Përshëndetje DITA. Një fjalë e urtë arbëreshe thotë “një pikë uthull shkatërron një karraqe, e një vucë mjaltë nuk e ëmbëlson”. Shqipëria ka një të keqe të madhe aktualisht, që quhet Sali Berisha dhe sistemi i vjedhjes që ky aksident historik i Shqipërisë ka ngritur, por problemi është që kjo e keqe e madhe e sotme, ka krijuar efektin zinxhir të së keqes tjetër që vjen nesër. Shumë nga dëmet e sotme nuk mbyllen dot pas rënies së këtij njeriu nga pushteti, as pas vdekjes së tij politike, kurdo që kjo të ndodhë. Ai ka infektuar të ardhmen tonë rëndshëm dhe do duhet vullnet dhe kohë për të riparuar këtë gjëmë. Shpresoj që ky rindërtim i gjenetikës tonë morale të rinisë në qershor të 2013-s. Ndryshe, sa më shumë ta lemë helmin në gjakun tonë, aq më i vështirë do jetë kurimi dhe shërimi. Ju uroj punë të mbarë dhe gazetë të bukur si ajo që lexova sot.
Email nga adresa: [email protected]