Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht deputetin Tom Doshi për mosdeklarim pasurie.
Deklarata e plotë e ILDKP-së:
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro. ILDKPKI bën me dije se subjekti Tom Doshi është kontrolluar nga 2005 deri 2013 disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKIsë i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI. ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 dhe 287 të Kodit Penal, duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale.
What a fuck,si I kane bere gjithe keto leke keta qelbesira.
duke mbledhur dhe shitur bime mjekesore….lulekuqe….shuuuume lulekuqe…
pastaj duke bere “bamiresi” shtetareve me ato “pak” lek te mbledhura per tenderat e profarmes…qe per paracetamol shet gelqere te shuar…….Ke nevoje per me shume sqarime o mik..
Ç’farë po ndodh kështu o Shqipëri?
Çjanë këto miliona euro dhe miliarda lek, gjithë pusht(at)etarrët dhe deputetat janë bërë zengjina?
O Popull, shijojeni edhe ju pasurinë e qeveritarëve!
Kanë dhe gojë dhe shajnë Enverin këta lapanjoza dhe këta hajduta, ti hani munë atje ku ndodhet, pushtetarrët atëhere merrnin një rrogë të mirë, por pasanika nuk ishin asnjëherë.
MERRINI DHE NË VARRË ATO PARA SE DO KALONI MIRË TEK SHËN PJETRI!
Me djerse i ka vene ! I ka kulluar ulluku çurk nga djersa ! Mirpo ç’e do : i plasi bomba ne dore te gjorit Doshi ! Mori mendjen e Priftit !
Le te presim fundin. Historia tone e ketyre ceshtjeve deri me sot ka qene nje vërë ne uje. Uroj qe kesaj rradhe te mos jete e tille. Kjo do na tregoje se vertet disa gjera po fillojne te ndryshojne per mire. Si Toma, ne Shqiperi, ka me qindra per te mos thene me mijra pavaresisht shumave te padeklaruara prej tyre. Ndeshkimi duhet te vije jo aq nga sasia e eurove te fshehura apo te palustifikuara, por si pasoje e shkeljes se ligjit nga te gjithe ata qe jane subjekt i deklarimit te pasurive, pra dhe i kontrollit te ILDKPI. Lufta ndaj korrupsionit prej kendejduhet te filloje me seriozitetin maksimal. Ligji eshte , strukturat dhe njerezit po ashtu, atehere le te shohim veprimet. Semundja jone me e madhe keto vite eshte pandeshkueshmeria, sidomos kjo me e dukshme ndaj peshqeve te medhenj te lidhur ose jo me politikanet.
WELCOME ALB-SPY NR. 10
Ne gjuhen e dikureshme klasifikoheshe “informator” e duke gjykuar nga numuri qe mban dosja e informatorit “bureto” ne Arkivin e Sigurimit te Shtetit te posa vizituar nga nje brryl i A1 Report-it te Bollano-s, je nje njesh me zero pas.
Nga si shkruan, kam ndjesine qe je nga kokedhjeret e nerenxave te Himares. Sa shqiptareve ja ke bere jeten xhehnem, na trego zotrote para se ta mesojme nga te tjere zullumet qe ke bere aso kohe.
RROFTE FSB-JA E RUSISE.
shshshshshshtttttt pushoni……vetem shikoni beni sehir se lufta plasi..!!!
Rri i qete Tom! Jane thjeshte fjale per konsum publik, ashtu sic kane qene deri me sot! Asgje nuk ka per te ndodhur! Ti gezosh parate! Kjo eshte Shqiperia qe nuk udhehiqet nga ligjet, por nga Maliqet qe na kane zene deren! Te lumte!
Haaaajt, mëshojini !
Keni gjetur një Tomë dhe bjerini fort !
Paskëtaj, klasa politike e Shqipërisë pastrohet plotësisht. Ky Toma kishte shpikur korrupsionin.
Me burgosjen e Tomës, merr fund pasurimi i paligjshëm 25-vjeçar i shtetarëve në këtë vend.
Lum Arnautistani nesër!
(Në gjyqin e pyllit,ku luani kishte shqyer gjithë jetën kafshët e tjera; ku ujku kishte ngrënë një kope të tërë; ku dhelpëra kishte shfarosur gjithë pulat e fshatit; fajtor mbeti vetëm gomari të cilit “iu vërtetua” se kishte ngrënë një tufë bar “pa leje” në livadh.)