Mos miratimi i Rezolutës çame dhe çuarja e saj për (mos) diskutim në një kohë pa caktim, si duket në “kalendat greke” ka sjellë pështjellime, zemërime dhe reagime dhe jo vetëm në radhët e këtij komuniteti. Shumë qytetarë qoftë dhe nga radhët e partisë PDIU, po dhe të shoqatës “Çamëria” dhe nga qytetarë të vëmendshëm mos marrja në shqyrtim dhe mos miratimi të kësaj rezolute fajësojnë dy deputetët e kësaj partie, madje direkt kreun e sajë Shpëtim Idrizi. Argumenti i tyre përforcohet dhe arsyetohet se: kreu i saj abuzon me rezolutën çame dhe me votën e këtij komuniteti. Dy deputetët e kësaj partie qëndrojnë ende Paterica të Partisë Demokratike dhe të qeverisë Berisha, qeveri e cila nënshkroi dhe fali tërësi territoriale vendit fqinj, po Greqisë, kur ka kryer gjenocidin e pashoq ndaj shqiptarëve të kësaj krahine. Është paradoks që kësaj qeverie ti kërkosh dhe të besosh rikthimin e të drejtave të kësaj krahine! Si mund të qëndrojnë këta dy deputet në këtë qeveri që shet vendin sot, ditën me diell dhe të besojë këtij kryeministri të miratojë rezolutën në fjalë?!
Këto ditë kur L S I u tërhoq dhe braktisë qeverinë aktuale, të mbajtur dhe ngritur mbi korrupsion, krim e viktima, këtë vendim duhet të kishin marrë më herët këta dy deputetë: të ishin distancuar me kohë. Kreu i PDIU- Shpëtim Idrizi i zgjedhur deputet nga P S, i pa zgjedhur dhe i pa votuar nga P D I U, dhe Tahiri duhet të kishin kushtëzuar votën e tyre për votëbesimin e qeverisë, pak ditë më parë me miratimin e Rezolutës. Por dy deputetët e kësaj partie i dhanë frymë akoma kësaj qeveria, që po u merr frymën gjithë shqiptareve. Pra dy deputetët çam e kishin aksionin Politik dhe ligjor të testonin dhe kushtëzonin politikën shqiptare. Dy votat e tyre në votëbesimin e qeverisë së pa besë të Berishës kanë prerë në besë Kauzën Shqiptare të Çamërisë. Këtë e arsyetojnë këto ditë dendur intelektualë dhe shoqatat e këtij komunitetit.
Letër e nënshkruar: Alma Bani