Pas kreut të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, edhe ish-Presidenti Bamir Topi, tashmë në krye të partisë Fryma e Re Demokratike, u është përgjigjur pyetjeve publike që opinionistët e njohur Mustafa Nano, Mero Baze dhe Andrea Stefani u drejtuan nëpërmjet DITA-s, politikanëve kryesorë në vend. Më poshtë, përgjigjet e z.Topi për secilën nga pyetjet drejtuar atij.
Pyetja e Mero Bazes për Bamir Topin: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër, a do të bëni koalicion me PD-në?
Unë jam shprehur qartë, nëse Partia Demokratike do të shkëputet jo thjesht nga individi Berisha, por nga psikologjia që ai ka ndërtuar së bashku me grupin e tij, natyrisht që gjërat janë për t’u diskutuar. Ajo që ne na frymëzon në politikë është çështja e parimeve dhe mbi bazën e këtyre parimeve ndërtohen të gjitha aleancat e mundshme.
Fakti që deri më sot psikologjia e njëshit ka injektuar edhe psikologjinë e të tjerëve, do të thotë se ajo parti është kthyer në një kazermë politike. Unë mendoj se bëhet fjalë për më shumë se një individ i vetëm në atë parti. Pra, është çështje e një psikologjie për të kaluar më pas te parimet. Ne jemi parti e parimeve.
Pyetja e Mustafa Nanos për Bamir Topin: Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?
Duke pasur respekt dhe një njohje me të, do t’i thoja Mustafait, se më është dashur aq kohë sa i është dashur dhe vetë atij për t’u shkëputur. Çdo njeri e pozicionon arsyetimin në funksion të kohës. Çështja e kohës është çështje relativiteti. E rëndësishme është që kur ti duhet ta thuash diçka hapur, atëherë mendoj se ti vlerësohesh për këtë pozicion tëndin.
Unë e kam thënë kur kam qenë në fillim të punës sime si President, nuk kam pritur të vijë fundi i mandatit për të dalë në një pozicion ndryshe. Në momentin që unë kam parë që gjërat nuk ecnin në funksion të detyrave të gjithsecilit, në atë moment jam shprehur.
Pyetja e Andrea Stefanit për Bamir Topin: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve ose qoftë edhe me PD-në e Berishës?
Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe mendimi i parë që na vjen në këto momente është fakti se nevoja e së djathtës aktuale është të reformohet dhe të modernizohet. Kjo është dhe arsyeja që ne jemi larguar nga ajo parti tek e cila kemi dhënë kontributin tonë për shumë vite. Reformimi i të djathtës është parësor. Unë ua thashë dhe pak më lart, ne ecim shumë mbi bazë të parimeve dhe nuk besojmë që gjërat ngrysen ndryshe dhe gdhihen ndryshe.
Kështu që mendoj se kemi të bëjmë me një çështje shumë komplekse për t’u trajtuar. Çdo personazh i cili ka kaluar 22 vite në të njëjtin pozicion, mbart me vete edhe gjithë negativitetet e kësaj marrëdhënieje. Vlerësojmë shumë kontributin e demokratëve të thjeshtë, të cilët shohin me shqetësim që e djathta ka devijuar në mënyrë të dukshme nga parimet mbi të cilat u ndërtua fillimisht. Kam parasysh këtu çështjen e pronave, të ish-të përndjekurve politikë, aleancat jonatyrale që PD ka realizuar në vite. Dhe në fund, serioziteti i politikës lidhet dhe me çështjen e parimeve.
Paradoksi i politikaneve SHqiptar vazhdon dhe tashme ka arritur ne majen e Zeusit!!
Bamir Topi paraqitet sot si person i veshur me doreza te bardha , i dale nga stoat e mashonizmit te politikes Shqiptare!
Qe nga menjyra e paraqitjes se programit te tij, e deri tek levizjet shahore qe po ben ne kete fushate me te vetmin partner fobine se mos ben te njejtat gabime qe po bejne partite e tjera .
I vendosur ne nje cep ku ka kendoptik te mire rri e veshtron levizjet e te tjereve dhe behet gati te veproje ne monentin e fundit , DUKE PATUR AI TASH CELSAT E KESAJ KALAJE TE KALBUR POLITIKE NE DORE DHE DUKE VENDOSUR AI VETE SE CFARE DO FITOJ NGA KJO LOJE !!!
Jam i sigurte qe zhurma qe do beje Bamiri do jete shume me shurdhuese se zhurma e kualicionit PS me LSI!!
Le te presim !!!!!!!!!!!!
O Eugen mos ja fut kot. Po te kishte Bamir topin PD-ne askush nuk votonte me parazitet e PS=se ne Shqiperi
Dita jam kurioz te di, nese ky Bamiri behet me Spahiun a kane ndonje sshpres ta percajn voten majtas djathtas sic thote Mero Baze tani?
Ne qoftese AKZ bashkepunon me particken e Bamirit nuk dote marre dot maksimummin e votave te elektoratit te vete.
Bamir, degjenerimi filloi qysh kur u zgjodhe ti president me vota te blera majtas. Ti je strumbullari i degjenerimit, qe ateher filloi pastaj loja me dy porta nga kurvat e politikes. Ky eshte kulmi, ata ish deputetet e PS dje ben pikerisht te njejten veprim me koleget e tyre ne 2005 kur zgjodhen kete president, ky na ben si i virgjer tani. Per mendimin tim eshte me i rrezikshem se Meta. Pas zgjedhjeve ka per te vajtur prape me Salen…
C’te keqe ka qe nje president qe duhet te perfaqesoje te gjithe qytetaret, te zgjidhet si nga te majtet e te djathtet bashke? A nuk eshte kjo ajo qe duhet te jete si nje simbol i unifikimit te gjithe Shqiptareve?
Aq me teper kur behet fjale per deputetin e zgjedhur me me shume vota se cdokush tjeter ne historine e tranzicionit (se demokraci nuk e quajme dot)
Nuk jane partite ekipe futbolli. Hap syte gjyko njerezit e mos bej tifozllik qorrazi
WTF??
Plegjurizem,,, koment i imi ne faqen e Temes dite me pare…
Edhe nick-un pale,,,,,,, pff
Ky vertet qe fliste me mire “me heshtjen”
Ket Topin kane kapur ethet e pushtetit kur duhet te mendoje per mbijetese me pare. A nuk duhet Bamiri te kristalizoje te djathten perpara apo po i bie shkurt e do mbledhi vota nga e Majta? A i ka mbetur ndonje perkeahes Bamirit tek PDja ? Dulen mund edhe ta marri vetem nese Meta sjell Camet tek Edi. Po Niku me Dulen sikur nuk shkojne. Personalisht sme duket moment per Bamirin.
Bamir, o me Kreshnikun o me Dulen, se smund ti bashkosh bashke te dy keta, por ti lufto dhe bej ate me te miren qe e djathta te jape voten, se deri tani e djatha eshte prezantuar nga ata qe e pushkatuan te djathten.
Bamir Topi se bashku me FRPD-ne e tij, ka qendruar per rreth 22 vite te Partia Demokratike dhe nuk eshte degjuar per asnje moment, ka qendruar vetem nen hije. Ndersa tani don qe te krijoje qeverine e tij me PBDNJ-ne, perkrahesit e vetem te shtetit Grek, gjithashtu edhe me nje nga tradhetaret e PD-se, te cilin Partia Demokratike e pati vendosur ne krye te KLD-se. Turp per Bamir Topin
Polin e trete Italia e vdiq plotsisht me të famshem Lëvizje 5 yjet te Beppe Grillo e cila,si kemi dijeni dhe e miratojmë e mbështesnim,shumë shpejt do të shpërthejë e organizuar persosmerisht dhe ne Shqiperi!Eshtë shansi juaj historik i pari dhe mesiguri i fundit,të bashkoheni në keto zgjedhje për një objektiv të vetëm që e pranoni të gjithe,si opozitë,rotacionin e pushtetit dhe Largimin për ndëshkim nga drejtësia të vrasësit Berisha!Koha e mëtejshme është koha e vdekjeve të partive politike,si shkaktare të falimentimeve të mëdha dhe poshtërimeve njerzore!Bashkohuni pa qënë teper vonë!
shumica e ketyre zotrinjve qe diskutojne jane “militant” partiakesh pak me duken se jane PATRIOT.
Tjeter eshte se ndoshta shumica “komentojne” nga jashte Shqiperise dhe ndoshta vene rralle ne Shqiperi ose jane nga Kosova.
Edhe une jashte jam (Itali) por vete çdo vite ne Shqiperi dhe keshtu e “prek” nga afer realitetin tone atje.
Po te shtoj dhe moshen gati 60 vjeçare do ta “justifikoja” komentin tim duke thenese:
-Edi Rama nuk eshte aq i paster sa duket (hiq vitet e para qe ka punuar mireku ka merite ne pastrimin e Lanes etj.) le ti kujtoj ku 2-3 vjet para deklaronte qe pasuria ime eshte 3000 dollare e pa shtepi! llogarite ti beje kuzhdo vete pas 10 vjet kryebashkiak?!..
Ate qe Edi beri pardje me Ilir Meten, nje nga me felliqsirat e politikes shqiptare, ai e ka ulur shume PS-ne e cila nuk do i kaloj 60-65 deputet (dhe kjo fale kodit zgjedhor). Ketu nuk flitet per PD-ne sepse ajo ka mare “kum” e do katandiset keq, por situata e krijuar e favorizon FRD-ne e AKZ-ne te cilat jane shprese e shpetimit te demokracise shqiptare sepse per PD-ne e PS-ne(se bashku me LSI-ne) ajo ka “vdekur” sepse jane veç hajduta e asgje tjeter! Kush eshte pak patriot te jap sa ka mundesi duke votuar ose duke folur me te afermit e tyre atje n.q.s. nuk do te vente ne Shqiperi! Poshte komunisti i keq Sali Berisha!
Nuk mund të këtë të djathtë në botë të krijuar nga komunistet,si e djathta shqiptare,krijuar me projekt Beogradi nga Ramiz Alia ,nepermjet te derguarit special Sali Berisha!Une thellesisht jam i djathtë,por kurrë nuk mund të votoj këtë corbë derri,gatuar shumë keq që ne vitet e luftes kunder nazifashizmit,ku derrat e djathtë të gjithe u bashkuan me armikun pushtues dhe nga kjo vjen kataklizma jonë qe po nuk u denua,e jo të mbrohet nga sharlatane si Uran Butka,e perfundo me debilë grafomane si Blendi Fevziu a Kastriot Myftari;nuk ka të djathtë reale,kombetare,aq me teper qe komunistet e krahut te UDB,me Saliun ja kane futur sa krahu qe per 50 vjet nuk pastrohet dot e djathta.Fillo me Bamirin qe e votuan jo kot per president Nanot e se majtes se Ramizit(tani e majta ka me shumë konfiguraciim dhe modernizem me Ramen luajal,se me Nanon).Jemi ende dru i djegur,ne te djathtet dhe vetem rrenjët e reja,pa ndikim te Saliut,mund të priten,sepse ato na kane mbetur posht hirit!Largimi edhe me dhune i Saliut nuk ka qenë kurrë detyre e se majtes ramiziste,pavarsisht se kanë bere bashkë teatër me kukulla!Berisha u duhet të majtëve me shume se Enveri,sepse Enveri beri cberi,por luften duhet tja vlersojmë dhe ne të djathtet e beri shumë mirë kunder pushtuesve,ne kamp me antifashizmin botror,Saliu mban zgjatimin e keq,të diktatorit dhe sidomos projektin Serb,per crregullime në Shqiperi e dominim të tyre,per të demtuar Kosoven,tani e lirë!Bamiri apo AKZ,kane mision afatshkurter të largojnë Salinë,por të vetem nuk mundin dot,ndaj ajo qe nuk u be’ nga qelbesirat tane paraardhes ne lufte,duhet korrigjuar tani me bashkim me opoziten PS!Armiku i perbashket i shqiptareve te vertet eshtë Banda e Sali Berishës,komuniste të Ramizit të Beogradit që kapi mat me urdher e agjenturë vet Enver Hoxhen!Duket lajthitje,por varferia jone shqiptare dhe rrenimi i se djathtes,ka rrenjë në Beograd me Pasicin dhe antikombetarin hajdut Ahmet Zogun!E djathta duhet të lind si Feniksi,nga hiri,të jetë e paster,vertet kombetare,luajale me të majten reale dhe të ndertojmë Kombin!Ndaj sot duhet Largim urgjent i Berishës dhe me dhunë dhe ky eshtë një fillim i se djathtes reale!Por jo vetëm,me AKZ,apo Topin qe e ben president te majtet,por me gjithë shqiptaret vertet të majtë,per tu pozicionuar me pas si e djathte reale.Sot shikoni Balli Kombetar,fantazem parti se nuk ka kuptuar ende luften e shenjte qe ata qe na vrane me pas,kimunistet e bene mire,shiko Legalistet,e bishtra te djathte nuk denojne ende Zogun per shitjen tek Pasici,Shen Naumin,vrasjet e B.Currit,R.Ceroves,Luigj Gurakuqit…Nuk jane fakte këto?Detyre kombetare sot eshte largimi i Berishes;por nga e djathta reale,pra nga ata qe neser do krijojne kete force sot irreale dhe të bere nga komunistet e Ramizit,jo komunistet nacionaliste e te thjeshte qe edhe ne i dime se kanë qene!Bashkimi i se djathtes me opoziten(te shohim AKZ qe ka plot komuniste brenda saj,qe nga i nderuari Spahiu e Bashkshkurti,si do na udheheq neser dhe si do jete rezultati)eshte detyre e nisur me 16 shtator 1942,por ende e pambaruar!Tani eshte serish koha,me 23 qershor ne front me opoziten kunder UDB…Une keto mendime kam dhe te djathten e dua te paster,ne sherbim te Kombit dhe luajale kundershtare politike dhe jo armike me te majten reale!…
sHQIPTARE HIQENI NARKOZEN 72 VJECARE.
Nga te gjitha partite ne Shqiperi me e ndershmja,me e pastra,me e regullta,me shpresedhensja eshte FRD-ke.Asnje ajdut s’ka ajo parti.
Hiqni narkozen ta kuptoni kete fakt.
O Flamur a te ta tregoj une sa e paster eshte kjo partia? Kam patur nje koleg pune qe vidhte dieta si hajdut xhepash dhe ne fund falsifikoi dhe firmen e shefit. U padit n prokurori por sic e kan punet tek ne, hiqen zvarre, terhiq e mos e keput. Ky falsifikatori tani del ne konferenca shtypi ne emer te FRD per cesshtjet zgjedhore. Bamiri mjaft te pyesi dhe e gjen kush eshte, keshtu qe boll me keto “ndershmerite” se nuk pine uje ne nje pellg te ndotur si shqiperia
Lexova shume komente,mendime nga ma te ndryshmet!jemi ne nji demokraci te sakatuar.
Politikanet dhe politika Shqiptare kurre nuke ka qene ne binaret e demokracis.
Sali Berisha eshte ideatori i degjenerimit te partis Demokratike,afrimi i shume “figurave” me nji te shkuar te zymet ka rrenuar cdo shpres.
Po nuke eshte veten Berisha fajtore ne kete loje!nji pergjegjesi te madhe mbane edhe Fatos Nano i cili shiti moralin e partis socialiste.
Ka ardhur koha qe gjerat te thuhen hapur dhe pa mellefe politike.
Bamir Topi eshte politikani mai moderuar,i qete,large pames,poi dhunuar nga pa drejtesia e pushtetit te Berishes.
Besoje,uroje dhe disheroje qe gjerat te shkojne ne vende,politika dhe politikanet te ndergjegjesohen per obligimin qe kane perpara popullit dhe atdheut.
per mendimin tim ke qene nje nder poltikanet me te mire dhe me te paster qe ka pas PD-ja brenda struktures se saj , por ky mendim bie poshte me tradhetine tende kunder kesaj partie ne cdo lloj menyre , e degradove veten si nje figure e rendesishme e PD-se dhe tani je nje politikan i parendesishem ne arenen shqiptare. ske per tja arritur anjeher ta percash te djathten .
gonzales: Me shume do ju besoje te thoshje se je jashtetoksor se sa i djatht.Jeni i lexueshem se je nje socialist i thekur shqiptar.Ashtu sic eshte edhe partia e zemers sate qe ala mban gezeten zeri i popullit qe nga viti 1942.
Nuk ka asnje qelize te djathte ne trupin e Bamir Topit. nuk eshte vecse nje sharlatan dhe … qe nuk ka asnje emerim te tij ne drejtesi pa i paguar atij qimet e kokes. MOs ma hiqni komentin, une keshtu mendoj dhe nuk e shpreh mendimin tim me fjale te pahijshme