Një tjetër talent shqiptar mund të bashkohet me 3 shqiptarët që aktualisht janë pjesë e skuadrës së Lazios. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e skuadrës së Cremoneses, Rei Manaj, të cilin drejtori sportiv Igli Tare po e ndjek prej disa kohësh.
Sipas mediave pranë klubit bardhkaltër, drejtuesi shqiptar ka nisur kontaktet me të atin e lojtarit që konsiderohet një element interesant për t’u bashkuar me skuadrën e të rinjve të drejtuar nga trajnerin Simone Inzaghi. Gjithsesi, Tare nuk do ta ketë aspak të lehtë për të shkëputur talentin shqiptar nga skuadra e Cremoneses, pasi në gjurmët e sulmuesit është vënë edhe Juventusi, Interi dhe Southamptoni.
Manaj ka lindur në qytetin e Lushnjës në vitin 1997 dhe u transferua në Itali te Sampdoria dy vjet më parë. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Cremoneses që aktualisht militon në Lega Pro. Ai u bashkua me Kombëtaren shqiptare U-19 në vitin 2014, ndërsa aktualisht është pjesë e Shpresave ku numëron 1 ndeshje zyrtare me Lihtensteinin ku shënoi golin e dytë.
Gjatë këtij sezoni ai është aktivizuar 21 ndeshje me fanellën e Cremoneses, ku ka shënuar edhe 2 gola. Nëse Manaj bashkohet me Lazion atëherë ai do të bëhet shqiptari i katërt pjesë e ekipit kryeqytetas pasi aktualisht në ekipin e parë luajnë Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha.
Kete futbollist po e mori ndonje klub i madhe, ne SHqiperi do rriten rrogat dhe pensionet.