Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqet pranë organit të akuzës kallëzimin penal ndaj subjektit deklarues Mite Mejdi, me funksion Drejtor pranë Drejtorisë së Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër.
Sipas ILDKPI, nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimi penal për subjektin Mite Mejdi u dorëzua pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Inspektori i Përgjithshëm, shprehet se bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.
Shkallmimi i administratës se korruptuar të saliut na gëzon,zvendesimi i saj me të emeruar nepotikë na hidheron? Mos kujtoni se njerëzit hanë bar? Nje listë të tërë me emerime nepotike e me bazë shoqërickat e semura e kemi ndër duar? Kujdes se kështu “Rilindja” vdes!?
E vërtetë ajo që thotë pëllumbi? Mos spekulloni me besimin e zgjedhësve? Vjen erë jo e mirë. Përshendetje antinepotike!