Gjatë një takimi ditën e djeshme në Fier, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se rezoluta çame është ligji i katërt që po mban peng integrimin e Shqipërisë. Ai ka thënë se partitë politike në Shqipëri duhet të përqendrohen më shumë në interesat kombëtare. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, Idrizi ka thënë se çamët do të marrin 5 deputetë.