Është e qartë se koha mund ta shtrembërojë historinë. Të gjithë e dimë këtë, e megjithatë vazhdojmë të kapemi fort pas disa gënjeshtrave që janë përsëritur, ndonjëherë prej qindra apo mijëra viteve.
Piramidat në Giza ishin fillimisht të bardha
Piramidat e famshme egjiptiane në Giza janë të mrekullueshme, nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë, ato janë një mrekulli që i kanë mbijetuar erozionit për shumë mijëvjeçarë. Nëse mund ta imagjinoni, këto monumente kane qenë shumë më mahnitëse në kohën kur u ndërtuan fillimisht. Pjesa e jashtme në fillesë të këtyre strukturave ka qenë mermer i bardhë i cili i ishte nënshtruar një procesi të gjatë lëmimi nga punëtorët, për të hequr shenjat e veglave. Tullat prej rëre që shohim sot janë thjeshtë struktura bazë. Gurët origjinalë të mermerit të bardhë, të cilët duhet të kenë bërë që piramidat të shndërrinin deri shumë kilometra larg, janë grabitur apo huazuar për struktura të tjera. Në fakt shumë pak prej gurëve origjinalë ekzistojnë tek piramidat sot.
Statuja e Lirisë u modelua fillimisht sipas Gjigantit të Rodit
Historia e Statujës së Lirisë është shumë më e vjetër nga ajo që supozohet përgjithësisht: pra që ishte menduar të përfaqësonte lirinë e Amerikës nga sundimi kolonial. E ndërkohë që historia që thotë se Statuja ishte një dhuratë nga Franca, për lirinë e Amerikës është e vërtetë, në të vërtetë Statuja ishte menduar që të ishte sa më e ngjashme që të qe e mundur, me Gjigantin e Rodit, në Portin e Mandrakit në Greqi. Edhe përmasa e dy monumenteve është e njëjtë.
Velociraptorët kishin pupla
Përshkrimet më popullore të velociraptorëve i paraqesin ata me një lëkurë tipike zvarranikësh. Kjo gjë është ngulitur në imagjinatën popullore për shkak të pamjes së grabitqarit në filmin “Jurassic Park”. Ndërkohë që krijesat nuk mundeshin të fluturonin, ne dimë se ata ishin të mbuluar me pupla. Ky zbulim u bë në vitin 1998 nga paleontologët në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore. Sigurisht, dëmi ishte bërë tashmë pasi filmi i Spielberg kishte dalë pesë vite më herët.
Njerëzit e lashtë e dinin që Toka ishte e rrumbullakët
Në kulturën perëndimore është një mit i përhapur se Kolombi jo vetëm zbuloi Amerikën, por ishte ai që gjithashtu hodhi poshtë idenë se Toka ishte e sheshtë. Tani e dimë që Kolombi nuk ka meritën për asnjë prej zbulimeve, teksa shkencëtarët kanë zbuluar prova për dije të lashta në të dy temat. Studiuesit e lashtë si Pitagora dhe Aristoteli e dinin se Toka ishte e rrumbullakët. Në të vërtetë, europianët e arsimuar në kohën e Kolombit gjithashtu e dinin se Toka ishte sferë. Ata nënvlerësuan perimetrin e votës sonë, gjë që shpjegon përse ai mendoi se kish mbërritur në Azi, kur zbarkoi në Karaibe.
Ninxhat dukeshin si njerëz të zakonshëm
Filmat dhe format e tjera të kulturës popullore i paraqesin ninxhat e shumëvlerësuar si njerëz me maska të spikatura dhe rroba të zeza. Megjithatë, të ishe ninxhë, ishte një formë arti. Mercenarët e aftë stërviten për të qenë vdekjeprurës, dhe që të jesh vdekjeprurës duhet të jesh shumë i fuqishëm por edhe dinak. Kështu që ata visheshin si fermerë të zakonshëm, tregtarë e kështu me radhë. Në fund të fundit, nëse doje të gjurmoje armikun, nuk mund të vishje rroba që ulërinin: “Hej, unë jam ninxhë”.
Statujat greke ishin të lyera dikur me bojë të shndërritshme
Arkeologët kanë mbledhur prova të mjaftueshme nga tekste të lashta, për të qenë në gjendje të arrijnë në një konkluzion të arsyeshëm se statujat ikonë të Greqisë së lashtë dikur kishin ngjyra të shndërritshme. Disa prej këtyre teksteve përfshijnë madje edhe ilustrime të statujave të lyera.
Me kalimin e kohës, ngjarjet e motit dhe erozioni kanë larguar bojën nga guri. Megjithatë, artistët e Rilindjes e idealizuan këtë minimalizëm të perceptuar, që u bënte jehonë ideve të tyre për pastërtinë dhe forcën. “Stili grek” i bardhë shpesh herë i imituar u ngulit në vetëdije që nga ai moment. /bota.al/
bir selman i nënës kë të qaj më parë!?të qash “bota sot” që e ka botuar apo koqet e ditës që e kanë ribotuar??
që në fillim lëshohet idiotësia e radhës:”Është e qartë se koha mund ta shtrembërojë historinë. Të gjithë e dimë këtë, e megjithatë vazhdojmë të kapemi fort pas disa gënjeshtrave që janë përsëritur, ndonjëherë prej qindra apo mijëra viteve.”!
“gënjeshtrat e përsëritura”!?!?kllufi i arit që ka shkruar këtë gomarllëk i paska dhënë përgjigjen e saktë dhe përfundimtare si bashkkohës i të gjitha këtyre fakteve!!
flet për piramidat sikur ti kishte ndërtuar vetë dhe ti kishte të fotografuara e të filmuara në arkivat e tij ditën e inugurimit dhe jo sikur ato fakte që janë zbuluar dhe interpretuar nga arkeollogët,iterpretohen dhe ri interpretohen pas çdo zbulimi të ri!!
pastaj vjen me idiotësinë e radhës,nuk mund të rrijë pa e lëshuar sepse nuk mundet ta mbajë mes dhëmbëve!!i padituri aq e ka horizontin!!lexon dy rreshta diku dhe pirdhi në të!kjo është tërë dija njerzore thotë!”Përshkrimet më popullore të velociraptorëve i paraqesin ata me një lëkurë tipike zvarranikësh.” -o idioti i lalës,çfar kujton ti se populli është ai që i studion dinosaurët??jo mor debil jo!!”dëmi ishte bërë tashmë pasi filmi i Spielberg “,asnjë dëm nuk ka bërë filmi or gomerë!!asnjë dëm!!është filëm për fëmijë në radhë të parë dhe në radhë të dytë flet për një periudhë,kohë kur është marrë ADN e veloçiraptorëve,kur ata nuk kishin pupla!ato u zhvilluan kohë më vonë!dhe sipas zbulimeve,ata u shëndruan në atë që sotë është gjeli i detit,ose kondori!!filmat janë përralla të kohëve moderne mor tutkun!!filmat nuk janë dokumentarë mor gomar!!filmi si romani dhe çdo tregim është fantazi e shkrimtarit!!kështu që njerëzit e interesuar për dijen,përveç argëtimit,shohin dhe lexojnë materiale profesionale shkencore!
shumë gjëra diheshin që në kohët e lashta por prap se prapë jo të gjithë i dinin dhe shumë u zhdukën në mijvjeçarin e inkuizicionit mesjetar!!duke filluar nga betoni,kushinetat,përdorimi i avullit e deri tek vidat e filetuara!!
sa për dijeninë e karabushit shkrues,që i kanë dhënë të drejtën e diturisë,nunxhat nuk kanë qënë as më shumë e as më pak se “007”,xhejms bondat o më mirë spiunë të kohëve të shkuara në japoni!!për pasojë janë veshur,maskuar sipas rastit!!atë që ne kemi parë nëpër filma dhe që na ka prekur më shumë fantazinë ka qënë pjesa finale e punës së tyre!!sulmi!!
në sulm,gjë që normalisht e bënin natën,për shkak të sasisë të vogël në numër në krahasim me kundërshtarin,ata visheshin,maskoheshin për tiu përshatur momnetit!!natën që të mos dallohesh më e mira është ngjyra e zezë!?
përhapja e diturisë nga ju është njëlloj si të vësh rektor universiteti një fëmijë që ka mbaruar 4 klasë me nota të dobëta!!
diturija juaj sjell vetëm injorancë!!!!!!
Ma plotesove diten me komentin me te pershtatshem qe kam lexuar deri sot.
Faleminderit miku im, te uroj gjith te mirat.