Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Igli Toska, Çlirim Gjata dhe Sinan Tafaj në garë për Gjykatën e Lartë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Igli Toska, Çlirim Gjata dhe Sinan Tafaj në garë për Gjykatën e Lartë
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Igli Toska, Çlirim Gjata dhe Sinan Tafaj në garë për Gjykatën e Lartë

redaktor
Published October 21, 2013
Share
SHARE

Ora 13:00 e së hënës ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në Presidencë për dy vëndet vakante në Gjykatën e Lartë. Një burim në Presidencë i tha Top-Channel se deri në këtë afat të datës 21 tetor, kandidaturat e paraqitura nuk duket se janë të shumta, siç ka ndodhur herët e tjera.

Këto burime, në kushtet e anonimatit, deklarojnë se bie në sy të kenë paraqitur dosjet më pak se 10 kandidatë, ndër të cilët figurojnë:

Igli Toska, ish-ministër i Rendit deri në vitin 2005, por edhe anëtar i KQZ, apo edhe gjyqtar më parë. Prej vitit 2005 zoti Toska nuk është i përfshirë në politikë por ka punuar si avokat. Gjatë 8 viteve të fundit ai është specializuar në SHBA për luftën ndaj krimit të organizuar dhe në qendrën Marshall në Gjermani për çështje të sigurisë dhe terrorizmit.

Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së dhe gjyqtar më parë, sot doktor i shkencave dhe dekan i Departamentit të Drejtësisë në një universitet privat, është një tjetër kandidaturë.

Gjithashtu, kandidaturën për anëtar të Gjykatës së Lartë e ka paraqitur Sinan Tafaj, president i Shoqatës së të Verbërve, me profesion jurist, i vetmi që deri më tani e ka deklaruar publikisht ambicjen për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Një prej kushteve për të plotësuar kriterin e anëtarit të këtij institucioni është mospërfshirja në veprimtari politike apo antarësi në forumet drejtuese të partive politike 7 vitet e fundit. Ky kusht plotësohet prej tre aplikantëve të mësuar deri më tani.

Presidenca e kontaktuar nga Top-Channel nuk ka preferuar t’i bëjë publikë emrat e të gjithë të interesuarve që kanë aplikuar. Pavarësisht se institucioni i Presidencës nuk e ka detyrim ligjor bërjen publike të emrave të aplikantëve, njoftimi publikut me emrat e tyre do të ishte një element në shërbim të transparencës nga ky insititucion.

Gjithësesi i mbetet presidentit të dekretojë dhe Parlamentit t’i aprovojë. Çështja qëndron në faktin se, a do të kthehet kjo në një provë force mes Parlamentit dhe presidentit, siç ndodhi në legjislaturën e kaluar me presidentin Bamir Topi dhe maxhorancën e djathtë?

Kjo mbetet ta shohim. Por përse janë krijuar dy vende vakante në Gjykatën e Lartë? Më datë 1 tetor hyri në fuqi ligji për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë, i cili parashikon edhe hapjen e dy vendeve të reja për anëtarë të kësaj gjykate.

Pra, nga 17 anëtarë kjo gjykate nga data 1 tetor 2013 bëhet me 19 anëtarë. Për këtë zyra e presidentit të Republikës prej datës 10 tetor shpalli nisjen e proçedurës për plotësimin e dy vëndeve vakante. Kriteret mbeten ato që kanë qenë për anëtarët e Gjykatës së Lartë pa u ndryshuar.

redaktor October 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
13 Comments
  • geno says:
    October 21, 2013 at 7:03 pm

    Ky Clirim Gjata, mos eshte gje djali i ati spiunit dhe kriminelit te gjykatave te diktatures, te qujtur Rustem? Cfare pafytyresie?! Akoma prtendojne keta monstra te drejtojne drejtesine qe e dhjen koke e kembe nen udheheqjen e kriminelit Sali Kerma????!!!!!

    Reply
  • iliri Tirane says:
    October 21, 2013 at 8:07 pm

    FITON IGLI TOSKA!

    Reply
  • toni says:
    October 21, 2013 at 8:13 pm

    ore po pse nuk paska fytyra te reja SHQIPERIA po vazhdoni akoma me keta bastarde e ushtare te serbo-malazezit sali,lat kokrren e nomit mer car boni sidomos me ket palacon gjata …

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 21, 2013 at 8:14 pm

    E vetmja kandidaturë e përshtatëshme me duket kjo e të verbrit sinan tafaj. Igli toskës “i ha pula bukën në dorë”. Kur ishte minister rendi i vodhën votat në zonën e tij zgjedhore. Pika ministrit!? Gjata as që e meriton te gjykojë shqiptarë dhe të bëjë drejtësi për shqiptarë. I jati rustem gjata është akuzuar për agjent i udb dhe kjo nuk éshtë pak. S’mund të venë zogjtë e tij në gjykatën e lartë? Me sinan tafanë do të jepej veç të tjerash dhe një shembull i mosdiskriminimit të kësaj kategorie!

    Reply
  • Sali Komunisti. says:
    October 21, 2013 at 10:18 pm

    Clirim Gjata flet gjithnje si kopetent, sikur ka bagazh dhe vazhdon gjithnje te studioje , ne thelb eshte koqe kandari i prish qe nuk e ka shokun, vetem nje gje di te beje mire, ne cdo dalje TV qe nuk le rast ti shkoje, ti lepihet nga pas Saliut, sic ka bere edhe i at,i Rustemi ne keto vite Antidemokraci.

    Reply
  • Rropi says:
    October 22, 2013 at 7:56 am

    Eshte ne nderin e Presidentit te dekretoje ish kundershtarin e vet politik ne 2005, i cili tregoj tolerance, maturi dhe dinjitet karshi tij. Duke qene nje nga rastet unikale te maxhorances se asaj kohe, per vullnetin e treguar per rotacionin paqesor te pushtetit.

    Reply
  • SPECIALISTI 21.10.2013 says:
    October 22, 2013 at 8:01 am

    IGLI TOSKA kerkon te zgjidhet ne Gjykaten e Larte !!!-???. Ky ish Minister i Brendshem halabak, ne nentor te vitit 2004 largoi nga puna 68 oficer policie te rangut te larte dhe te mesem, te gjithe te moshes 45-50 vjec, me motivacionin banal “Shkurtim funksioni organik” duke i lene ne mes te kater rrugeve.Boll vodhi ky rrugac me tenderat e uniformave te policise, perdori helikopterin e policise per te marre ne dasem nga Tirana ne hotel Adriatiku-Durres nusen diten e dasmes, mos t’i themi zullume te tjera se si shiti vendet e punes se oficerave te larguar nga 5000-10000 euro se bashku me Dashnor Kajen e Sami Rashen etj. Do te ishte turp per Parlamentin dhe Presidentin edhe sikur te diskutohesh kjo kandidatur dhe jo te zgjidhej.

    Reply
    • Gesi says:
      October 22, 2013 at 11:35 am

      ti duhet te jesh ndonje nga ato barkderrat e sigurimit te larguar qe ditke kaq shume gjera.

      Reply
  • Kristoforos Hasa says:
    October 22, 2013 at 10:44 am

    Igli Toska,për mua eshte me i pershtateshmi dhe me GJIGANDI, e ka treguar veten se di te beje reforma pa ju trembur syri ne nje koh qe shume pak e bejne,ti zotri ngatron kekun me byrekun si specjalist qe je .Igli eshte 1111111shi,dhe jo cimi apo sinani Iglin e admiroje per punen qe beri ne policine tone ku drejtonte .Igli te uroje qe te keshe vazhdimesi

    Reply
    • Kristoforos Hasa says:
      October 22, 2013 at 10:45 am

      Fiton IGLITOSKA.URIME

      Reply
  • Denisa says:
    October 22, 2013 at 11:56 am

    Nuk te heq asnje presje Kristoforos, bravo Ediiiiii qe ke gjetur djalin persembari per ne gjykaten e larte..

    Reply
  • Tani says:
    October 22, 2013 at 2:28 pm

    Clirimin e atij gerdalles Rustem grisjani aplikimin.Vetem fshesaxhi me ore te pjeseshme tek bashkia e lulit .Fytyre e degjeneruar ,plehre, legen,etj,etj.

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 22, 2013 at 3:29 pm

    N.q.s do të më kërkonin njé te ri per antar te gjykatës se larte ky do te ishte avokati dhe gazetari i talentuar andi kananaj. Njeri me integritet e profesionalizëm te lartë , studjues dhe gazetar filozof, jurist i klasit të parë,i drejtë ,i ndershëm dhe i guximshem për t’i thënë ligjit ligj dhe maliqit maliq. Nder moshataret e tij nuk e kam identifikuar një të dytë si andi!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?