U dha mesazhi se kushdo që vret në emër të Berishës ka imunitet – thotë gazetarja e njohur Ilva Tare për DITA lidhur me vendimin e djeshëm të gjykatës që liroi Prendin e Llupon. “Kultura e pandëshkushmërisë udhëheq Shqipërinë. Ky është mesazhi i gjyqtarëve të 21 Janarit me vendimin për pafajësi të personave që kanë qëlluar me plumba mbi protestuesit e paarmatosur. Deri ditën kur drejtësia shqiptare të dënojë vrasësit e katër qytetarëve të pafajshëm që u ekzekutuan në 21 Janar shteti shqiptar mbetet përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve të tij. Nëse politika që kontrollon sot drejtësinë dëshironte të dërgonte një mesazh për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare se kushdo që vret në emër të qeverisë Berisha, ka imunitet atëherë duhet të pranojmë instalimin e një sistemi politik jo demokratik. Nëse raportet e Bashkimit Europian dhe SHBA nënvizonin fjalën pandëshkueshmëri si një hallkë të dobët të sistemit të drejtësisë shqiptare, tanimë duhet të thonë se pandëshkueshmëria është ligji i vetëm që funksionon në këtë vend – tha Tare, prononcimin e së cilës mund ta lexoni sot të plotë në DITA print.
Eshte e vertete qe pandeshkueshmeria e politikaneve kriminele dhe veglave te tyre eshte ligji i vetem qe funksionon ne Shqiperi. Por faji nuk eshte i Berishes. Shqiptaret me llogjike e njohen se kush ishte Berisha menjehere pas zgjedhjeve te 1992. Faji me i madh qendron me PS. Pas trazirave te 1997 PS erdhi ne pushtet por nuk pati guximin ta preke Berishen per ate qe shkaktoi me 1997 e as per ate qe shkaktoi me 14 shtator 1998. Berisha vazhdon te shkaktoje dhimbje e rrenim pasi PS eshte mbeshtetsja kryesore e pa ndeshkueshmerise. Edhe sot e kesaj dite nqs ju gazetare pyesni Edi Ramen nqs do te denohet Berisha per krimet qe ka bere ai nuk ka guxim te marre pergjegjesine per denimin e Sales.
Ja dhe Luani na i thote “EUREKA” fajin e ka Edi Rama qe Berisha vrau…???!!
Bravo Ilva Tare, je nje gazetare profesioniste me dinjitet, qe slepihesh ne politiken e pushtetit, si shume te tjere.
Ke thene nje te vertete, qe sot ekziston dhe kur kjo e vertete del nga goja e nje gazetari dhe aq me teper nje gazetare femer, na ben te shpresojme, se akoma shpirti i lire intelektual, ekziston.
Komenti St per Ilven qendron plotesishte. Fajin e ka sharlatani Rama qe i rreh shpatullat berishes kur duhet ti tregoj vendin.
SHQIPERIA RREZIK VDEKJE