Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Identifikohen shqiptarët e arratisur nga burgu grek
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Identifikohen shqiptarët e arratisur nga burgu grek
AktualitetLajm i fundit cicerr

Identifikohen shqiptarët e arratisur nga burgu grek

anazapta
Published March 24, 2013
Share
SHARE

Policia greke ka publikuar fotot dhe emrat e shqiptarëve të arratisur pas sulmit që iu bë burgut të Trikalas mbrëmjen e së premtes, ku mbetën të plagosur dy prej rojeve që ndodheshin në kullën vrojtuese

Policia greke publikoi fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur të premten në mbrëmje nga burgu i Trikalas në Greqi. Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj.

Burgu i Trikalasë në Greqi u bë të premten mbrëma skenë trazirash, pasi një grup i armatosur, i mbërritur me një automjet në afërsi të ndërtesës plagosi dy roje. Ndërkohë, 11 të burgosur arritën të arratiseshin. Disa minuta pas arratisjes, autoritetet e burgut nuk arrinin të jepnin shifrën e saktë të të arratisurve dhe vetëm pas numërimit të të dënuarve që ishin ende aty u tha se të larguarit ishin 11. Sipas informacionit të dhënë nga policia, kanë qenë të paktën 10 persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata, të cilët kanë sulmuar burgun nga jashtë, duke e zhvendosur vëmendjen e gardianëve nga të dënuarit. 400 gëzhoja kallashnikovi u gjetën në vendngjarje, 6 kratere të shpërthimit të granatave dhe 2 granata të pashpërthyera. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, u gjetën shenjat e 74 plumbave. Ndërkohë, të shtëna ka pasur edhe brenda burgut.

Kanë qenë pikërisht rojet e kullës vrojtuese ata të cilët u bënë shënjestër e sulmit. Dy oficerët, 30 dhe 40 vjeç, u plagosën rëndë.

anazapta March 24, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?