Avokati helen i sugjeron Ilir Kupës ekstradimin drejt Greqisë, duke i premtuar se do e mbrojë që të shpallet i pafajshëm për vrasjen e një vajze dhe policit grek, si dhe për krimet e tjera që akuzohet. Sakis Kechagioglu, i cili gjendet prej disa ditësh në Tiranë, deklaroi dje se është takuar me klientin e tij në qeli dhe ka dëgjuar të gjitha ankesat dhe pretendimet, ndërsa i premtoi mbrojtje ligjore. Avokati pohoi se aktualisht Kupa duhet të përballet me akuzat që i kanë ngritur për arratisjen nga burgu i Trikalës, humbjen e jetës së një vajze gjatë grabitjes në supermarket dhe vrasja e një efektivi të policisë në përplasje disa muaj pas arratisjes. Për këto ngjarje Kupa është i dyshuar dhe në Greqi është hapur një proces hetimor, ku rrezikon dënime shtesë.
Avokati garantoi se nëse Kupa ekstradohet në shtetin fqinj, e pret një proces i drejtë gjyqësor. “Unë i thashë se nëse ai vendos dhe vjen në Greqi, do ketë gjyq të drejtë. Unë besoj se Iliri nuk është i përfshirë në ngjarjet e fundit në Greqi dhe për këtë do e mbroj në gjykatë. Por besoj se edhe Marjan Kola u vra për shkak të arratisjes nga burgu i Trikalës”, tha avokati grek. .
Ilir Kupa u arrestua më 25 janar në Tiranë. Ai kishte ndryshuar pamjen, duke lyer flokët me të verdha dhe lënë mjekër, që të mos njihej. Policia shqiptare dyshon se ai është i përfshirë në disa ngjarje grabitje në Shqipëri, por ende nuk ka prova. Ai është një nga 11 shqiptarët që u arratisën nga Burgu i Trikalës, pjesa më e madhe e të cilëve janë kapur, kurse 2 u vranë nga policia greke. Kupa është dënuar me 64 vite burgim në Greqi.
pak fare me te futme e paska ky avokati