Në një analizë të mëparshme, jam shprehur se Sali Berisha është një politikan i sëmurë. Ai është një politikan i papërgjegjshëm për cdo gjë që bën. Paranoja dhe deliri i madhështisë janë përkatësisht dy simptomat më të rënda që përshkruajnë sëmundjen e Berishës, të cilat në kombinim me njëra tjetrën e bëjnë atë tejet të rrezikshëm (por jo të keq). Berisha nuk ndjeu as më të voglën përgjegjësi për thyerjen e embargos dhe furnizimin me naftë të ushtrisë Serbe të Millosevicit, për tragjedinë e vitit 1997 ku u shkatërrua një shtet i tërë, për tragjedinë e Gërdecit ku u masakruan dhjetra familje, për vrasjet e 21 Janarit ku u egzekutuan katër protestues, dhe për krime pafund që lidhen me zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe mënyrën e qeverisjes. Në asnjë rast ai nuk mori përgjegjësi mbi vete. Si i sëmurë, Berisha nuk mund të pranojë/mbajë asnjë lloj përgjegjësie dhe është e pakonceptueshme që t’i kërkosh atij të mbajë përgjegjësi. Berisha na ka folur shumë herë (sidomos përmes 1997-ës, Gërdecit, dhe 21 Janarit) dhe na ka treguar se “përgjegjshmëria” është një fjalë e huaj për të.
A është ai fajtor për këtë? Unë e them me bindje, JO! Përgjegjësia dhe faji nuk mund t’i kërkohet një të sëmuri, dhe jam i bindur se në fund të ditës (apo edhe karrierës së tij politike), shqiptarët do të shprehen, “Epo ky është Sali Berisha dhe nuk ndryshon; mos të kërkojmë kot më shumë nga ai.” Në të vërtetë, unë besoj se Sali Berisha dhe papërgjegjshmëria e tij po përdoren nga një bandë hajdutësh për të përmbushur ambiciet dhe epshet e tyre kafshërore/primitive. Berisha është i
rrethuar jo nga njërëz që ndajnë të njëjtat bindje me të por nga njërëz dhelpra që e shikojnë Berishën si një gomar politik që mund ta “vjelin” duke i bërë qefin. Të gjithë jemi të vetdijshëm për bindjen se tek PD-ja dhe krahu i pushtetit është i pranishëm “një mut për t’u ngrënë” (kujtoni deklaraten-deshmi per Bogdanin te ish-zedheneses se Berishes) nga ata që duan të ecin para në
hajdutërinë politike dhe ekonomike. Dhe këtë mut e kanë ngrënë që nga Gert Bogdani brenda PD-së dhe deri tek Ilir Meta me bandën e tij brenda pushtetit.
Soji i Bogdanit e bënë këtë gjë për të avancuar politikisht brënda PD-së kurse soji i Metës e bënë këtë gjë për të përmbushur epshet kafshërore për përfitime ekonomike. Të dy këto specie kanë ushqyer dhe kanë përfituar nga një klimë konflikti brënda politikës dhe një korrupsion galopant të paparë në të shkuarën. Pa konfliket e vazhdueshme politike, soji i Bogdanit nuk do të kishin mundësinë e “ngrënies së mutit” dhe avancimit në politikë, kurse soji i Metës e hëngri mutin për të ngrënë edhe Shqipërinë. Normalisht soji i dytë është shumë herë më i rrezikshëm se i pari pasi efekti i aktivitetit të tij është i shpejtë dhe i ndjeshëm nga të gjithë. Ndaj edhe ia vlen që të ndalemi tek ky soj “mutngrënësi” në politikën shqiptare.
Kam bindjen se gjëndjen e mjerueshme të politikës dhe ekonomisë shqiptare sot duhet t’ia dedikojmë jo Sali Berishës (pasi ai është mëndërisht dhe politikisht i papërgjegjshëm) por Ilir Metës dhe bandës së tij që në mënyrë finoke e ka përdorur sëmundjen e Berishës për të përmbushur babëzinë e tyre për përfitime ekonomike. Shqiptarët e kanë nga Ilir Meta si Sali Berishën, si 21 Janarin, si tentativat për të shitur detin, si CEZ-in e dritave, si handikapatin fatkeq dhe të rrezikshëm Nishan, si promovimin e satrapit Zogoll, ashtu edhe vuajtjet pafund që ata po kalojnë. Sali Berisha nuk mund të bëjë dot asgjë pa Ilir Metën dhe votat e bandës së tij. Berisha e bën cdo gjë me pavetedije nga sëmundja, paranoja dhe deliri i madhështisë, kurse Ilir Meta e bën cdo gjë me koshiencë të plotë dhe me synimin për të plackitur c’të dhe ku të mundi.
Dhe ndaj tingëllon absurde kur dëgjon ndonjë opozitar të eksituar nga mania për pushtet të deklaroj apo insinuojë bashkepunim me Ilir Metën, me “Ilirin e bllokut” që protestuesit opozitarë të 21 Janarit i quajti “kokpalarë” kurse mbarë ata shqiptarë që ishin kundër shitjes së detit tek shteti Grek i
quajti “sharlatanë” dhe “ksenofob”. Të kërkosh të bësh kualicion me Metën është si t’ia futësh vetes, dhe opozita ka namin e keq për këtë gjë. Edhe më absurde bëhet kjo gjë kur kjo kërkohet në prag të një konflikti të hapur politik midis Metës dhe Berishës. Kohë shumë të zymta mund të vijnë për Metën. I ka ngecur dopjo gjashta në dorë pas martesës politike me Berishën. Divorci politik është jetik për Berishën por i frikshëm dhe shkatërrues për Metën. Më problematike bëhet kjo cështje me daljen në
skenë të forcave të tjera politike të djathta si AK dhe FRD. Nga një “kingmaker”, Ilir Meta shumë shpejtë do e kuptojë se është shndërruar në një “dobic” politik që do të mundohet t’i ngeci dikujt në derë, sidomos opozitës. Nëse Berisha i merr edhe ata mercenarë të rekrutuar në administratën shtetërore, LSI-ja dhe Meta shumë shpejtë do të ndjekin fatin e Xhuvelit. Kaq do të ishte lule pasi punët mund të bëhen edhe më keq nëse dikush kujtohet të bëjë kurban dikë për integrimin.
Ilir plehra tani kerkon te bashkepunoje me legen Idrizin por cedo ua dhien Camet e ndershem se e pane sec mut ishte Bythlepiresi SHpetim Idrizi.
Po ku jeni o Adrian e Bledar, se kisha nje kohe te gjate pa iu lexuar e degjuar. Me ne fund ja ku jeni, po ata qe keni qene, te preferuarit e mij te vecante,. Faleminderit per guximin dhe llogjiken e forte te analizave tuaja, po jepni nje kontribut te vecante ne kete gjullurdi mediatike, po jepni nje ndihmese te madhe qe njerzit te kuptojne se kush jane plehrat qe na drejtojne ne. Ju lumte.
Kyj di të shkruaj dhe të analizoi . Shkruan rrjedhshëm dhe pa sforco . Illo