta dushman.
Ty Kosov sot pot e shndrit nuri
ne mes neshe nje trim dragoni
ne mes neshe ka ardh Skenderi
na eshte hape nje faqe nderi
Gezohuni ju shqiptar ku jeni!
nga Tivar n`selanik
qe nga Nishi e Abrakia
Gezon sote e gjithe shqiperia.
Moj Prishtim e bukra vashe
hiqi, ti rrobat e zise
ngreje koken t`shofim ballin
ne mes nesh trimi lirise.
Nena for i ka hap krahet
percafon birin e saje
ferkon syt a mos eshte n`anderr
edhe pse ngryk e ka marre.
Skenderbej une bire te pata
n`emerin ten fort jame betu
sikur un, kur gje nuk pata
saher mu m`kan akuzu.!
Keto varegj jan marre nga faqja e Internetit, J
ku jane shfaqur me rastin kure Busti i Skenderbeut u vendos ne Prishtin.
SKENDERBEJ BABA TE PATA.!
Skenderbej Baba te pata
N`emrin ten shume jam, betu.
Sikur kurr une gje nuk pata
Sa her mu m`kan akuzu.
Nga Prishtina kam menduar
n`vater tende kur don me ardhe
se ne krahet n`ai kan shkurtuar
dhe ne kurr s`kem munde me ardhe.
Gezim i madh ne vatrat tona
ne mes neshe babai ka ardhe
me mburoi si n`lufte c`emoti
Skenderbeu trim legjendar.
Moj Prishtin moj bukuroshe
tash e lumtur si shume shoqe
me sy t`ballit sa her t`kam pare
me je duk me me mjera vashe.
Me je duk me mjer nder shoqe
ne vend t`babes ke pas Mugoshe
Petrovic e Sllobodan
t`moren frymen k`ta dushman.
Ty Kosov sot pot e shndrit nuri
ne mes neshe nje trim dragoni
ne mes neshe ka ardh Skenderi
na eshte hape nje faqe nderi
Gezohuni ju shqiptar ku jeni!
nga Tivar n`selanik
qe nga Nishi e Abrakia
Gezon sote e gjithe shqiperia.
Moj Prishtim e bukra vashe
hiqi, ti rrobat e zise
ngreje koken t`shofim ballin
ne mes nesh trimi lirise.
Nena for i ka hap krahet
percafon birin e saje
ferkon syt a mos eshte n`anderr
edhe pse ngryk e ka marre.
Skenderbej une bire te pata
n`emerin ten fort jame betu
sikur un, kur gje nuk pata
saher mu m`kan akuzu.!
Keto varegj jan marre nga faqja e Internetit, J
ku jane shfaqur me rastin kure Busti i Skenderbeut u vendos ne Prishtin.
Fjalen e Urte :”LETRA(Shkrimi)TREGON” ; nje nga FRASHELLINJTE ATDHETARE SHQIPTARE TE SHQUAR N.FRASHERI e nevizon ne Eposin e Madh Bageti e Bujqesi:” Dallandyshe Bukuroshe, eni vjen prej ÇAMERIE me keto MILERA FJALE e me GLUHE PERENDIE!”Kush eshte Shqiptar e kupton ATDHETARZMEN E FRASHLLINJEVE!
SHQIPJA-GLUHA E PERENDISE flitet NGA PREVEZA NE TIVAR! vertetuar edhe nga i Madhi At GJ.FISHTA!!
Nuk mund te jesh Arber dhe musliman.
Gjergj Kastrioti te ishte gjalle do i vriste te gjithe mulsimanet e tirones/kavajes/elbasonit.
Eshte turp per mbeturinat turke te valvitin flamurin e Kastriotit.
Doli edhe viktima e propagandes greke.Te kishte Halla koqe o trumykur qe te ka mbetur ora ne Mesjete si fondamentalisteve greko-arab,do i thonim Xhaxha. Agroni te ishte gjalle do i vriste te gjithe kristianet qe i besojn homoseksualit Krishti qe nuk ka te beje fare me rracen shqiptare.Eshte turp per mbeturinat greko-hebreje qe i bejn hosana grekut dhe ortodoksise dhe me ane te fese duan te percajn shqiptaret,te permendin Skenderbeun me gojen e tyre te ndyre.Skenderbeu nderroi tre fe,ortodoks,mysliman dhe katolik,qe tregon se nuk e ka pasur problem fene si te gjith shqiptaret o torollak qe nuk meson kurre.
Ja kjo eshte e shkruar ne muzeun e Wienes , ku qendron origjinali i shpates , mburojes e kokores me dy krera te Gjergj Kastriotit (Skenderbeu ).
Gjergj Kastrioti (Skenderbeu ) lindi x Vit , vdiq x Vit luftoi per 25 vite rresht , kondra osmaneve , dhe na ka mbrojtur ne komplet perendimin e Europes perendimore , per ndalimin dhe mos avancimin e myslimanizmin ne vendet te trojet tona krishtere , per nje cerek shekulli .. I jemi mirenjhes per jete Gjergj Kastriotit . Ky teks eshte i shkruar nga hisorianet Austriake , e atyre koherave .
Bile e dei shume mire , kur ka ardhur ketu ne Shqiperi shpata e te tjera te Skenderbeut , per tu pare nga populli i tije shqiptar , kane ardhur fotokpjet dhe jo origjinalet . Por me masa komplet te peraferta tamam si origjinalet . .